Zhbogar: Veriu të negociohet me Serbinë

Artikujt tjerė
- Gjermania: EULEX-i e ka humbur rrugën
- Fuele: BE nuk do ndarje të Kosovës
- Kush është vrasësi i Xhemajl Mustafës ?
- Kosova harxhon 31 milionë euro në muaj për mallrat e Serbisë
- Pacollit i jepet shansi ta pengojë privatizimin e keq
- Shqiptari, kompromis me kazinon: Merr vetëm 1 milion euro
- Xhihadi - gabim i përvjedhur apo leksion shkollor?
- Zhbogar: Veriu të negociohet me Serbinë
- Jahjaga-Zhbogar, një ditë e mirë për Kosovën
- KDI: Qeveria po e bojkoton Kuvendin
Prishtinë, 10 tetor - Serbia duhet të jetë aktore e rëndësishme në bisedimet për veriun, ka thënë shefi i BE-së në vendin tonë, Samuel Zhbogar. Duke folur në Interaktiv të KTV-së, pak orë pas publikimit të Raportit të Studimit të Fizibilitetit për Kosovën, Zhbogar ka thënë se BE-ja po punon për ti ulur në një tavolinë Beogradin e Prishtinën për të folur për veriun. Po pse të diskutojnë për veriun me Serbinë e jo vetëm me serbët e veriut? Për shkak se Serbia ka struktura paralele në veri, sepse financimi i tyre është shumë jotransparent dhe strukturat tjera si shkollat dhe spitalet që janë të dukshme, por financimi duhet të jetë transparent. Dhe për shkak se i kanë grupet e tyre etnike atje, ka serbë në Kosovë. Atje sundimi i ligjit nuk funksionon. Besojmë se në këto diskutime duhet përfshirë edhe Serbinë e të mos bëhet vetëm nga kosovarët. Ne i kemi kërkuar vazhdimisht Serbisë që ti largojë strukturat e saj nga Kosova, ka thënë Zhbogar.
I pyetur për përmendjen e respektimit të integritetit territorial të Kosovës nga Serbia, Zhbogar ka thënë se më këtë BE-ja ka menduar se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, sepse do të ishte e rrezikshme për rajonin.
Sa i përket sundimit të ligjit, Zhbogar ka thënë se nuk mund ti kërkojë Pacollit të japë dorëheqje, sepse edhe në shtetet e BE-së ka zyrtarë të lartë politikë që kanë funksione publike duke qenë nën akuza.
Sa i përket liberalizimit të vizave, ka pohuar se do të ishte mirë sikur të mund të ndodhte në fillim të vitit 2014.
Intervistën e plotë me përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë mnd ta ndiqni të plotë në emisionin Interaktiv të KTV-së, sonte nga ora 23:00.


Viti11.10.2012/07:22
Edhe Evropa, njësoj si Serbia, më fund po e zbulojnë fytyrën e vërtetë. Daçiqi e kërkon zyrtarisht ndarjen e Kosovës, kurse Evropa Serbinë të jetë partnere e rëndësishme në bisedimet për Veriun e Kosovës. A nuk ishte deri dje Evropa kundër ndarjes së Evropës?! E, si të jetë kundër ndarjes, kur vetë kjo Evropë e ndau Mitrovicën duke i ndihmuar serbët në ... sjet dhe dëbimin shqiptarëve brenda natës kur në Kosovë ishte KFORi, jo ushtria serbe!!!

Dardani11.10.2012/02:53
Serbine t'a pafsha ne shtepi , po mbasi nuk kemi ne njerez ti flet keshtu.








Ramadan Kovaci11.10.2012/09:21
Mbes me shpres se permbajtja ne ket tekstinterviste dhe ky sugjerim ka ra ne veshet e duhur ashtu qe te ket nje vlereporosi domethenese..