• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Bixhoz me para të shtetit

Publikuar: 10.10.2012 - 10:13

Prishtinë, 10 tetor - Rreth 100 milionë euro para të buxhetit të shtetit i ka investuara Banka Qendrore e Kosovës (BQK) në bono të Thesarit të Italisë, ndonëse kjo e fundit, pas Spanjës dhe Greqisë, ka qenë në vazhdimësi në fokus të krizës së euros, shkruan Zëri.

Investime në bono të Thesarit të Italisë nga rezervat e buxhetit të Kosovës dhe Fondit të Privatizimit ka ndodhur që nga viti 2008, në kohën e fillimit të krizës financiare globale, me të vazhduar edhe në vitin 2010 dhe këtë vit.

Investimet e tilla të BQK-së shihen me rrezik edhe nga zyrtarë të lartë të këtij institucioni, të cilët nuk preferojnë të flasin me emër, pasi që, sipas tyre, blerja e bonove të Thesarit të Italisë, ku e vetmja gjë në rritje në ekonominë e këtij vendi është borxhi i jashtëm që kap shumën prej 2 trilion euro në vit, nuk është asgjë tjetër, përpos bixhoz me para të shtetit.

“Investimet e parave të buxhetit të shtetit dhe Fondit të Privatizimit të Kosovës në bono të Thesarit të Italisë nuk është asgjë tjetër përpos bixhoz me para të shtetit, sepse rreziku është më i lartë.

Kjo është pothuajse njësoj sikur të investohet në bono të thesarit të Greqisë”, bën të ditur burimi i gazetës “Zëri”, duke shtuar se kjo ndodh pasi që BQK nuk ekziston risk menaxhmenti.Sipas tij, mospajtime për investime në bono të Thesarit të Italisë ka edhe nga disa anëtarë të Bordit të BQK-së, mirëpo vendimet për investimet e tilla merren nga zyrtarët e menaxhmentit si: Shkëndije Nahi, zëvendësguvernatori Lulzim Ismajli dhe guvernatori Gani Gërguri.

Komente (5)

trimi10.10.2012/14:46

po a e dini pse ish guvernatori hashim rexhepi u arrestua ne vitin 2009 nga hashim thaqi mu per ket pun te parave qe i ka propozu me i qu ne bankat e huja e me marr kammat guvernatori rexhepi e ka kundershtu edhe e ka burgos e ja hudhi te gjitha ato akuza te pabaza e qe ne fund eulexi i hedhi posht dhe u shpall i pafajshem ja popull i dashur zgjohuni nga gjumi shifne gada

jeta10.10.2012/12:44

Po me pas qene edhe hi kishit vjedh po sjeni . Thaqit veq i kapni qysh jeni tu ju kap qe 3 vjet . Skini was me bo .

Minatori10.10.2012/11:57

Luani bixhoz ju Hashimoviqa e populli yt po bën vetë ... sje përqdo ditë ma mirë edhe ti me bë vetë ... sje si ata TURP PËR TY DHE QEVERINË QE TI E UDHËHEQ.

rexhepbruksel10.10.2012/11:29

qy qy po kta bčjm bixhoz me popullin e vet duke i vjedh votat e popullit e gjith qka munden e nuk po bčjn bixhoz me para,pčr qčllime dhe interesa tč tyre kčta bčjnč gjithqkah.

ademi10.10.2012/10:29

Epo nuk dijn se ku me i invesdu keto100 milon se nuk ka asqe keq ne Kosov na jemi me mir se Shdetet skandinave,tratheti se bashku me mafi ka sot Kosova e jon.

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 13°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu