Deputeti dhe polici, vrasësit e Xhemajl Mustafës?

Artikujt tjerė
- Bojkotimi i Kuvendit nga shumica, rast i paprecedent
- LDK: Drejtësia në Kosovë ka degraduar dhe po keqpërdoret
- Zëvendëskryeministri Pacolli takoi kryeministrin e Kenyas, Raila Odinga
- Tahiri priti kryetaren e Rrjetit Global të Grave Shqiptare
- Vatra: Drejtësia u vonua, por e vërteta doli në shesh
- Sejdi Rexhepi, prorektor për financa në UP
- ÇOHU: Ekspertët politik
- S'ka datë ende për vazhdimin e dialogut
- Konfirmohet aktakuza për Bukoshin dhe Tolajn
- Tërmkolli, e quan të dështuar regjistrimin e popullsisë
Prishtinë, 9 tetor - Për vrasjen e Xhemajl Mustafës dyshohen dy persona. Njëri është deputet i Kuvendit të Kosovës dhe njëri polic, ndërkaq sipas Klan Kosovës ata pritet që të arrestohen së shpejti. Klan Kosova thotë se i di emrin e të akuzuarve, por që nuk do të flasin derisa të ndodh arrestimi.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka arritur t'i identifikojë të dyshuarit për vrasjen e Xhemajl Mustafës dhe shumë shpejt pritet ta bëjë arrestimin e tyre. Lajmin e kanë konfirmuar burime të Klan Kosovës në kushte anonimiteti. Ndërkaq këtë gjë nuk e ka përgënjeshtruar as EUELEX-i.
Zyrtarja për informim e Misionit Europian për Sundim të Ligjit, Bardha Azari, ka sqaruar përmes telefonit se krejt çka kanë për të thënë organet e ndjekjes "është se janë duke hetuar rastin".
Klan Kosova kontaktoi edhe familjarët e Mustafës, të cilët thanë se nuk janë në dijeni të një informacioni të tillë.
Pak ditë më herët prokurorët e EULEX-it u takuan me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, transmeton Telegrafi.
Në këtë takim, sipas liderit të LDK'së, është diskutuar m'u mbi vrasjet politike të pasluftës, për të cilën vetë Mustafa bëri thirrje që të ndriçohen.
Xhemaj Mustafa ishte këshilltar politik dhe njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit Ibrahim Rugova.
Ai u vra me 23 nëntor të vitit 2000 në Prishtinë. Ndërsa ky akt cilësohet si nder më të rëndit pas luftës.


dren10.10.2012/14:00
E tash pas i jan kap disa kriminela te mdhaj ata behen deshmitar bashkpunues dhe per ta shpetuar veten i qesin peshqit e vogel

HASTRETINGAITALIJA10.10.2012/13:41
DUHET DENIMIN , AJ QE ZBULOHET QE EKA VRA XHEMAJL MUSTEFANE DHE NJERIZ E dr.ibrahim rugoves.

azemin arifi10.10.2012/10:27
per kto dor ... sjet gjikim te rrept duhet kto nuk jan gjak shqiptari se kto shqiptar gjithnji nakan shkatrru tung nga kumanova

Emri e mbiemri10.10.2012/10:06
Kush jan te dyshuarit, a ka ndonje informate per emrat ?

Beki09.10.2012/22:08
Nwse i arrestojnw dhe vwrtetohet kjo e pastaj marrin dwnimin e merituar, atwherw ky do tw jetw lajmi mw i mirw pwr Kosovwn nw dekadwn e fundit. Dhashtw Zoti qw tw zbardhen edhe ... sjet tjera politike .








seki10.10.2012/14:35
tash do te dalin te vertetat ne shesh veq ju ka hi uji kriminelave te shikut bashkepunetorve te beogradit zoti e bekoft kosoven dhe popullin ne krye me LDK