Rreth 14 për qind e bruto prodhimit të vendit, nga remitencat

Artikujt tjerė
- Rreth 14 për qind e bruto prodhimit të vendit, nga remitencat
- LDD rrezikon të mos certifikohet për shkak të borxhit
- Kryeministri Thaçi uron studentët dhe mësimdhënësit universitarë
- Kosova, javën e ardhshme në rend dite të ministrave të NATO-s
- Presidentja Jahjaga uron për fillimin e vitit të ri akademik
- Anulohet konkursi për drejtorë të klinikave në QKUK
- SEEMO dënon sjelljen e Vjosa Berishës
- IPKO dhe UNICEF sjellin risi për fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë
- Qeveria Amerikane dhuron mobile për shkollat e Kosovës
- Kryeparlamentari i Suedisë priti kryeministrin Thaçi
Prishtinë, 1 tetor - Rreth 600 milionë euro brenda një viti sillen në Kosovë nga diaspora, e kjo shifër përbën 14 për qind të bruto prodhimit të vendit. Mirëpo, pjesa më e madhe e këtyre parave derdhet në konsum e vetëm 3% llogaritet që derdhet në investime. Në një intervistë dhënë KTV-së, ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, thotë se janë duke u bërë përpjekje për të orientuar diasporën për investime. Për po të njëjtën temë është diskutuar në një panel, ku është diskutuar për rolin e diasporës në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Sipas një punimi të realizuar nga instituti Riinvest, arsyeja e mosinvestimeve nga diaspora është mungesa e informacioneve nga institucionet rreth mundësive të investimit, korrupsioni si edhe politikat e pafavorshme fiskale. Kosova, sipas punimit të Riinvestit zë vendin e 15-të në listën e shteteve që marrin më së shumti remitenca.









