Njësia e helikopterëve pret vetëm nënshkrimin e Thaçit

Artikujt tjerė
- Thaçi, Mustafa, Pacoll, prapë bashkë?
- Enver Sekiraça mund të bëhet dëshmitar bashkëpunues
- Thaçi planifikon takimin e liderëve për dialogun
- Rreth 14 për qind e bruto prodhimit të vendit, nga remitencat
- LDD rrezikon të mos certifikohet për shkak të borxhit
- Kryeministri Thaçi uron studentët dhe mësimdhënësit universitarë
- Kosova, javën e ardhshme në rend dite të ministrave të NATO-s
- Presidentja Jahjaga uron për fillimin e vitit të ri akademik
- Anulohet konkursi për drejtorë të klinikave në QKUK
- SEEMO dënon sjelljen e Vjosa Berishës
Prishtinë, 1 tetor - Ka mbetur vetëm një nënshkrim i kryeministrit Hashim Thaçi, në mënyrë që të zyrtarizohet Njësia e Helikopterëve, e cila pritet të menaxhojë krizat dhe fatkeqësitë e pamenaxhueshme deri më tani nga institucionet vendore.
Koordinatori i krijimit të kësaj njësie, njëherazi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Ismet Ibishi, tregon për rrugën që kanë kaluar deri më tani për krijimin e kësaj njësie si dhe për të mirat që do tia sjellë ajo vendit.
Pas një pune që ka zgjatur rreth një vit e gjysmë, Ibishi bën me dije se tashmë është krijuar infrastruktura ligjore dhe çështjet e tjera që lidhen me krijimin e kësaj njësie e cila do të jetë në kuadër të Policisë së Kosovës, por që do të veprojë në fushën e aeroportit Adem Jashari.
Jo vetëm sivjet, por unë mendoj se kjo do të ndodhë shumë shpejt dhe sipas mendimit tim nuk duhet të kalojë as muaji dhe menjëherë pas asaj pëson një rrugë e trasuar, një gatishmëri e shteteve për të rilicencuar pilotët, ka thënë Ibishi, shkruan Zëri.
Ndonëse deri më tani nuk ka pasur kosto financiare, krijimi i kësaj njësie Ibishi paralajmëron se tash e tutje do të ketë kosto pavarësisht gatishmërisë së shumë shteteve për të ndihmuar qoftë në shkollimin e pilotëve të rinj, qoftë në dhurimin e helikopterëve në formë të donacioneve.
Për vitin tjetër në kuadër të buxhetit janë ndarë 13 milionë euro dhe me këtë buxhet parashihen që të blihen dy helikopterët e parë që do të ndihmojnë dukshëm në zvogëlimin e tragjedive dhe katastrofave në vend, thotë Ibishi.
Këtë vit është paraparë aktivitete të ndryshme parapërgatitore, rregullimi i zyrave, pajisjeve të ndryshme, pagave të stafit, e gjëra të tjera, është një kosto e vogël për këtë, ndërsa vitin që vjen ne llogarisim që ti blejmë dy helikopterë të lehtë që çmimi i tyre varet se me çfarë pajisjesh shtesë merret dhje kjo mund të variron dukshëm, thotë ai.
Rezultati i deritashëm, sipas tij, është arritur falë punës së grupit punues që kanë punuar në mënyrë vullnetare e që është udhëhequr nga piloti i parë shqiptar Ali Aliu. Grupi i udhëhequr nga ky i fundit, por edhe katër persona të tjerë dy nga të cilët pilotë e dy të tjerë staf teknik pritet që të jetë stafi i parë zyrtar i Njësisë së Helikopterëve të Kosovës.
Ky staf pritet që të zyrtarizohet nga kryeministri Hashim Thaçi në mënyrë që me fillimin e vitit tjetër të nisë blerja e helikopterëve të parë. Helikopterët e tjerë, sipas Ibishit, ka gjasë që në Kosovë të sillen si donacione dhe për këtë ai ka thënë se kanë mbështetje të madhe nga Sllovenia e Turqia.
Me shtetin turk, sipas zëvendësministrit, janë shumë pranë nënshkrimit të një memorandumi, sipas të cilit, dhjetë pilotë të rinj do të studiojnë në Turqi për pesë vite, në mënyrë që më pas të vijnë e të shërbejnë në Kosovë.
Por, në tërësi, sipas tij, Kosova aktualisht ka gjithsej 62 ekspertë të aeronautikës që nuk janë vetëm pilotë por edhe inxhinierë teknikë e staf tjetër që shërbejnë për veprimtarinë e helikopterëve dhe manovrimin e tyre në terrene ku mjetet tokësore e kanë të pamundshme veprimin.
Helikopterët që pritet të blihen për nevojat e Kosovës, sipas Ibishit, do të ndihmojnë në kontrollimin më të mirë të vijës kufitare, në luftimin më të lehtë të krimit të organizuar e madje edhe në rastet më të rënda në evitimin e katastrofave nga zjarri e të tjera të ngjashme


wien01.10.2012/22:48
jo nese ju jep dikush helikoptera populli veq ne ajr ka mej pa e mej shfrytzu kta milionerat e parlamentit te kosoves edhe qeveritaret

i drejti01.10.2012/22:16
xeni eshte fjala per pilotin e pare shqiptar nga kosova dhe e jo ne pergjithesi , ali aliu eshte afer 64 vjeqar , s eas une nuk pasna ndegju per ate zija kryezun

mendori01.10.2012/14:25
kemi nevoj per helikoter qe ti ndihmojm popullit ne gjitha menyrat shum na duhen por ma shpejt me realizue...

s gashi 01.10.2012/14:05
aferim

Xhevdeti01.10.2012/13:57
Heret eshte dashur te mendohet dhe ti kushtohet rendesi ushteris se Kosoves.Perqendrimi i Qeverise se Kosoves ishte pasurimi,blerje veturash,shetitje neper bote vete i 51,ngrenja e drekave dhe darkave vend e pavend,kurse tani na bie ndermend blerja e nje helikopteri per fikje zjarresh,kurse shtetet fqinje paisen me armatim te leht dhe te rend me aeroplan armbajtes perher rrezik potencial per Kosoven.

Xeni01.10.2012/13:30
Ali Aliu pilot i parë shqipëtarë !!!???
Nga m'biu ky tani, kur dihet se në vitin 1916 ka kryer Akademinë Ushtarake për Aviacion Zija Kryeziu, që supozohet të jetë piloti i parë shqipëtarë.
Çfarë gjenerate duhet të jetë ky farë Ali Aliu, që emërtohet si piloti i parë shqipëtarë!?

Ramadan Kovaci01.10.2012/12:40
Eshte vec kohe qe Kosova te ket polici dhe njisi te tjera te mbrojtejs me armatim te duhur...

shemsi gashi01.10.2012/12:36
Duhet ti gëzohemi aktivizimit të helikoptereve në qiellin e Republikës së Kosovës dhe duhet t'i mbrojmë ata nga Çdo gjë e keqe,sepse është kenaqesi kur ata fluturojne nen qiellin e shtetit tonë.Sa me shumë helikoptera sepse ata janë të pazevendesueshem.Urime edhe për suksese tjera ne shtetin tonë!

berishaat01.10.2012/11:44
i duhet kosoves te ket helikopter

Pyetisi01.10.2012/11:39
Athua kush do te perfitoi nga realizimi i tendereve per blerjen e helikoptereve ? Dihet ...






Pz01.10.2012/23:15
qudi nuk e pash asnje koment kunder turqis..kur ju ndihmojne mire te qenka...