• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Tetë parimet e Ashtonit për dialog

Publikuar: 04.10.2012 - 10:21

Beograd, 4 tetor  Nga qarqe diplomatike kanë arritur sinjale se Catherin Ashton ka njoftuar Tomislav Nikloqin me parimet e vazhdimit të dialogut Beograd – Prishtinë, njoftojnë medie të Beogradit

"Ashton ia ka kumtuar tetë parimet Nikoliqit për negociata, dinamikën e përgjithshme  dhe formatin e bisedimeve. Beogradi duhet të jetë i gatshëm për bisedime deri më 20 tetor, sepse çdo gjë duhet të jetë gati para zgjedhjeve presidenciale amerikane. Për Beogradin është e pavolitshme që dialogu teknik ngrihet në atë politik dhe aty do të futen të gjitha çështjet përfshirë edhe veriu për të cilin thotë Ashton, duhet të bisedojnë serbët e veriut dhe Prishtina. Në fund do të verifikohen marrëveshjet, ndër të cilat edhe normalizimi i marrëdhënieve Beograd - Prishtinë. Njëkohësisht në takim me Ashtonin Nikoliq ka kuptuar se askush nuk e detyron për hyrë në BE porse është çështje vendimtare „NATO ose asgjë“, ka thënë thotë Dushan Janjiq për Danas.

Ai pret që nën siglën e “bisedimeve teknike” të flitet jo vetëm për institucionet në veri, të cilat do të punojnë sipas ligjeve të Kosovës, por edhe “për kompensimin e investimet në xeherore dhe energjetikë“. Janjiq këtu e sheh arsyen pse Nikoliq e do Daçiqin në krye të bisedimeve me Kosovën.

Nga parimet e Brukselit, sipas Janjiqit e siç transmeton B92, ndër të tjera përfshihen edhe “nuk ka ndryshim të kuadrit të tashëm territorial të Kosovës, që do të thotë se nuk ka ndarje, nuk ka presion për pranim zgjidhjesh dhe as dhunë si përgjigje me mospajtimet për zgjidhjet e arritura“. Negociata duhet të avancojnë pozitën e bashkësisë serbe në përputhje me respektimin të drejtave të njeriut dhe drejtave të minoriteteve me një zgjidhje përkatëse për veriun.

Janjiq thotë se parimet e BE dhe koncepti i dialogut në pjesë të madhe përfshijnë propozimin katër pikësh të Tadiqit i cili si çështje kryesore përmban: status të posaçëm për veriun, garanci për serbët që jetojnë në enklava, status për kishat më rëndësishëm serbe si dhe çështja e pasurisë së qytetarëve të Serbisë në Kosovë. 

Komente (4)

Emin05.10.2012/08:37

te gjitha te drejta e serbve duhet te kushtzohen me te drejtat e shqiptarve te lugines te kosoves lidore

shpendi05.10.2012/00:32

Po a hiç ma shuuumaaa eu ashton po na marshe nqaf.

per xhevden04.10.2012/23:15

bravo xhevdo mos fol deri neser nqisi vakti

Xhevdeti04.10.2012/12:39

Edhe kater pika tjera nga populli shqiptare qe kerkohen nga Serbija.Ne Lugine te Presheves apo Republike te Presheves ti miratoni te gjitha te drejtat nejte si per serbet ne Kosove,Sangjakut ti jipet nje autonomi e plote,te hapet qeshtja e teritoreve shqiptare ne Serbi etj.Kjo eshte porosija e cila u behet me dije krereve serbe dhe Qeverise se tyre nga populli shqiptare kudo qe jeton dhe vepron.

1000  Karaktere
Prishtinė 14°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 14°CShi i lehtė
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu