EULEX-i pyeti Mustafën për vrasjet e funksionarëve të LDK-së

Artikujt tjerė
- Premiera gjyqësore për dy ish-ministra dhe dy producentë, javën e ardhshme
- Qeveria bojkoton Kuvendin, shtyn vendin në krizë institucionale
- Nishani kërkoi pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
- Gratë kërkojnë më shumë barazi
- Fitou: Lufta ka mbaruar, kuptojeni!
- Kosova vendos marrëdhëniet diplomatike me Ganën
- Mustafa iu sqaron të huajve qëndrimet e LDK-së
- Lunacek flet për dorëheqjen e Pacollit, AKR fajëson mediat!
- Rriten pensionet në Kosovë
- Biznesmenë serbë nga veriu paralajmërojnë padi ndaj B92
Prishtinë, 4 tetor - Prokurorët e EULX-it, që merren me rastet e vrasjeve të funksionarëve të LDK-së që nga përfundimi i luftës, sot kanë biseduar me kryetarin e LDK-së, dr. Isa Mustafa, për të marrë opinionin e tij si lider i LDK-së lidhur me këto vrasje.
LDK, pas njoftimeve nëpër medie për bisedën e Isa Mustafës me prokurorët e EULEX-it, sqaroi se asnjë bisedë tjetër nuk është bërë jashtë kësaj teme. Biseda me prokurorin e EULX-it, që merret me këtë rast, është bërë në përputhje me procedurat që ka EULEX-i lidhur me hetimin e këtyre rasteve kriminale, thuhet në njoftim.
LDK përmes këtij njoftimi u ka bërë thirrje mediet të mos spekulojnë lidhur me këtë çështje, ndërkaq ka kërcënuar disa medie, siç është portali i Gazetës Express, që po ngrenë spekulime të pabaza se do të paditën në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Spekulimet e tilla janë të ulëta dhe kanë për qëllim dëmtimin e reputacionit të Kryetarit dhe të LDK-së në përgjithësi, përfundon njoftimi.
Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, ka thënë se ky mision nuk ka koment për këtë çështje.


ferizajlia04.10.2012/20:49
isa mustafa maju burr se i vetmi njeri i besushem je ne kosove dhe trego he burr a pe mshelin thaqin kismat

beka04.10.2012/16:05
esht mir se per secili njeri qi ka dor ne secilen ... sje te del para drejtsis dhe te mer denimin e merituar dhe nuk ka rensi se ne cilen parti esht se krejt njerzit e aft ikan ... mas lufte

kremenku04.10.2012/15:39
Ky me siguri nuk ka pa asgje mirpo vetem qka ka dexhu. Dhe per ket ska aresye qe ky te deshmoj, ngase ky deshmitar smund te jet dhe se ska se qka te deshmoi perveqse ta shpreh mendimin e tij, i cili gjithashtu nuk paraqet diqka qe mund ta ndryshoi situaten. Ne ket rast ky eshte si gjdokush.

Analisti xh04.10.2012/15:15
Isa Mustafa me se paku ka lidhje me ... sjet e veprimtareve te ldkse dhe te qeshjtes kombetare. Kete me se miri e dine ata qe kane kercnuar se me shume do t'a luftojne ldkne e I.Rugoves se sa ushtrine serbe, e cila u vertetue fatkeqesisht me ... sje si gjate luftes, ashtu edhe pas lufte, me te vetmin qellim per t'a marre pushtetin duke i frigsu anetaresine dhe veprimtaret e ldkse.
Fatkeqesisht kete edhe e arriten, por, ja qe ku eshte sot Kosova me 1000 probleme, si ekonomike ashtu edhe politike .Po po, e meriton ky popull ende me vuajt!

Murtez Xhemajli04.10.2012/14:39
Po me befason puna e prokurorit të EULEXIT jo vetem ky por qe të gjithë asnjeni nuk shkon e me e krye punen e vetë ashty siq e parasheh ligji dhe duke mosë jepë informata per opinion gjatë hetuesis por shkojn e folin me njerez qe nuk janë kompetent per rendin dhe ligjin dhe ata nuk kan denoncue asnjë rastë e nëse z.Mustafa qendron prapa ndonjë denoncimi dhe dinë diqka atëhere ok ai duhet me e jpë deshmin e vete dhe ata me deshmi e jo me thashethane siq u mesuem me pa deri sotë dhe ende po vazhdon,prandaj e terë procesin e hetimeve dhe luften kunder krimit te organizuar dhe korupsionit po e bllokon mu ata qe janë ardhë me ndihmue qe me e ndjek ate dhe me e denue.Nuk ka qka lypë politika ne drejtësi pra kjo është deshtimi i radhes së EULEXIT dhe bashkësis nderkombëtare në pergjithsi.

Xhevdeti04.10.2012/14:23
Eshte mire te hapen edhe dosjet e PDKs dhe te SHIKUT,ztorerinje te EULEKUSIT.

gjoni04.10.2012/14:08
e pse Isa Mustafen ? pse jo enver sekiraqen , sabit gecin , naim miftarin , naser bllacen






besi04.10.2012/23:46
Nuk e kuptoj pse duhet qe EULEX i ta pyes Isa Mustafen per ... sjet e anetareve te LDK se , ne kohen kur ai s ishte ne LDK.