• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Gratë kërkojnë më shumë barazi

Publikuar: 04.10.2012 - 18:30

Prishtinë, 4 tetor - “Të kërkojmë më shumë barazi”, ishte apeli që presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga iu bëri të gjitha grave shqiptare e më gjerë, gjatë Samitit ndërkombëtar të Gruas, me temë “Partneriteti për Ndryshim, Fuqizimi i Gruas”. “Ne do kërkojmë të vendosim partneritete të tjera për të fuqizuar gjendjen e grave. Kam pasur nderin t’ju ftoj në këtë samit pasi përmes punës tuaj ju keni demonstruar lidershipin për këtë kohë. Kohë kjo ku duhet të kemi më shumë barazi dhe politika më të barazuara, në një kohë kur duhet të kemi më shumë zë në politikë dhe shanse më të mëdha për të siguruar jetesën për familjet tona edhe për një rol që të mbajmë themelet e një shoqërie të drejtë”, tha presidentja Jahjaga.

Në pamundësi për të qenë në këtë tubim të grave lidere, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton iu drejtua pjesëmarrëseve me një video konferencë. Ajo përgëzoi qytetarët e Kosovës për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë, që sipas saj shënon një hap të rëndësishëm. “Ju keni ngritur një shtet demokratik dhe SHBA-ja do mbetet mik i juaj deri sa të adresoni sfida të tjera përpara”, theksoi ajo, raporton BW.

Clinton përshëndeti mbajtjen e Samitit Ndërkombëtar të Gruas, në panelin e të cilit, pos Jahjagës, ishin edhe kryeparlamentarja e Shqipërisë, Jozefina Topalli, dhe ish-sekretarja e Shetit, Madeleine Albright.

Samiti i sotëm, që filloi në orët e pasdites, u hap me një incizim të një kënge të Nexhmije Pagarushës, kurse në program më vonë u paraqit edhe këngëtarja e re, Linda Halimi.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 19°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu