Adelina Reçica e dyshuar për kërkim të parave në emër të Dino Asanajt

Artikujt tjerė
- Veriu kundër Menaxhimit të Integruar të Kufirit
- Kërkesa për respektim territorial të Kosovës drejtuar Serbisë, e vonuar
- Kosova dhe Shqipëria bashkohen në Panairin e Librit në Frankfurt
- Daçiqi i gatshëm për dialog, por pa njohje
- De Marnhac edhe katër muaj në krye të EULEX-it
- Nuk miratohet pezullimi i privatizimit
- Gjermania: EULEX-i e ka humbur rrugën
- Fuele: BE nuk do ndarje të Kosovës
- Kush është vrasësi i Xhemajl Mustafës ?
- Kosova harxhon 31 milionë euro në muaj për mallrat e Serbisë
Prishtinë, 10 tetor Adelina Reçica është intervistuar nga policia në cilësinë e të dyshuarës për kërkim të parave për hotelin Grand.
Hetimet për kërkim të parave nga Behgjet Pacolli dhe Remzi Ejupi kanë nisur me të venë e ish-shefit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj. Ajo është intervistuar të hënën nga policia me urdhër të prokurorëve Paskal Persoons dhe Blerim Isufaj.
Burime nga policia i kanë thënë Kohës Ditore se Reçica është pyetur në lidhje me përfshirjen e saj në grupin e Astrit Haraçisë si ndërmjetësues të Dino Asanajt për të ndikuar që hoteli Grand të mos u merrej aksionarëve.
Ajo është intervistuar në Drejtorinë e Krimeve të Rënda nga hetuesit. Ajo është pyetur duke u bazuar në përshkrimin që i ka bërë Remzi Ejupi pranisë së saj në një takim ku është diskutuar për miliona euro, ka thënë burimi i gazetës.
Intervistimin e saj e ka konfirmuar edhe EULEX-i.
(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)


ASLLANBISHA10.10.2012/14:43
Asnjeni nuk pe lexon mire textin. Ajo ska lyp haraq, por thjesht ju ka tregu ketyne dy 'biznismenave' sa pare duhen mi derdh ne investim te Grandit apo ne Agjencionin per privatizim per mos me ju marr Grandi! A E KENI PA GRANDIN hiq qysh e kan 'ndreq' kea biznismen ! qaq.

dani 10.10.2012/13:56
per qef te gruas 3.6 m euro bakshishe

HASTRETI10.10.2012/13:31
MORE AJ QE JU QET HALLKUT HARAQ AJ NUK ASHT PER ME TU DHIMT HIQ MA VEQ I KA ARDH FUNI TE KQIJAV SE PO NA VJEN ME VJELL PREJ IDIOTIZMAVE QE PO BAHEN NE KOSOV E PAS LUFTES KURR ATY PAQ NUK KA PER DERI SA TA ZHDUKUN DUKURIN E KEQE QE I HAN NJERZIMIN.

Hasani10.10.2012/11:21
Ku ka tym, ka zjarr!!!

Dukagjini10.10.2012/10:16
Po gjithqka eshte e mundur! Kurr mos thuje kurr!!! Njerzit jane qenje shume intersante edhe te pakuptushme shume here...

Laura10.10.2012/09:51
Une personalisht nuk besoj qe zonja ne fjale ka mund te kerkoj haraq ne emer te burrit te saj, pasi qe te pakten ne opinion eshte ditur qe familja Asanaj posedon pasuri te madhe. Ne keto raste gjithkund ne bote ei dushuari i pare eshte partneri pastaj vazhdojne duke e zgjeruar rrethin.

Naimi10.10.2012/09:40
Ryshfeti apo kërkim i parave, është vepër penale dhe dënohet me ligj. Secili i paguan gabimet e vehta, drejt në burg.

Rrap Skelja10.10.2012/09:05
Une nuk i besoj as ksaj derisa nuk ka argumente. Ngase, gjuha siq e dijna neve te gjith, prej tulit eshte. Mirepo, edhe poqese njeriu ka lyp rryshvet, seshte dasht me ia ba ashtu.








Ilokapeshnica11.10.2012/06:12
Per asllanbisha dhe disa tjere qe me qellim nuk po kuptojn shqip
Burime nga policia i kanë thënë Kohës Ditore se Reçica është pyetur në lidhje me përfshirjen e saj në grupin e Astrit Haraçisë si ndërmjetësues të Dino Asanajt për të ndikuar që hoteli Grand të mos u merrej aksionarëve.
A e lexuat me vemendje, apo edhe ti je i dyshuar qe po e bishton kete koment, mosni ore, perse beheni tosha e injoranta, cdo e keqe e ne kete dynja do paguhet ne kete dynja, mos harroni se bash ateher kur jeni ma se miri ju vje e papritura, silur po i vie edhe hajnave, deputetve, komunarve e te gjith korruptuarve dhe korruptdhenesve, hajt shnet