• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Krasniqi e Grabovci ia tregojnë derën njëri tjetrit, shtyhet Kuvendi

Publikuar: 04.10.2012 - 12:00

Prishtinë, 4 tetor - (E plotësuar) - Mbledhja e Kuvendit, e nisur me konfrontime e polemika të ashpra midis kryeparlamentarit e kryetarit të Grupit të PDK-së, çoi në shtyrjen e saj. Pas pushimit 15 minutash, të kërkuar nga deputeti Adem Grabovci, Kuvendi s’kishte forum që të merrte çfarëdo vendimi, meqë deputetët e PDK-së nuk u kthyen në sallë.

Ndërsa kryeparlamentari Jakup Krasniqi konstatoi se në sallë ishin vetëm 54 deputetët, folësit e tjerë vunë re mungesën e deputetëve të PDK-së dhe të atyre partive në bashkëqeverisje me të, por edhe të AAK-së (pos treve).

Në fillim të vazhdimit të pritshëm të mbledhjes, kreu i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, pasi konstatoi se “ky Kuvend sa herë më parë ka shkelur rregulloren dhe madje edhe Kushtetutën”, që tingëllonte si thirrje që edhe këtë herë mund të shkelej, kërkoi që mbledhja të shtyhej për një datë kur mbushet afati ligjor për procedimin e Rezolutës së propozuar prej tij, që thërret për vazhdim të privatizimit, meqë “ne jemi për respektimin e ligjeve e të rregulloreve”.

Një kërkesë për shtyrje të mbledhjes së Kuvendit kishte bërë edhe Donika Kada – Bujupi, por për shkak të Samitit  Ndërkombëtar të Grave.
Ndërkohë Ismet Beqiri i LDK-së rikujtoi destruksionin e deputetëve të koalicionit qeverisës sa herë s’i shkojnë përshtat vendimet e mundshme.

Ndaj vlerësimeve të deputetit të AAK-së, Burim Ramadani, i cili gjithë problemin e reduktoi në “mosmarrëveshjet brendapartiake” të PDK-së, u përgjigj Jakup Krasniqi. Ai u deklarua i gatshëm të tërhiqej nëse kështu mendohej, porse “unë kam mbrojtur Rregulloren dhe interesin e gjerë”.
Vërejtje ndaj sjelljes së deputetëve të koalicionit qeverisës bëri edhe Sabri Hamiti i LDK-së, duke i dhënë mbështetje veprimit të Krasniqit.

Ky i fundit, në përputhje me kompetencat, duke konstatuar se mungonin kushtet për të vazhduar, njoftoi se të hënën Kryesia e Kuvendit do të vendosë për datën e vazhdimit të kësaj mbledhjeje.

Krasniqi e Grabovci ia tregojnë derën njëri tjetrit

Prishtinë, 4 tetor - 11:02 -
( E plotësuar)
- Mbledhja e Kuvendit të Kosovës sot ka nisur me një debat të ashpër midis bashkëpartiakëve në qeveri: kryeparlamentari Jakup Krasniqi e Adem Grabovci. Kur duhej të përcaktohej rendi i ditës, kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, në mënyrë ultimative kërkoi që ose të votohej për mocionin e rezolutën, që kishin të bënin me debatin e djeshëm rreth privatizimit, ose mbledhja s’mund të vazhdonte.

Por, kryeparlamentari u përgjigj se do të procedonte në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, e miratuar nga shumica e deputetëve, sipas të cilës një rezolutë për çështje të ngutshme mund të procedohej tetë ditë para se të debatohej për të në Kuvend. Kjo do të thoshte se rezoluta e PDK-së, me të cilën sfidohej kundërligjshëm mocioni i parashtruesit, Vetëvendosjes  dhe nënshkruesve të tjerë të partive opozitare, por edhe në qeverisje, nuk mund të vihej në votim.

Pas kësaj Adem Grabovci i PDK-së i tha atij se mund të dilte jashtë, ndërkaq Krasniqi ia ktheu se vetë ai mund të dilte dhe se nuk e kishte ndërmend të shkelte Rregulloren e miratuar nga kjo përbërje e legjislativit. Dhe pasi konsultoi, po në përputhje me Rregulloren, përfaqësuesit e grupeve parlamentare, me përjashtim të atij të PDK-së, u deklaruan për respektim të Rregullores, që do të thotë për votim të mocionit të parashtruesit dhe mosbotim rreth rezolutës së PDK-s.

Pas kësaj Grabovbci, në emër të GP të PDK-së kërkoi një pushim dhjetë minutash për konsultime, por kryeparlamentari lejoi pushim 15 minutash.
Deputetët momentalisht janë në pushim.

Sot në Kuvend privatizimi, pagat e funksionarëve, konfisikimet


Prishtinë, 4 tetor  - 10:12 - Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përveç pikave të përhershme të mbledhjeve të rregullta të Kuvendit: koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare për punën e Qeverisë së Kosovës, do të kenë në rend të ditës një mocion (të opozitës) dhe një rezolutë të PDK-së rreth privatizimit, për të cilin u debatua dje me tone mjaft të ashpra. Në rend të ditës deputetët do të kenë edhe Raportin vjetor të performancës me pasqyrat e audituara financiare të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2011, kurse në vazhdim do të procedojnë projektligjet.

Për herë të parë do të shqyrtohen: Projektligji për pagat e funksionarëve publikë, Projektligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër penale, Projektligji për provimin e jurisprudencës, si dhe Projektligji për skemat pensionale të financuara nga shteti. Për herë të dytë, ndërkaq, do të shqyrtohet Projektligji për komunikimet elektronike.

Në vazhdim të seancës do të shqyrtohen: Raporti i Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të Universitetit të Prishtinës (për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2011), Propozim-vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve në Bordin e Pavarur për Rishqyrtimin e Ankesave, si dhe Statuti i Universitetit të Prishtinës.

Në po këtë seancë do të ketë debat parlamentar lidhur me shpenzimin e fondeve publike nga ana e Qeverisë së Kosovës (sipas kërkesës së deputetes Alma Lama, mbështetur edhe nga shtatë deputetë të tjerë).

 

Komente (37)

sadiku05.10.2012/08:15

pak von ju ke tregu se kah esht rruga po ma mir von se kurr prandaj te lumt

Razim Mani05.10.2012/04:13

O jakup krasniqi veq vazhdo po a mun doti dalsh ne krye me to se kto jan shum te rrezikshem te tradhtojn e ta nrrojn menen po kallxona a po bashkomi per njiqind vjetorin a jo ja sot ja kurr

sabria04.10.2012/23:22

eh mor zot i madh, kan than pleqt te na!!!! sa ma shum qe trashte, aq ma shpejt pelset ......

kusha04.10.2012/22:48

Jakup Krasniqi esht shum larg krahasu me at Grabovcin nga gjdo aspekt, Krasniqi i ka kontribu shum ma teper Kosoves , populli shumic i Kosoves esht ne anen e Krasniqit , shumica as qe e njohin Grabovcin .

meti04.10.2012/22:32

Eshte per te quditur se si deri tash Kosoven e rjepen krejt me hajni,slan sen pa privatizu dhe perfitu per veti,ne fact nuk e kan privatizu por e kan pervetsu.Puntoret e shkret kan ngel pa pun,penzionet me ndihma sociale ma keq ska ma.Nuk kan lan as nji pllam toke pa e grabit,krejt e kan hanger e kan lan sikur lisin pa dega,nuk po kan ma qka me da edhe tash kan fillu me u deklaru kuder njeri tjetrit. tung klm

avni04.10.2012/22:23

Kurre sesht von qe njerzit e pushtetit ta pastrojn ftyren para popullit nese deshirojn qe populli tua lexoj veprimtarin.Se historin kurr se kan shkruar historjanet dhe providencat e shtetit te ardhur nga komplotet por ate e shkruar populli i cili e ka plagen ne trup e cila plag kurr nuk dote sherohet pa u ndrru lekura.

shqipja04.10.2012/21:58

krejt keta qe po e perkrahin jakup krasniqin jam kundeshtaret politik te pdk se po mendojn se pdk ka mu shperdar une kam nje porosi per ta mos te marin lakmi ldk edhe ldd se dihet ku e kan vendin ata po pdk do te jete parti unike dhe do te qeveris vendin edhe shum mandate .

Rahmani04.10.2012/21:40

Ndodh shpesh, qe seancen e parlamentit e leshojne deputetet e opozites te pakenaqur per ndonje ceshtje, por eshte q cuditeshme dhe e papranueshme, qe seancen ta braktisin deputetet e pozites! Kjo po behet nga frika se edhe deputetet e pozites do te votojne pro propozimit te opozites, sikurse ka qene rasti i tanishem per nderprerjen e privatizimit!
Kesaj pune i thone cirkushane !

Luli04.10.2012/21:27

çka niset me sherr del me marre, ka thanë i pari, dhe kjo marri duhet të shpërthejë dikur e të del në shesh. Këto sherre e dredhi që kanë bërë atyre që ju dha rasti, këtij populli po i kushton shumë. Deri kur?

ballisti04.10.2012/21:04

Bravo,barvo kupo tregohsh se je nje politikan i vertet kur duhet dish te thuash edhe jo edhe shokve te tu me te afert,ta dini te gjith se ju nuk jeni luftar te vertet jeni ata qe keni qen afer luftes por jo ne luft, Luftetar e vertet jan ata qe vedesin ne beteja bravo bravo.

ferizajlia04.10.2012/20:46

kjo pi bjen qe thaqit pi vjen fundi mos harroni se i vetmi shpetim per kosoven eshte eulexi e dini pse se vetem eulexi mundet me burgos thaqin se eulexi e ka deshmin .............

amar kastri04.10.2012/20:36

ademit nuk poj pritet me votu e mu kry edhe qeta tendera se talli oshte i madhe po ne tjetren ane po shihet qe pdk oshte ka qkaperderdhet si ldk ja pik e pese ,mire fort bohet ldk ,pdk ne rs krejt komunista leninista hajna te vertetum qe veq per me vjedh jon ne ate parlament.

emini04.10.2012/20:07

E mara adem gabrovci ale je i vogel me ja kallxue deren dikujte veqe vetese mujshe. Se ti je msue. veqe me vjedhe

Hyseni04.10.2012/16:04

Siq po shihet kjo fotografi me keta tre kolaboracionista,te cilet dojn me e que Kosoven ne duar te huaja,i baj apel te gjithve qe Kosova asht e te gjithve e jo e ketyre far hajnave ... ,sa ma larg kesaj forme te privatizimitposht kolaboracionistat.

Agimi04.10.2012/15:38

Kjo qeveri eshte qeveri azilantash, kurse z.Krasniqi ska qene azilant.
ju lumt z.Krasniqi

kalosh dani zajas ilirida04.10.2012/15:32

JAKUP KRASNICI DHE FATMIR LIMAJ JAN LEGHENDA TE GHALA ZOTI I BEKOFT

drini i bardhe04.10.2012/15:30

zoti kupo sa ma shpejt parti te re e largohu sa eshte heret,se dikur kompromitohesh edhe ma ne fund ska kush si munet me vazhdu me kta satelitat e udbashat te cilet sillen si pleshtat.tuboi ideatoret dhe largohu nga materialistat se rrezik i madh....

Flamuri Viti04.10.2012/15:25

Eshte koha e fundit qeta shpetojme Kosoven nga katastrofa qe e qun matrapazet,sahanlepirsit apo me mire me thene njerezit si Ademi, Berati e te tillet si ata.Prandaj z.Krasniqi me patriotet Hasani, Hyseni,Limaj e shume te tjer qe i njef populli mos u dorezoni po veproni edhe me shume se ne vitet e 80 ta dhe te 90 ta.

sinan xhema04.10.2012/15:23

Zotri jakupi, mu um intereson vetem nje xhe ta di nga ju po ku ishe deri dje qe nuk i tregove se paska deputet ne radhet e PDKks me vota te vjedhura ., kjo per mu asht shum e qart se ju nuk po e folni realitetin qellimin e krejt ksaj loje qe po e ban e din ti zotri?

arsimi04.10.2012/14:57

shum mir baca kup jav qite per mejdon hajnin ktine matrapazve

Murtez Xhemajli04.10.2012/14:33

Pasë asaj që u folë dje dhe pasë asaj që pam sotë per mendimin timë në PDKsë duhet urgjentisht me e mbajtë njëmbledhje të kryesis e nëse ka nevoi edhe të keshillit të pergjithshem dhe me e diskutue ketë gjendje që z.Krasniqi e qoi deri aty ku nuk mundet ma që të heshtë askushi, me u ulë dhe me diskutue e me u mundue me e gjetë një zgjedhje të perbashket qe mosë me dalë grupi parlamentar i perqar per asnjë qështje dhe ato qështje që i ka ngritur z.Krasniqi dje në kuvend e ditë mëparë ne media duhet me u marrë seriozisht dhe per to me u debatue së pari mbrenda per mbrenda partis e nëse nuk gjejnë koncezus dhe zgjedhje per te shkue perpara atëhere për hirë të opinionit dhe anëtarve dhe simpatizuesve të partis duhet menjihere me urgjencë me e dhanë doreheqejen e parevokueshme së pari kryetari i Parlamentit sepse ai me ato thanje të veta është kryetar i deputetve që kan berë hajni e krim prandaj ose duhet me u distancue nga ta dhe me tregue se kushë janë ata ose duhet me vazhdue me qenë edhe me tutje kryetar i po atyre siqë e ka thanë, mandej duhet edhe me votue mosëbesimin e Qeveris dhe menjihere presidentja e vendit duhet me i shpallë zgjedhjet e parakohshme Parlamentare.

vitia04.10.2012/14:10

Ju lumt Jakup e mos leshe pe se nuk ban

bllaca04.10.2012/14:07

O Baca Jakup nese ti mendon se qevirija asht formuar me hajni ateher po i bjen se ty qenke BABA I HAJNAVE edhe qetash nuk ke qka ankohesh se vet ty i ke perkrhura .marri ju qoft mos me mujt me ndertu nje shtet me 2000000 ml banor dhe duke te folur te njejten gjuh ZOTI do te ju denon pershendetje nga Bllaca SHkupi

aemi04.10.2012/14:03

Mos po merrni mesim nga Ldk se ata e kan pas bere berllog e mos po ndani ne dysh si Ldk dhe Ldd e meteni as te hasa e as te hysa mos manipoloni me votate qytetareve se kush nuk ju voton po ruani unitetin si PDK e forte se keni njerez shum te mire

fati04.10.2012/14:01

E para ni kohe poplli budall u ... jshin mes veti jo kat jon tradhtar jo kta jon te mir se kan luftu..po shihet se krejt e paskan pas veq per karika e per mej mush xhepat e tyne..per kit popull te shkret kush spaska mendu,,,po tash jon mush haram dojn me hangur njani tjetrin,,,

papazi04.10.2012/13:52

Vendet më të errëta në ferr janë të rezervuara për ata që ruajnë kariken e tyre në kohën e krizës politike.

baci04.10.2012/13:21

Jakup nuk osht von kurr edhe ti Fatmir ikni sa shpejt prej ktyne hajnave shkoni ne vet vendosje forcone edhe pas se veq edhe qajo pik shprese na ka mbet,,nashta ata jan pak mat mir ose fundja let pasunohen edhe ata e ta dim na poplli qe se kem ma kerkon mena udhheqq,,,

naki04.10.2012/13:01

paj kup me kqyr holl e holl edhe ti nuk je bash krejt i pa fajshum se edhe ti ka pak ke vjedh edhe hani hale meni kalanic,,po tash ata jon ba pak mat fort e qaty osht problemi se nuk je as ti per saf te par,,

Leonardi Zürich04.10.2012/12:48

Pershendetje te gjitheve! Sipas rrjedhave te zhvilluara deri sot nga kjo politike e hajnave dhe debilave Thaqi, Grabovci, Buzhala, Kuçi etj, duket se z. Krasniqi e ka arrite kulmin e ndergjegjes se ngopur, dmth nuk eshte me ne gjendje te mbyll syte e ti lej hajnat te vazhdojnë te vjedhin nga vota e deri te tenderat. Sipas mendimit tim, keta zoterinje si z. Krasniqi, z. Limaj, z. Hasani etj. duhet medoemos te kalojne ne Levizjen Vetevendosje!, e para sepse jan atedhedashes dhe patriot dhe e dyta sepse duhet pershpejtuar procesi i bashkimit te shqiptareve ne nje shtet, sepse kjo pune gjithsesi nuk ka alternative tjeter, veq sa humbet kohe kotë sepse bashkimi do behet, atehere me mire tani se me vone qe te mund te koncentrohemi ne sfida tjera si ekonomia, punesimi, mireqenia sociale, integrimi etj. sepse suksesi eshte i garantuar kur ke nje kapacitet nga 710 milion banoresh. Shendetin dhe suksese te gjithe shqiptareve.

Xhevdeti04.10.2012/12:47

Kupe sa me par aq me mire per ju nese largoheni nga keta matrapaz te PDK.Ju dhe Lima vendin e keni ne Vetevendosje si dhe ne perforcimin e kesaj levizje ne te cilat na kane mbetur shpresat e fundit.

Buja04.10.2012/12:13

Brabo,Baci Kup ti je shum i drejt po e thu te verteten.Ti je ne anen e drejt.Nje her na ke shpetu prej Serbis,tashe do te na shpeton prej kesa diktature qe quhet Hashim Thaqi.

morina wien04.10.2012/12:00

Shum i nderuar dhe i Rrespektuat Krytar i Kuvendit zotri.Jakup Krasniqi kta qe po debatojn me ju jan shum te vegjel per ju se kur i keni than ju serbis STOP kta jon kan hala tuj pije e shoqnu me ta .Mbar opinioni e din se edhe vet Adem Jashari ka pas besim shum te madh te baci Jakup veq perpara se te drejtin edhe ALLAHU e ndihmon perpara baca Jakup ndihmoi kti populli ke dit me tregu vehten ne kohe lufte tash ne liri e ke ma leht se kta veq matrapaz jon ska sen prej tyne Fatmiri edhe ju jeni shtylla e Kombit,suksese baca Jakup

Liridon Krasniqi04.10.2012/11:28

Baci kupe, e din dhe e dim para lufte si i ke pas punt, jo aq mire, e dim si ke jetue ne fshat, e din sa ligsht jeni kane ekonomikisht, shife vehten ne pasqyre, shife shtepin ne Prishtine, si duket edhe ty te ka zen gjaku i tenderave, harami i tenderave, tenderave te disa llojeve, nuk je per qerge, si paraqitesh, ti e din qe kosova nuk eshte 25 miljon Banor.

katundari04.10.2012/11:27

sjeni burra qe si nxerni alltijat e beheni krsh

naimi04.10.2012/11:22

adem hajduki po menon qe asht dikushi Jakup Krasniqi per ta asht KRAL..ky grabovci asht njani qe ka ardh me vota te vjedhne...me ardh puna per shpiuna e bira te shpiunnav si puna beratit..me shkatrru PDKne

liki04.10.2012/11:14

Nje Bravo e madhe per bacen Jakup,tregoj grabovcit dhe kompanis qe kan nejt ne tiran se Uck ne kosove ka qen jakup krasniqi,shtab i pergjithshem ,dhe ushtar e luftar se tjeret kan qen ne pushime,

goga04.10.2012/11:13

Karikatura e dites flet vete ...

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CMe riga tė lehta shiu
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu