Lunacek flet për dorëheqjen e Pacollit, AKR fajëson mediat!

Artikujt tjerė
- MAShT premton ndihmë për arsimimin e të rinjve të Malit të Zi
- Thaçi pret një delegacion të pensionistëve
- Barrikada në urën e Ibrit pret zgjidhje politike
- Për Kroacinë statusi i Kosovës, diskutim i mbaruar
- Fatmiri kritikon Isën
- Kryetari Traore: Mali nuk e ka njohur Kosovën
- LDK akuzon Qeverinë për dëmtim në arsim
- Paraburgimi i Hamitit, absurd dhe i paligjshëm
- Arrin në Kosovë delegacioni apostolik i Vatikanit
- Presidentja Jahjaga e martuar edhe me letra
Prishtinë, 4 tetor (E plotësuar) - Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek e pyetur nga gazetarët lidhur me rastin e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, i cili është nën hetime nga prokuroria e EULEX-it, ka thënë se dorëheqja e tij do të ishte shembull i mirë dhe do të përmirësonte imazhin e Kosovës.Nëse dikush akuzohet për krime të rënda, mendoj se dorëheqja do të ndihmonte shumë, si për imazhin e Kosovës po ashtu edhe për vet perceptimin që kanë qytetarët për politikanët. Politika nuk duhet të jetë një biznes i ndyrë, por ndonjëherë ashtu perceptohet nga njerëzit, sepse ndonjëherë ka afera korruptuese në politikë dhe kjo jo vetëm në Kosovë, por edhe në shumë shtete të tjera, përfshirë edhe Austrinë, vendin tim, ka thënë Lunacek, transmeton dukagjini.comAjo ka mbështetur presidenten Atifete Jahjaga në qëndrimin e saj për të mos dhënë dorëheqje nga posti i të parës së vendit.
Është e plotësisht e drejtë që presidentja Jahjaga të qëndrojë në zyrën e saj dhe kjo për dy arsye, një sepse pjesë të marrëveshjes mes tre liderësh nuk janë zbatuar ende, dhe së dyti, vendimi i Gjykatës Kushtetuese ia mundëson asaj të qëndrojë në detyrë, ka deklaruar Lunacek.
Ka reaguar shpejt partia e Pacollit, Aleanca Kosova e Re, duke thënë se beson fuqimisht që zonja Lunacek është keqpërdorur me qëllim nga ana e disa medieve dhe qarqeve të caktuara në Kosovë, të cilat tash e sa kohë nuk pushojnë së reshturi në lansimin e lloj lloj intrigave ndaj zv/kryeministrit të parë të qeverisë së Kosovës, njëherësh president i AKR-së dhe punës së gjithë qeverisë së Kosovës.
Ne jemi të prirur të besojmë se eurodeputetja e nderuar Lunacek nuk i është referuar me këtë rast zotit Pacolli, sepse kësisoj do të binte në kundërshtim edhe me frymën e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe parimeve Europiane të cilat prezymojnë pafajësinë në secilin rast. Për më tepër, zëvendëskryeministri Pacolli nuk ka pasur asnjëherë ndonjë njoftim se kundër tij janë duke u zhvilluar hetime. Përkundrazi, në këtë rast konsiderojmë se veprimi i z.Pacolli, i cili me kohë ka denoncuar një rast korrupsioni në autoritetin e duhur, duhet të çmohet dhe të vlerësohet nga të gjithë, e veçanërisht nga ata të cilët kërkojnë nga institucionet e shtetit të Kosovës sundimin e rendit dhe të ligjit.
AKR i bën thirrje zonjës Lunacek të deklarohet përkitazi me deklaratën në fjalë, në mënyrë që të mos bie pre e keqinterpretimeve të medieve dhe grupeve të caktuara, të cilat me çdo kusht kërkojnë kokën e atyre që janë të vendosur dhe veprojnë për sundimin të rendit dhe ligjit, thuhet pos tjerash në këtë reagim.
.


Arberi05.10.2012/13:32
Pajtohem me ju z.Dasa, me te vertet e meriton zoti Pacolli. Behgjet Pacolli eshte njeri me vlera te larta, dhe nje punetor i vertet patjeter e meriton te jete nje burr shteti.

DASA05.10.2012/10:25
Kam respekt per zonjen Lunacek,si ze i mire per Kosoven ne Parlamentin Evropia,por kesaj here me kete deklarate te pa krip ka gabuar shume.Ajo ka qene dasht te deklaroj se tani eshte koha qe Atifetja te shkoj nga Presidenca dhe ne vend te saj te vie zoti Pacolli,pasi qe me personalitetin,humanitetin,sinqeritetin,pa djallezine qe e ka e meriton nje gje te tille dhe pa dyshim se shpejt do te jete qytetari i pare i Kosoves,e meriton nje gje te tille,Populli e do dhe i njejti do ta zgjedh ne at post

Berati05.10.2012/09:48
Naser nuk eshte e vertet se ka hy z.Pacolli ne politik per interesa te veta, por te popullit, qka ka fitim ne politik, ky hajn nuk eshte, por eshte njeri i drejt dhe i sinqert sa qe po bjen viktim e ketyre hajnave dhe dallaereve te ketyre. z.Pacolli ka ardh me ndihmu popullin edhe ka ndihmu ne mundesit e veta mjaft, por te gjithe e urrejn vetem pse eshte punor e ka arrit shum

naser05.10.2012/09:36
po akr se mediat ju kan faj juve per hajnit e juve edhe per mashtrimet e juve po aj far pacolli nuk ka hy ne politik per popullin e ks po per interesa te veta private se ka ks njerz edhe ma te meqem se pacolli ishalla sjet kosova ne qasi gjinesh si hashat e pacollat e llulla e kamisha ni dit ka mejav thy zoti qafen

Mimi05.10.2012/09:22
Keto jan dallaveret qe po i'a bejn Behgjet Pacollit, por realiteti eshte se smund ti ben asgje keta kriminela

sokoligermany04.10.2012/22:27
Denoncimi i pacollit per qeshtjen e grandit ka ardh me vones,njeriu ka ber vet ... asje per ket qeshtje tani ka ardh reagimi i pacollit.me vjen per vjellur per rrenat e intrigat e politikajve ton besomni nga nje her me shkon mendja me kendu o sa keq me qen sh.....shnet

lika04.10.2012/21:28
hajt Behgjet mos ta nin se ki mu bo President dhe krejt Kosova ka met votue se i ki hy hajnave rresht.








GOLLAKU05.10.2012/14:31
SHUME MIRE NESE KETE VERTET E KA KERKUA ZONJA LUNACEK GJE QE SESHTE E VERTET NGASE GAZETARET IA KANE BERE PYETJES SE QFAR MENDON AJO NESE NJE QEVERITAR AKUZOHET PER NJE VEPER KRIMINALE? NORMAL AJO ESHTE DASHUR TE PERGJIGJET NE MENYRE EKSPLICITE! PO KU ISHIN GAZETARET TE QE ASNJEHER NUK IA BENE NJE PYETJE ZONJES NE FJALE SE CKA MENDON PER HASHIM THACIN QE PO AKUZOHET PER TRAFIKIM ORGANESH, DHE A DO DUHEJ DHENE DOREHEQJE? NJEASHTU EDHE ISA MUSTAFA DYSHOHET PER KEQEPERDORIM TE FONDIT 3 PSE SPO E PYETNI SE CKA DUHET TE BENE, TE JAPE DOREHEQEJE? E MORE NJEREZ, MENDONI PAK PARA SE TE NJELLOSENI NJEREZIT.