Pensionistët përgatiten të padisin Serbinë në Strasburg

Artikujt tjerė
- Hoxhaj: Njoha e Kosovës nga Libia çështje kohe
- Mungesa e lirisë së lëvizjes në veri, dëmton dialogun Kosovë-Serbi
- Ska koalicionet të reja, vazhdojnë të qeverisin PDK - AKR
- Haradinaj: Shqipëria e Madhe e tejkaluar, shkëmbimi i territoreve joreal
- Jahjaga ndjek panelin për sigurinë euroatlantike
- Gjermania do ti kërkojë Serbisë nënshkrim për marrëdhënie të mira fqinjësore me Kosovën
- Ashton ftoi Jahjagën dhe Nikoliqin në Bruksel
- Rritet numri i azilkërkuesve kosovarë në BE
- Thaçi e Daçiq takohen më 22 shkurt
- Komandanti Pantiq mbron mbrojtjen civile
Prishtinë, 7 tetor - Pensionistët kosovarë kanë vendosur të mos presin më institucionet e vendit që të zgjidhin çështjen e kthimit të pensioneve të grabitura nga Serbia. Ata po presin vetëm miratimin e Ligjit për pensionet në Kosovë dhe më pastaj të nisin lëndën për në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Zyrtarë, përgjegjës të institucioneve të vendit nuk presin që kjo situatë të gjejë një zgjidhje të drejtë, raporton KTV-ja.
Kthimi i pensioneve që Serbia i grabiti kur u tërhoq nga Kosova vazhdon të mbetet sfidë e pazgjidhur.
E vetmja mënyrë për ti marrë ato ka mbetur udhëtimi në mënyrë individuale i pensionistëve për në shtetin fqinj.
Megjithëse një gjë e tillë edhe sot vazhdon të funksionojë, një zgjidhje e kësaj situate përmes rrugëve institucionale duket të jetë shumë pak e realizueshme.
Pensionistët kanë nisur punën për përgatitjen e kërkesës, të cilën synojnë tia dërgojnë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
Kryetari i Partisë së Pensionistëve, Sahit Dragaj thotë se një plan të tillë e ka përforcuar vendimi pozitiv i dhënë nga gjykata për një çift boshnjak rreth së drejtës së marrjes së pensionit të grabitur nga Serbia.
Mirëpo, ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq shuan shpresat e pensionistëve për një zgjidhje në mënyrë institucionale.
Çështja e pensioneve ka qenë në agjendë të bisedimeve teknike të zhvilluara mes Kosovës e Serbisë, mirëpo asnjëherë nuk është vënë në tavolinë.
Megjithëse nuk ka një shifër të saktë të parave që ka pasur fondi i pensioneve, llogaritet se ka mundur ti kalojë miliona euro.


fatmiri08.10.2012/08:34
Sahit Dragaj, para se të dali publikisht me një iniciativë në emër të pensionistëve të Kosovës, duhet t'i analizojë çështjet mirë e mirë dhe jo t'ia fut kot. Ky njeri ... erist, bëri një gabim fatal kur në emër të Partisë së Pensionistëve bëri koalicion me një subjekt siç ishte AKR e PAcollit dhe ky ishte një dështim total, për arsye se me djallin nuk bëhet kaolicion. Të kthehemi te Strasburgu PArtia e Pensionistë dhe askush tjetër nga Kosova nuk mund të paraqesë ankesë në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg për të vtmën asrye, Kosova nuk është nënshkruese e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për arsye se ende nuk është pjesë e BE, sepse nuuk është pranuar nga pesë shtete të Evropës, kështu që ankesa do të refuzohet qysh në start. Mos humb kohë dhe energji në gjera të kota , o Sahit, por si duket këtë e bën vetëm që të shtirësh se po punon diçkaTi është dashur që në momentin kur ke përjetuar fiasko në zgjedhjet e kaluara, të japësh dorëheqje, sepse keni dështuar.

Naimi08.10.2012/07:57
E pensionistëte e ngratë, me vite kanë pritë, nga premtimet e Hashimit dhe të Editës. Kosova është shtet me pa shtetësi, dhe secili individ duhet të veprojë veçmas, duke u bazu në vetja.

Toni H07.10.2012/22:48
VONE ju paska ra ndermend!!!

HEROI07.10.2012/22:10
BRAVO URIME SUKSESE KJO ESHT RRUGA E DREJT.

llapjani07.10.2012/22:09
po ku ini qe 13 vjet o te shkret,qitash ju dul gjumi a










brahimi02.02.2013/17:15
duhet gjithsesesi qe sindikata e penzionistve ne menyte te organizuar te kerkoj nga strazburgu te jukthehen penzionet.shenimet jon po zdi qfare presin ata .kjo asht dasht moti te behet bezionet jon e drejt e garantuar ska munesi me humb poqese din shqiptaret me u gjet.e me ba ankesa pa nderpre