Kosova, javën e ardhshme në rend dite të ministrave të NATO-s

Artikujt tjerė
- Enver Sekiraça mund të bëhet dëshmitar bashkëpunues
- Thaçi planifikon takimin e liderëve për dialogun
- Qytetet e Kosovës pa planifikime urbane
- Rreth 14 për qind e bruto prodhimit të vendit, nga remitencat
- LDD rrezikon të mos certifikohet për shkak të borxhit
- Kryeministri Thaçi uron studentët dhe mësimdhënësit universitarë
- Kosova, javën e ardhshme në rend dite të ministrave të NATO-s
- Presidentja Jahjaga uron për fillimin e vitit të ri akademik
- Anulohet konkursi për drejtorë të klinikave në QKUK
- SEEMO dënon sjelljen e Vjosa Berishës
Bruksel, 1 tetor - Ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s, javën e ardhshme në Bruksel, do ta shqyrtojnë situatën në Kosovë dhe veprimin e misionit KFOR, ka thënë sot sekretari i përgjithshëm i aleancës veriatlantike, Anders Fogh Rasmussen.
Ai theksoi se ministrat e NATO-s dhe të vendeve partnere, më 9 dhe 10 tetor do të diskutojnë për temat kryesore të misioneve të NATO-s në Afganistan dhe Kosovë, transmeton REL.
Megjithqë nuk janë dhënë detaje të tjera në selinë e NATO-s për këtë takim, pritet që ministrat e mbrojtjes do ta analizojnë situatën e sigurisë në Kosovë dhe do të diskutojnë për planet e mëtejshme lidhur me misionin paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR, që aktualisht i ka 6 mijë ushtarë.








Besniku Dukagjin01.10.2012/21:35
Kosova ne radhe te pare Paqte Bekimin e Zotit,autoritetin e larte te NATOS,Nato qofte e lavderuar dhe paqin nderin dhe rrespektin e popullit gjitheshqiptare dhe popullit gjitheboterore.Miku me i madh i Kosoves SHBAs dhe NATO,qofshin shpetimtaret e Kombit tone!...Me Zotin perpara.