Hoxhaj falënderon USAID-in për përkrahjen dhënë Kosovës

Artikujt tjerė
- Hoxhaj falënderon USAID-in për përkrahjen dhënë Kosovës
- Besimtarët për Haxh nisen më 9 e 10 tetor
- Selim Reka zëvendëson Lutfi Zharkun në krye të LDK-së
- Krasniqi ngushëllon për vdekjen e gazetarit Kemajl Çarkaxhiu
- Dëmtohen simbolet në Konsullatën e Kosovës në Frankfurt, reagon MPJ
- Kosova e para në Evropë për analfabetizëm
- LDK: Integrimi evropian i Kosovës nuk sigurohet përmes burgosjeve
- PDK-ja nuk sheh rrezik nga djathtistët
- Krasniqi në luftë me SHIK-un
- Buxhovi: Politika e kapluar nga klanet mafioze, nuk kthehem
Prishtinë, 7 tetor Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj është takuar me Asistent administratoren e Zyrës për Evropë dhe Euroazi të Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara (USAID), Paige Alexander, të cilën e ka falënderuar për ndihmën dhe kontributin e jashtëzakonshëm që SHBA-ja i ka dhënë popullit të Kosovës, përmes USAID-it.
Hoxhaj përmendi ndihmën e madhe që USAID-i ka dhënë për Kosovën që nga fillimi i asistencës për Kosovën deri te shpallja e pavarësisë dhe proceset e krijimit dhe fuqizimit të shtetit, në të gjitha aspektet.
Ai veçoi ndihmën që ka dhënë USAID-i me programet e fuqizimit të sektorëve civilë dhe ekonomikë, ndërtimit dhe forcimit të institucioneve demokratike ekzekutive, legjislative e gjyqësore të Kosovës.
Hoxhaj falënderoi përfaqësuesen e USAID-it edhe për mbështetjen që i jep Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës në disa iniciativa që kanë të bëjnë me forcimin e diplomacisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.
Paige Alexander vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë në shumë drejtime, duke premtuar mbështetjen e mëtutjeshme të USAID-it për fuqizimin e institucioneve dhe shoqërisë civile në shtetin e Kosovës.






