• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Rriten pensionet në Kosovë

Publikuar: 04.10.2012 - 16:41

Prishtinë, 4 tetor - Sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për pensionistët që kanë paguar kontributet, nga 1 janari i vitit 2012 u janë rritur 26.45 për qind, kurse nga 1 janari i vitit 2013 ato do të rriten edhe për një përqindje ne mënyrë që të arrihet rritja prej 40 për qind në krahasim me lartësinë e tashme të pensioneve. Qeveria ka marrë vendim të rrisë edhe pensionet bazë (çdo individë me moshë 65 e më shumë vjeçare, pavarësish mospagesës së kontributeve) për 33.3 për qind. Por, edhe ata do të marrin së pari rritjen prej 11.1 për qind për periudhën nga 1 janari 2012, kurse pjesa tjetër e rritjes do të fillojë t’iu paguhet pensionistë nga 1 janari i vitit 2013.

Edhe pensionet e aftësisë së kufizuar do të rriten në lartësi prej 33.3 për qind. 11.1 për qind e kësaj rritje do t’u paguhet shfrytëzuesve që nga 1 janari 2012, kurse lartësia tjetër e rritjes do t’iu paguhet që nga janari 2013.

Nga kjo rritje e pensioneve do të përfitojnë 164 mijë e 200 pensionistë. 112 mijë përfitues të pensioneve bazë, 35 mijë pensione kontribut-dhënës dhe 17 mijë e 200 përfitues të pensioneve për aftësi të kufizuar.  

Qeveria kas miratuar edhe një varg vendimesh të tjera, ndër të cilat edhe Strategjia kundër falsifikimit dhe piraterisë, disa akte nënligjore për zbatimin e Ligjit për shërbimin civil, për licencimin e administratorëve falimentues etj.

Me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria ka aprovuar vendimin për ndarjen e 200 000 eurove për trajtime mjekësore jashtë institucioneve publike shëndetësore.

Është miratuar edhe Rregullorja për Komisionin Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorëve të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo të internuarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.



 

Komente (11)

Fevzi Sahara31.01.2013/13:56

Pershendetje , rritja e pensioneve perpersona me aftesi te kufizuara nuk zbatohet , nga e lejuara prej 33.3 paguhen vetem 11.1 ndersa pjesa tjeter e premtuar per Janar 2013 nuk gjen zbatim .

dr zen buja10.11.2012/22:09

persan me aftsi te kufizuara
te kesh tur hashim thaqi qka je to i trajtue si te avganistanit

tosi05.10.2012/11:37

Qerveri konspirative, kur e ka punen lluge, mundohen me kesi trika me e permiresu konspiracionet e veta

buqi05.10.2012/10:15

bravo kryminister se gjithmone e ke realizu ate qka eke premtu e per ju kundershtaret e kryministrit krie e kupni

Kastrati05.10.2012/08:45

Turp per veprimet e Hashim Gadafit.Njeri injorant qe perbuz punen e brezave.Kjo kosovë per pensionistet e veteranet e luftes eshte e varfer kurse per byrokracine kosovare shum e pasur.Pse gjithe keto diferenca.dikush pensione te beneficuara thua se kane rene nga qielli e dikush as pjesen e kontributit qe ka dhen nje jete.Kjo eshte qeveria e turpit dhe e zhgenejeimeve tona.Mos e paqim.

avni berisha05.10.2012/08:42

po me vjen mire mire qe qeveria ka marre kete vendim per rritjen e pensioneve. Me se shumti po me kenaq vendimi per verifikimin dhe njohjen a statutit te familjeve te deshmoreve,veteraneve,invalideve te luftes etj.Shpresoj qe kjo pune do te kryhet shpejt.

esmeri05.10.2012/07:05

Më në fund. Por nuk është edhe për t'iu besuar shumë...sepse po rrejnë...qeveritarët...Jena mësuar...
Po e pyes veten A thua ësshtë e vërtetë ?

sahit plisi05.10.2012/01:25

KESAJ PUNE I THOJNE ME LA M.. ME SH..
PO MUNDOHEN TASH QEVERITARET HAJNA ME E MASHTRU POPULLIN ME KESO PERRALLASH PER MOS ME PAS VEMENDJEN SHUME TE KONFLIKTET MBRENDA PDKse DHE MBRENA KUVENDIT..QEVERI SHUME DINAKE SHUME ME E KEQE SE AJO E SERBISE PARA LUFTE NE KOSOVE..A PO DON HAJNA,VRASES,DIKTATORE,ABUZUES,ANALFABETE,KURVARE...MBI TE GJITHA QEVERI TERRORISTE NDAJ POPULLIT TE VET...TMERR I THOJNE KESAJ PUNE...ANALIZONI EDHE JU KOMENTUES..

Xhevdeti05.10.2012/00:08

Lutem ti presin dhe ti marrin leket e premtuara,mos eshte ndonje propogande e PDK para zgjedhjeve.

Malsor Sopi04.10.2012/22:26

Një tallje e radhës e qeveris thaqi me shtresën ma të varfër të Kosovës,dhe asgjë ma tepër,sepse dihet se qmimet jan ngritur aq shum sa edhe po të rriteshin pensionet 100 nuk do të ishin të mjaftueshme për nji jetë mesatare,e jo me 10 e 11.Mashtrim tipik i tipit thaqian pritni zgjedhjet e parakohëshme sepse ky është sinjali ma i kjartë se kët vjeshtë do të kemi zgjedhje.

Florent Muharemi04.10.2012/20:17

Oj Qeveri marre je qoft, ma mire largohuni ose ikni prej Kosove, marre per deskrminim te pensionisteve.

1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu