Kosova me dy palë kritere për MSA-në

Artikujt tjerė
- Përçahen pensionistët
- Takohen Mustafa dhe Daci
- KDI lanson fushatën për edukim të votuesve Merr pjesë
- Berisha: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, prioriteti i Shqipërisë
- Hoxhaj vlerëson kontributin e Klaus Reinhardt për Kosovën
- Kosova në rrugë të mirë për themelimin e Agjencionit për Arsim Profesional
- Ridefinimi i kufijve Kosovë Serbi si Plan B
- Seanca e ndërprerë Kuvendit të Kosovës mbahet më 11 tetor
- Kosova e Turqia thellojnë bashkëpunimin në shëndetësi
- MSh: Mitrovica po trajtohet me prioritet të veçantë
Prishtinë, 7 tetor - Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, po pret që për ditëlindjen e saj, këtë të mërkurë, më dhjetë tetor, të marrë një dhuratë të veçantë. Në ditën kur do të publikohet raporti i Studimit të Fizibilitetit për Kosovën nga Komisioni Evropian, ministrja Çitaku pret lajme të mira për Kosovën, gjegjësisht mundësinë që Kosova të fillojë negociatat që në të ardhmen të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit me Bashkimin Evropian, marrëveshje që ka për qëllim stabilizimin e vendeve që duan të aderojnë në BE.
Por edhe mundësia që Kosova të fillojë këto negociata me BE-në, nuk do të jetë e menjëhershme. Sipas asaj që ka parë ministrja, Kosova krahas kritereve që do të duhej t`i plotësojë prej fillimit të negociatave, do të ketë edhe disa kritere shtesë për nisjen e tyre. Unë pres që të jenë kritere që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe reformim të administratës publike, ka thënë ministrja Çitaku në një intervistë për Kohën Ditore.
Sipas saj, këto kritere që do të mundësojnë nisjen e negociatave do të jenë lehtë të arritshme, ngase nuk do të jenë asgjë tjetër pos kërkesa për miratimin e ndonjë ligji apo strategjie të veçantë.
Ministrja e Integrimeve ka kërkuar që raporti i Studimit të Fizibilitetit të mos shërbejë si armë në duart e askujt, por si element vetëreflektimi për atë që ka bërë e gjithë shoqëria bashkë me prezencën ndërkombëtare që nga çlirimi, e sidomos për pesë vjet pavarësi.
Tek ka folur në cilësinë e anëtares së Këshillit Drejtues të PDK-së, Çitaku ka thënë se nuk ka krizë institucionale në Kosovë, por ngërçe që janë normale në një demokraci. Sipas saj, situata duhet të shtendoset dhe nuk duhet menduar për zgjedhje pa e kryer reformën e sistemit (intervista e plotë, sot në Kohën Ditore).


Drita PallaskaGjakove08.10.2012/20:14
Zonja Vlora Citaku,po dukeni si mbretereshe.Sipas pamjes se jashtme dhe fotove tuaja ne portret dhe...Po dukeni si Hene.Kur ju kemi Ju atje larte,na duket se fitorja nuk do na mungoj kurre.Paq nje shendet te kenaqshem!Bekimi i Zotit qofte me ju dhe me miqët e Kosoves....!

gona08.10.2012/13:49
Ministre ju jeni shume e mire, por ne partine e gabuar.

Naimi08.10.2012/11:16
Veq kush ta ka inatin moj Vlorë, se je dhe ke me qenë ...
E sa për polikë, kurrën e kurrës.

enver08.10.2012/11:09
normal qe ska negociatat e perparim tuj shetitun neper amerika

HASTRET HETEMI08.10.2012/10:41
OH ZOTI MADH TI ME FUQIN TANE DIN QKA BAN ME KTA NJERZ TE PA TRU DHE AS PAK TE SHKOLLUM NA MBYTEN PER SE GJALLI KTO BISHA.

veli kryeziu08.10.2012/10:34
Ka me shku kohe deri sa Kosova te pranohet ne MSA oj Z.Vlore po tregone te verteten popullit se nuk jeni ne toke te bukes,ky esht realiteti Kosovar

Nusja08.10.2012/10:25
Nusja e qeverise na paska kerkesa e qellime te mira por si ka mundesi te prese diqka pozitive kur ajo u rri ne sherbim te gjithe shefave partiak ne percjellje neper ekskursionet me te shtrenjta ne shpenzime te popullit.Kur do largohet nga ky post qe na tmerron qendrimi e puna e saj si brenda qeverie ashtu edhe jasht. Nuk ka nevoj qeveria per nuse me mbaroi koha e sherbetoreve.









sana09.10.2012/08:53
shume patetike bre , nder lula...