Buxhovi: Politika e kapluar nga klanet mafioze, nuk kthehem

Artikujt tjerė
- FOL: Zyrtarët e korruptuar të prokurimit, vartës të partive politike
- Kosova me dy palë kritere për MSA-në
- A janë të lënë pasdore shqiptarët në komunat me shumicë serbe?
- Pensionistët përgatiten të padisin Serbinë në Strasburg
- Opozita: Presidentja të distancohet nga deklarimet e këshilltarit të saj
- Buja në Forumin e Shkencës dhe Teknologjisë në Japoni
- Hoxhaj falënderon USAID-in për përkrahjen dhënë Kosovës
- Besimtarët për Haxh nisen më 9 e 10 tetor
- Selim Reka zëvendëson Lutfi Zharkun në krye të LDK-së
- Krasniqi ngushëllon për vdekjen e gazetarit Kemajl Çarkaxhiu
Prishtinë, 7 tetor - Lidhja Demokratike e Kosovës ka nevojë për një Kuvend dhe zgjedhje të reja për tu normalizuar, thotë njëri nga themeluesit e LDK-së, Jusuf Buxhovi . Ai, hedh poshtë zërat se ka ndonjë ambicie për të udhëhequr këtë parti.Në një intervistë për gazetën Express, Buxhovi ka thënë se skena politike është kapluar nga klanet ekonomike dhe mafioze.
Ai gjithashtu thotë se PDK-në e pret fat më i keq se LDK-në nëse nuk reformohet.
Lidhur me ambiciet e tij për tu kthyer në krye të LDK-së, partisë në të cilën ishte bashkëthemelues, ai thotë se nuk ka kurrfarë ambiciesh të merrem me politikë.
Jam krijues i pavarur dhe shkencëtar, të cilit i duhet liria e veprimit dhe e të menduarit, nga të cilat politika të privon. Këtë e kam thënë shumë herë dhe e kam përsëritur shumë herë. Aq më pak që të jem kryetar i LDK-së, sepse unë jam larguar prej politikës në kohën kur unë e kam konsideruar se është e domosdoshme në vitin 1993, kur është mbyllur një proces shumë i rëndësishëm i konstituimit të LDK-së, pas Kuvendit të Parë që është mbajtur në maj të vitit 1991. Për mua, ky ka qenë largim i përhershëm nga politika. Në politikë nuk kam hyrë se kam pasur ambicie që të jem politikan. Përkundrazi, në politikë jam futur si intelektual, sepse kanë qenë rrethanat e tilla, ku kanë kërkuar kyçjen e intelektualëve në politikë.
Përmendjen e tij për kryetar të LDK-së e konsideron si një spekulim shumë të ulët i disa qarqeve këtu, ndoshta mund të jenë brenda LDK-së, por mund të jenë në përgjithësi në kuadër të kësaj skene politike në Kosovë që është jostabile, që është para degradimit të plotë politik, moral dhe intelektual.
Natyrisht, në rrethana të tilla, subjektet politike ndaj të cilave kam qenë gjithmonë kritik, tentojnë ti ikin përgjegjësisë dhe të merren me tema spekulative. Në vend se të merren me përgjegjësitë aktuale, siç janë bisedimet me Serbinë, siç është situata që e ka sjellë Pakoja e Ahtisaarit, që faktikisht Kosovën e sjell para një gjendjeje shumë të pavolitshme, partitë merren me gjëra të tjera dhe kujtoj se ky është një spekulim. Prapë po e them, Jusuf Buxhovi ska pasur dhe nuk ka ambicie kurrë të merret me politikë, aq më pak të jem lider i LDK-së. Edhe pse pas vdekjes së Rugovës, kam pasur vazhdimisht oferta, edhe prej faktorit ndërkombëtar, por kam oferta edhe nga baza e LDK-së. Për çdo ditë marr kërkesa, letra të sinqerta nga njerëzit në bazë, që janë shumë të dëshpëruar me gjendjen jo vetëm në parti.
Mirëpo, ai gjithashtu pranon se prej se është kthyer nga Gjermania ka pasur kërkesa nga baza dhe qarqe të caktuara intelektuale që ë përfshihet në LDK.


Patrioti07.10.2012/21:56
Politike he politike,popullin e ke fike politikuajt i bere miljoner e popullin e ngrate e bere te mjere.nese kupton ,te gjithe jane nje soje.E mos u mashtroni se ai qe e ka kerkuar politiken zor hiqete nga ajo se e ka bere te pasur ekonomikiusht e te pa moralshme ne qdo pikepamje...

Beni ecen vetem07.10.2012/21:05
Zoti Buxhovi mu per shkakun, se skena politike ĆshtĆ kapluar nga klanet ekonomike dhe mafioze,vendit i duhen intelektualet e Vertete
si JU.

Jashar.H.Selmanaj.Baballoq.Kosove.Bochum.Gjermani.07.10.2012/13:00
Shpresoje shum ne Jusuf Buxhovin.Sepse ka nevoje per nji ndryshim thelbesor ne LDK.Ne maje e politikes sote gjenden njerzit e pa ndershem.Tani politika shqiptare ne kosove duhet ne themel te ndryshoje.Aktualishte Indelektualet duhet ta bejne politiken ne kosove

b. iseni07.10.2012/12:42
Vdiq Rugova se pĆr kthimin e kĆtij as nĆ Ćnderr nuk kishin folur. Pse z. Buxhovi nuk bĆhet i sinqertĆ dhe tregon se nuk u largua nga LDK siĆ pretendon ai por sepse i ndjeri Ibrahim Rugova e largoi. Pse le ta thotĆ mĆ mirĆ vetĆ.
B. Iseni

ideali07.10.2012/12:42
Z Avni, konstatimi yt se vetëm Daci mund ta këthej LDKnë në pushtet, nuk qëndron sepse në LDK ka shumë Daca!Kurse për gjithë konstatimet tjera pajtohem plotësisht dhe të përgëzoj për saktësit tua në at që e ke shprehur në koment!

bali07.10.2012/11:58
Thirrjet per bashkim kunder PDK, jane zera deshtakesh, te mjere qe ne thelb dhe marre nga aspekti psikologjik jane perqares.
Une kisha vetem nje pytje pse nuk e dhete nje thirrje keshtu disi me 1999 apo e keni dhene por kender kujte , kunder UQK se sot e beni jo per unitet per Kosove por ulurini kunder PDK. Nuk do te ja arrini qellimit sepse po ju jeni qe e keni shantazhuar edhe Presidentin Ibrahim Rugova bile ia dhate tuberkulozin e me vone edhe kancerin. Tung

Hyseni07.10.2012/11:55
Ishalla i qendron besnik fjales tane Z.Buxhovi se te rrallet jon ne KS qe e kan fjalen ne ren te par por ne nje far menyre kom kogjo besim te Ju se e kini me gjith mend.
Kosoves i duhet nje levizje krejt tjeter nga keto e besoj se do te vij se tashte eshte koha ti qerojm hesaper ne keta qe edhe skeletin dojn me ja hanger Kosoves.

FEHI07.10.2012/11:53
O Avni mos u merakos aspak per kete pune o shoq po puno dicka per veti e per familje tende se qebesa 100 Nexhat Daca le te kthehen se nuk bejne pune!LDKja ka qene e mbushur me LKJista te Jugosllavise
dhe per kete populli ia ka kthyer shpinen.Keta duan liri e pavaresi me fjale te kota dhe pa u lagur fare!Askund
ne bote gjerat me vlere nuk vine kurre pa sakrifice e keta njerez te kesaj partie tende qe po shkaterrohet dita dites,nuk jane njerez te sakrifices,por jane nje klub i tubuar i zhurmagjinjeve
qe flasin,flasin dhe vetem flasin per liri,demokraci e pavaresi,ndersa ne fakt as nuk kane bere kurre dhe as aktualisht nuk jane te zotet per te bere
ASGJE!Per kete te sugjerova qe mos u merakos shume per partite dhe per asnjeren prej tyre,sepse atyre nuk u kerset as per ty dhe as per mua!

Fatmiri07.10.2012/11:15
Ju lumte zotri Buxhovi, ashtu duhet te jet nje shkencetar,larg politikes, asgje nuk do te humbni nese nuk merreni me politike,ashtu do te mbeteni vetem i paturperuar, kemi nevoje per njerez te tille, te paster, dhe te cilet vetem me pune mundohem te arrijn e gjera te mira, me shume se kurre kemi nevoje per shqiptar.

fatmir gashi07.10.2012/10:22
Pajtohem me ju Avni, ata me listat e tyre kane shkaterruar gjthqka edhe tash po mundohen prape,

Avni07.10.2012/10:02
I vetmi person qe kthen LDKn ne krye te pushtetit esht Nexhat Daci pa kur far dyshimi ne ferizaj kur u mbajten zgjedhjet ne disa fshatra qe ka dominu PDK me mbi 90 ka humb zgjedhjet per arsyje te hyrjes ne kualicion me LDD nese LDK hyn jo kualicion me LDD po bashkim qe mos te egzistoj mee LDD po te jet LDK e at'hershme qe Fatmir Sejdiu bashkpuntori i PDKs qe e shkatrroi LDK bashk me Eqen keta duhet te largohen pergjthmon nga LDK e te behet nje ribashkim sa me shpejt qe te jet e mundur qe LDK ti fitoj keto Zgjedhje.








shemsi Gashi08.10.2012/08:31
O Jusuf Buxhovi,shiko punën tënde sepse ka kush me e shikue PDKnë.PDKja nuk do të ndahet në dysh sikurse LDKja e jote por ajo ka nevojë për reformim,pse jo dhe duhet të hjeken nga skena e OPDKsë disa figura që po i bejne dem asaj,si p.sh.Buzhala,Xhaviti,Zharku e tipa të tillë por Jakupi dhe fatmiri se bashku me liderin e nderuar hashim Thaqin e kane vendin ne te dhe sebashku ta qojne perpara këtë partishumicë në Republikën e Kosovës.