• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Përleshën policia me studentët para Rektoratit të UP-së

Publikuar: 01.10.2012 - 15:40

Prishtinë, 1 tetor – (E plotësuar) Disa studentë të lënduar dhe disa të tjerë të ndaluar në polici, është bilanci i protestës së sotme të përfaqësuesve të Parlamentit studentor të UP-së, të cilët me dhunë u futën në oborrin e rektoratit, raporton KTV. Qëllimi i tyre ishte që të kundërshtojnë, siç kanë thënë ata, emërimet politike që janë bërë në këtë institucion. Por policia ndërhyri menjëherë dhe i nxori të gjithë nga oborri i këtij institucioni. Gjatë ndërhyrjes policia ka përdorur sprej.

Përfaqësuesit e studentëve thonë se kur njerëz të politikës janë në fund të karrierës së tyre, rehabilitohen në Universitetin e Prishtinës. Studentët kundërshtojnë fuqishëm emërimin e Nuri Bexhetit për prorektor në UP. Musa Preteni, nga Parlamenti i Studentëve, ka thënë se i sapoemëruari si prorektor për Arsim, Nuri Bexheti, është i njohur për keqpërdorime dhe mashtrime.

Sipas Pretenit, Nuri Bexheti është shkelës i ligjit, duke qenë ligjërues i rregullt në tri fakultete, në atë Filozofik, Juridik, në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe në disa fakultete private. Nga ana tjetër, rektori i ri, Ibrahim Gashi, i cili sapo ka marrë edhe zyrtarisht detyrën nga pararendësi i tij, Mujë Rugova, ka thënë se emërimet janë bërë konform statutit të UP-së. Ai ka shprehur keqardhje që ka nisur punën në këtë situatë të krijuar, e cila sipas Gashit, nuk ka qenë aspak e nevojshme.

Prishtinë, 1 tetor - 14:20 -(E plotësuar) Studentët, që merrnin pjesë në protestë para Rektoratit të UP-së tashmë janë shpërndarë. Ndërkohë, rektori i ri, Ibrahim Gashi, që mori sot detyrën nga paraardhësi i shumëpërfolur, Mujë Rugova, mohoi akuzat e njërës nga organizatat studentore për zgjedhje politike të prorektorëve. “Të gjitha emërimet e prorektorëve të rinj janë konform ligjeve dhe statutit të Universitetit të Prishtinës”, tha ai.

Ai ka uruar studentët për vitin e ri akademik.
Njoftohet se në ceremoninë solemne të pranim-dorëzimit të detyrës së rektorit të Universitetit të Prishtinës ka marrë pjesë edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja. Në sallën e Senatit në Rektoratin e UP-së, kishte të pranishëm edhe personalitete tjera nga politika, kultura dhe shkenca, si dhe ambasadorë të vendeve të ndryshme.

Rektori Gashi u zotua se do punojë pa u kursyer për vizionin e tij për ta çuar përpara Universitetin e Prishtinës.
Siç njoftojnë mediet, rektori i deritanishëm Mujë Rugova është larguar me shpejtësi nga objekti i Rektoratit. Ai ka dashur të flasë për media, por nuk i është lejuar nga fishkëllimat e studentëve protestues.

Prishtinë, 1 tetor - 13:20 -
(e plotësuar) Përfaqësuesit e Parlamentit Studentor të UP-së janë futur me dhunë sot në oborrin e Rektoratit për të kundërshtuar, siç kane thënë, emërimet politike, që janë bërë në këtë institucion. Pas kësaj ka ndërhyrë Policia e Kosovës dhe ka larguar studentët nga andej, raporton KTV. Përfaqësuesit e studentëve thonë se kur njerëz të politikës janë në fund karrierës së tyre politike, po rehabilitohen në Universitetin e Prishtinës.

Studentët kundërshtojnë fuqishëm emërimin e Nuri Bexhetit për prorektor në UP.
Musa Preteni, nga Parlamenti i Studentëve, ka thënë se i sapoemëruari si prorektor për arsim, Nuri Bexheti, është i njohur për keqpërdorime dhe mashtrime. Sipas Pretenit, Nuri Bexheti është shkelës i ligjit, duke qenë ligjërues i rregullt  në tri fakultete - në Filozofik, Juridik, Universitetin Shtetërorë të Tetovës dhe në disa fakultete private.

Sot ka nisur viti i ri akademik në Universitetin e Prishtinës dhe është bërë pranim-dorëzimi i detyrës nga rektori i ri, Ibrahim Gashi, prej atij që shkon – Mujë Rugova. Aktin solemn një grup studentësh të këtij universiteti e shënoi me protesta.
Njoftohet se Policia e Kosovës ka arrestuar disa nga protestuesit.

Studentë të Universitetit të Prishtinës dërguan një letër për të gjithë deputetët e Kosovës. Kjo letër u dërgua me arsyen se gjatë kësaj jave do të jetë në votim draftstatuti i UP-së në Kuvendin e Kosovës, raporton Telegrafi. Sipas këtyre studentëve, ky statut, i hartuar nga Këshilli drejtues dhe rektorati i UP-së, u hartua tinëzisht pa diskutim brenda UP-së.

Kjo nismë është organizuar nga: lëvizja studentore për barazi “Studim Kritikë, Veprim”, “Klubi politik i studentëve të UP-së” dhe “Paqja studentore” (PSUP).
“Nuk u pyetën as studentët e as profesorët rreth përmbajtjes së tij e as nuk u morën parasysh në vendimmarrje të draftimit të këtij draft statuti”, theksuan studentët.

Me anë të kësaj letre u bëhet thirrje të gjithë deputetëve që të votojnë kundër këtij drafti. Njëkohësisht iu bë thirrje rektoratit që sa më shpejtë të hap diskutim të gjerë te studentët, profesorët, qytetarët etj. rreth përmbajtjes dhe draftimit të tij e më pas të vazhdohet me procedurat e mëtutjeshme.

Komente (7)

arianiti02.10.2012/00:31

o popull kosovar e te mjer pse kjo qeveri e keto organe sillen me popull keshtu nuk kan faj ata, por ne e kemi fajin se ne ua dham voten. dhe i sollem ne pushtet e tash po na hypin mir na bejne e kemi lyp....bile ...bile ne fushata thonim....po na vjen krahu i luftes.. ciles luft.......luftes se shqipfolesve.

kameriLozanë01.10.2012/22:20

marrë parasysh keqpërdorimet që janë bërë në UP,duhët të cekëndenoncohënzyrtarisht dhe jo në rrugë.Lë të dinë mirë që vetem dy shkijepolicikanë shpërnda turmat 3mijë apo edh10mijë protestuas më një "pendrek",unë i kam në kujtesë akoma.Shteti mund të kallet lehtë por është veshtirë të reprohet,mendoj që nuk është momenti për këto sjellje,sepse gjithë bota po na veshgon...

Mesuesi pa drejtor01.10.2012/21:24

Turp per pushtetaret,turp per Policine e pandergjegjeshme.Le te bejne te pabera Polocia ,se pasha te nadhin Zote do te triumfoj Kosova.Para sa Muajsh kane shkruar mediat tona se Ne Komune te Gjakoves afro 85 mesues e arsimtare te pakualifikuar me dokumente fallce punojne neper shkolla te Komunes.A s'esht kjo per denim?Gjendje e njejt,e mjerushem neper te gjitha Komunat e KosovesNjerz pa ndjenja,pa disciplinuar,rrebel ,rrugaq rrugash kane arritur te marin titullin e mesuesi,te arsimtarit apo te profesori.Nuk jane fajtor Studentet ore zoterinj miliicionel.Fajet jane prapa skene ore trimosha,jo femijte e djelmoshat e vashat e reja.Jam nga Decani,ja ku qendon komshi nesh njeriu i pa pik kualifikimi,S'din as Ditarin ta perdor o vaj halli per ne te gjoret e per shkollat tona e per edukaten e per disciplinen e fundosur,edukaten aspak Pedagogjike

avni rustemi01.10.2012/20:29

ooo polic asvjuvjen turp per jashareve vi ekini ra birin ejash rufatit po edhan jeten per kosov eju dilni e irefni

Mark Xhoni Zvicerr01.10.2012/20:23

"Kur i zoti i shtepise merr tatpjeten,edhe mashkujt e robet tjer marrin nen udhe"Universiteti i Kosoves,kaher ka marre tapjeten.Rektori Rugova ne radhe te pare ka rreshitur ne banane dhe ta merr mendja ,ka ende ne Kosove njerez te kthjellet me potencial te vecant kombetare.Prej se ka depertuar korrupcioni,esht shemb themeli i shkollimit te te rinjev dhe aktivitetet tjera.Ne shikuesit,degjuesit e komentatoret rregullt ,kemi material te befasishem ndaj padrejtesive te udheheqesve redaktorve dhe rektoreve e mesimdhenesve te Universiteteit te Kosoves.Sa e sa kuadro aresimore po na paraqiten ne skene ,te cilet s'e meritojne as per roje te toaletev se ler me mesues e profesor.Njohim kuadro qe kurre s'ka shkelur neper dysheme te Fakulteteve dhe sot japin mesim dhunshem neper shkolla te uleta,te mesme e te larta.Ku u pajisen ata me indekse te kompletuara,pa marr pjese fare.A i studion kush keto rebelizma te universiteteve.Nuk kane faj Rinija studenteske qe bejne protesta,sepse jane lodhur te gjoret.Ata qe i kane xhepat plote merr diplomen pa pjesmarrje ne studime ,kurse ata qe muk posedojne me para,mbesin gjer ne 5 vjet neper banga te universitetit,duke i lare edhe gjynahet e faktorev rrebel te mesimdhenesve.Cfare sjelljesh makabre te shumices se udheheqesve edukator,meritojne denime me vdekje se ler me rrahje e nençmime .Deri ketu...te shohim me vone...!

naser01.10.2012/14:09

o pau qu me kall ket qeveri nuk ka shtet ktu jo se kta menojn me majt shtetin grupacion edhe me ba qat dojn ne ks studenti e kryn shkollen e rrin rrugve kurse qeveri i punson ata qobanat qe skan dit as ne qytet me dal

Xhevdeti01.10.2012/13:33

Tym e flake ne kete Kosove te mallkuar,shqiptareve as njehere sju hoq gazepi,dikur na malltretonte shkau tani policija e Kosoves e cila del ne krah te atyre te cilet e keqperdoren pushtetin tani si te rehabilituar edhe Universitetine Kosoves,deri kur keshtu te ndeshkohet drejtesija dhe te avansohet padrejtesija e ketyre satelitve te cilet vijne per ta zen nje strofull aty ku nuk e kane vendin.

1000  Karaktere
Prishtinė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 25°CI kthjellėt
Shkup 29°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme