• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

A janë të lënë pasdore shqiptarët në komunat me shumicë serbe?

Publikuar: 07.10.2012 - 21:30

Prishtinë, 7 tetor - Banorët shqiptarë të cilët jetojnë në komunat serbe të decentralizuara, ankohen se janë të lënë pas dore. Ndërsa zyrtarët e komunave dhe të qeverisë thonë se arritjet me procesin e decentralizimit janë të mëdha. Sipas tyre, suksesi i decentralizimit është tregues i mirë për vazhdimin e formimit të komunës në veri të Mitrovicës, raporton KTV.

Fshati Kishnicë, sipas planit të Ahtisaarit për decentralizim, ishte bërë pjesë e komunës së Graçanicës. Banorët shqiptarë të këtij fshati nuk janë të kënaqur më shërbimet që ofron Komuna e re dhe mendojnë se janë të lënë pas dore.

Mirëpo, me këtë nuk pajtohet kryetari i Komunës së Graçanicës, Bojan Stojanoviq, i cili ka thënë se këtu nuk ka qytetarë të rendit të parë apo të dytë.

Sipas tij, nuk ka aspak paragjykime rreth përkatësisë së tyre etnike, mirëpo problemet e tyre janë vënë në buxhetin e vitit 2013 dhe si të tilla do të zbatohen.

Stojanoviq ka thënë se në fillim formimi i komunave te reja ishte me shumë polemika, por Komuna e Graqanicës pa dyshim paraqet një fakt të padiskutueshëm se një proces i tillë ishte i domosdoshëm.

“....vetë Ahtisaari, kur e kishte bërë pakon, ka thënë që kurrë s'do të besonte se Graçanica mund të arrijë një sukses të këtillë....janë edhe disa gjëra, por që i referohen Kosovës në tërësi, që është përmirësimi i shërbimeve publike, ujësjellësi, rryma dhe të tjera...”

Nga ana tjetër, ministri i Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviq ka thënë se arritjet në procesin e decentralizimit më së miri i konfirmon Komisioni Evropian përmes raporteve për Kosovën.

Ai në parim është i kënaqur me arritjet e komunave Gracanicë, Kllokot e Ranillug, të cilat janë me shumicë serbe, mirëpo ka edhe shumë punë për të bërë.

“...pa marrë parasysh situatën në Kosovë, këto komuna e kanë kryer mirë punën e tyre... pres që në të ardhmen të kemi më shumë rezultate dhe që suksesi i këtyre komunave është treguesi më i mirë për formimin e komunës së re në veri të Kosovës dhe në këtë mënyrë ta përmbyllim procesin e decentralizimit me formimin e komunës së re në veri të Mitrovicës...”

Sipas Ministrit, tash së fundi USAID-i ka ndarë rreth 25 milionë euro për komunat e Kosovës, çka do të ndikojë pozitivisht në motivimin e këtyre komunave për të përmbushur synimet e tyre.

Sipas planit të Ahtisaarit, decentralizimi në Kosovë ka paraparë formimin e komunave të reja ku banon popullata serbe, në kuadër të së cilës është edhe Komuna e Mitrovicës në veri, e cila ende nuk po gjen zbatim si pasojë e refuzimit nga banorët serbë në veri.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 17°C
Shkup 20°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu