Almhofer: Sistemi zgjedhor i Kosovës me potencial për manipulime

Artikujt tjerė
- LDK-ja nuk do ti votojë disa projektligje të Qeverisë
- Referendumi për bisedimet nuk mund të organizohet pa ligj
- Thaçi, Mustafa, Pacolli, prapë bashkë?
- Enver Sekiraça mund të bëhet dëshmitar bashkëpunues
- Thaçi planifikon takimin e liderëve për dialogun
- Rreth 14 për qind e bruto prodhimit të vendit, nga remitencat
- LDD rrezikon të mos certifikohet për shkak të borxhit
- Kryeministri Thaçi uron studentët dhe mësimdhënësit universitarë
- Kosova, javën e ardhshme në rend dite të ministrave të NATO-s
- Presidentja Jahjaga uron për fillimin e vitit të ri akademik
Prishtinë, 1 tetor Mundësia që një votues të votojë për disa kandidatë brenda një partie politike ka shkaktuar vështirësi në numërimin e votave dhe shpalljen e shpejtë të rezultateve të zgjedhjeve. Sipas shefit në ikje të misionit të OSBE-së në Kosovë, Werner Almhofer, një sistem i tillë ka krijuar edhe gara brenda vetë partive, dhe potencial për mashtrime e manipulime. Njeriu që ka udhëhequr misionin e OSBE-së për katër vjet, ambasadori Werner Almhofer, në një intervistë për Kohën Ditore, ka folur për nivelin e demokracisë në Kosovë, për punën e institucioneve, për shoqërinë civile dhe median.
Diplomati, që tash do të punojë në Ministrinë e Jashtme të Austrisë, ka kërkuar nga shoqëria kosovare që t`i mbikëqyrë qeveritë dhe të vlerësojë suksesin e tyre me anë të Raportit të Progresit.
Unë pres që shoqëria të shtyjë qeveritë të bëjnë sa më shumë në çështjen e integrimit, unë shpresoj që edhe shoqëria kosovare do të jetë e vendosur dhe të shtyjë përpara perspektivën evropiane, ka thënë Almhofer.
I pyetur ndër të tjera se si e vlerëson funksionimin e institucioneve dhe a ka Kosova institucione plotësisht funksionale, Almhofer është përgjigjur se raportet tona fatkeqësisht nuk thonë po ose jo, por janë pak më të gjata dhe fatkeqësisht nuk flasin për të gjitha institucionet, por për secilën veç e veç. Pra nuk kemi gjithëpërfshirje. Kemi raporte më të sofistikuara siç e kishim atë për sistemin e drejtësisë në Kosovë ku kemi raportuar të gjitha elementet që funksionojnë, por edhe që po ngecin në gjyqësinë e Kosovës. Ajo që mund të japim si konstatim të përgjithshëm është se baza ligjore për të pasur institucione funksionale është në vend. Por vërehet mungesa në disa fusha të administratës, e cila do ta kthente këtë bazë ligjore në punë të përditshme. Ka edhe mungesë fondesh për të dërguar deri në fund këtë bazë, pastaj nëse i shohim të gjitha komunat ka disa nga to ku ka mungesë personeli, dhe në disa të tjera personeli nuk është i kualifikuar (intervista e plotë sot në Kohën Ditore).


zylfikliju01.10.2012/10:11
PER GJITHQKA QEVERIJA PAT PARE. E BILE EDHE SHERRI I ZGJEDHJEVE PO I BAJN HARAM PARET E SHTETIT. VETEM E VETEM ME ARSYE SE NUK KA PARE PER ME I MODERNIZUE ZGJEDHJET ME SISTEME KOMPJUTERIKE. SE KTA QEVERITART E TON MIR E DIN SE SA KAN QEN NE ZVICER KU KA PAS KOMPJUTERA NUK KAN MUJT ME BA MANIPULIME E MOS TE THEM ME VJEDHE.








Rahmani01.10.2012/23:51
Jo keq, po shum keq! Te gjith funlcionaret e UNMIK, KVOR, OSB, EULEX, ISOs diteve te fundit, para se me u largu po na tregojne si i kemi punet me zgjedhje,drejtesi e tj. e une i kisha pyetur,cka kan ba gjat mandatit te tyre per ti ndryshu gjerat,per tu ba ma mire?
Autorizimet i kan,perse nuk i kan perdor, nuk i kan shfrytezu?