• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Nishani kërkoi pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Publikuar: 04.10.2012 - 21:46

Strasburg, 4 tetor - Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, në fjalimin para Asamblesë Parlamentare në Këshillin e Evropës ju bëri thirrje parlamentarëve të 47-të vendeve anëtare të KE-së që ta pranojnë Kosovën në këtë institucion më të vjetër panevropian, pasi që, siç tha, sovraniteti i saj është kapitull i mbyllur.Kjo është hera e parë që një funksionar i lartë i Shqipërisë kërkon pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Sipas burimeve diplomatike nga Strasburgu, tani një kohë të gjatë shqyrtohen mundësitë dhe kërkohet mënyrë për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Disa burime pohojnë se Kosova mund të bëhet anëtare e Këshillit që nga viti 2013, gjë që, sipas të tjerëve është shumë optimiste, duke e pasur parasysh procedurën që duhet të zbatohet në KPKE, ndërsa më pas edhe në Komitetin e ministrave.

Shqipëria për momentin kryeson me Komitetin e ministrave të Këshillit të Evropës dhe në këtë cilësi Nishani theksoi se çështja për statusin e Kosovës dhe integritetit të saj territorial është kapitull i mbyllur, raporton agjencia Mia.

“Rëndësia e angazhimit tonë për Kosovën dhe e angazhimit të Këshillit të Evropës është në atë që në Kosovë të promovohen të drejtat e njeriut, me çka të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim të përkatësisë etnike, do të kenë qasje të njëjtë në Gjykatën Evropiane për të drejta të njeriut dhe do të kishin institucione që punojnë në pajtim me kriteret evropiane”, tha Nishani.

Kosova si shtet i pavarur është pranuar nga 34 prej 47 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës.

 

Komente (1)

Kalish dani zajas ilirid05.10.2012/11:15

Zoti te bekoft zoti prezident e te dhasht shendet dhe jet te ghat keshtu punohet per komb ti je presidenti i ghyth shciptarve

1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 13°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu