• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Qeveria e sheh të panevojshëm referendumin për dialogun

Publikuar: 01.10.2012 - 09:00

Prishtinë, 1 tetor – Qeveria e Kosovës nuk e sheh të nevojshme që të pyesë popullin se a duhet të bëhet dialog politik me Serbinë. Por sikur ajo nuk po gjykojnë subjektet në opozitë dhe analistët politikë. Sipas tyre, për dialogun politik me Serbinë duhet që të bëhet referendum.

Këto vlerësime janë dhënë të dielën, një ditë pasi kryetari i partisë më të madhe në opozitë, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se për dialog politik me Serbinë duhet pyetur populli.

Mirëpo zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, e ka vlerësuar propozimin e kryetarit të LDK-së ide të pamenduar mirë dhe shumë populiste. “Nuk ka arsye politike për referendum: askush s’po do që të bëjë zgjidhje jashtë Kushtetutës e jashtë asaj që e ka paraparë Kuvendi i Kosovës që të qitet në referendum. Referendumi bëhet nëse është ndonjë marrëveshje më shumë se Kushtetuta e më pak se pavarësia”, ka thënë Kuçi. “Por nëse çdo marrëveshje në kuadër të Kushtetutës e ruan sovranitetin e vendit atëherë s’ka nevojë që të qitet në referendum”.

Arsyetimin pse duhet që të bëhet referendum për dialogun politik me Serbinë, Mustafa e kishte bazuar në atë se me Serbinë tashmë janë të mbyllura të gjitha bisedat. “Në qoftë se hyhet në biseda të reja, përgjigjja (e popullit v.j.) duhet të merret përmes referendumit, sepse nuk shoh më asnjë arsye që të rihapen bisedat me një shtet, me të cilin ne i kemi mbyllur bisedat dhe që të shtrohet çështja e rregullimit të Kosovës, në qoftë se ajo është përfunduar njëherë”, ka thënë Mustafa. “Tani për tani problemi është që kurrkush nuk po tregon se për çfarë do të bisedohet, ndërsa kemi deklarata shumë të rënda, se bisedat do të shkaktojnë vendime të rënda, edhe për Kosovën e edhe për Serbinë. Unë nuk jam ithtar i asaj që LDK-ja të jetë pjesë e atyre vendimeve të rënda”.

Ideja për organizimin e referendumit ka gjetur mbështetje te subjekti i dytë më i madh në opozitë, lëvizja “Vetëvendosje”.

Deputeti i “Vetëvendosjes”, Glauk Konjufca, ka thënë se jo vetëm për dialogun politik me Serbinë, por edhe për shumë çështje të tjera ekziston nevoja e mbajtjes së referendumit.  “Do të ishte shumë e drejtë që jo vetëm çështja e negociatave të nxirrej në referendum, por ne qysh moti kemi kërkuar që edhe Kushtetuta të nxirrej në referendum, çështja e bashkimit kombëtar, ajo e pasurisë publike, mirëpo së pari duhet bërë ligjin për referendum, sepse nuk e kemi fare atë”, ka thënë Konjufca.

Konjufca ka thënë se Kosova nuk duhet që të dialogojë me Serbinë pa i plotësuar kjo e fundit pesë kushte. “Ne mendojmë që me Serbinë nuk mund të ketë kurrfarë normalizimi të marrëdhënieve, siç po thuhet, pa i plotësuar Serbia tri kushte elementare me Kosovën. Kjo do të thotë se pa ndryshuar Serbia nuk mund të normalizohen këto marrëdhënie”, ka thënë ai. “Këto pesë kushte që duhet të plotësohen janë: njohja e Kosovës nga ana e Serbisë, ndryshimi i kushtetutës së Serbisë e sidomos pikës së saj që e definon Kosovën si pjesë të Serbisë, pastaj kërkimfalja nga Serbia dhe kompensimi për dëmet e luftës që na i ka bërë, si dhe një veprim konkret për tërheqjen e strukturave kriminale të saj në Kosovë, si dhe heqja e shtypjes ndaj popullit shqiptar në Luginë të Preshevës”.

Në favor të referendumit për dialog me Serbinë janë deklaruar edhe analistët politikë.

Katër ditë më parë, shefja e  Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, ka deklaruar në New York se para Prishtinës dhe Beogradit ndodhen vendime të rënda.

Ashton pritet të jetë ajo që do ta ndërmjetësojë dialogun politik, i cili është paralajmëruar të zhvillohet ndërmjet delegacioneve që do të drejtohen nga kryeministrat e të dyja vendeve (gjerësisht në “Kohën Ditore”).





 

Komente (12)

Viti02.10.2012/07:44

Si mos ta sheh qeveria te panevojshem refrendumin, perderisa e di mire se cili do te jete rezultati i tij. Pernrdyshe, qellimiet e Serbise kjo qeveri i arrin pa referendum!!!

Ramadan Retkoceri02.10.2012/07:25

Referendumi osht shum i nevojshum populli dot deklarohet e jo me leju kit Qeveri me vendos per qështje të mdha siq osht kjo per bisedimet me Serrbin të gjitha Vendimet që i ka marr kjo Qeveri në krye me Hashim THaqin kan qen të Domshme per Kosovenë si per bisedime si per Privatizim e tjera kan qen të Domshme per Kosovenë dhe per SHqiptarët.

naser02.10.2012/00:41

referendum gjith qysh se nuk munet hasha me shoqni me ba qat don ne kosovse qe 3 vite asht me srbin ka ba pazarlluqe per kosoven e hashes si ka mungu asnjue familjar prej shkive

wiena01.10.2012/22:40

po nuk esht i nevojshem se ju del berllogu qe kan ba me dal ne referndum e mos me ju dal kunder e referndum u desht ma heret se nuk eshte kosova veq e ktyre polarve se i kan kajt nanen kosoves

enver01.10.2012/21:33

oooooo popull Serbia gjysen e punes apo ma mire me thane themelin ja ka qit kesaj pune me FUSNOTE dhe ate me nenshkrimin e kryeministrit "tone". Kjo ka qene pjesa e pare e bisedimeve. Tani ne pjesen e dyte eshte shume e relaksuar, cka mundet me nxjerre ma shume. Per periudhen e ardhshme 30-50 vjeqare e me Fusnote e ka e kemi prolongu statusin e Kosoves konzervu.

enveri01.10.2012/21:04

oooooo popull Serbia gjysen e punes apo ma mire me thane themelin ja ka qit kesaj pune me FUSNOTE dhe ate me nenshkrimin e kryeministrit "tone". Kjo ka qene pjesa e pare e bisedimeve. Tani ne pjesen e dyte eshte shume e relaksuar, cka mundet me nxjerre ma shume. Per periudhen e ardhshme 30-50 vjeqare e me Fusnote e ka e kemi prolongu statusin e Kosoves konzervu.

hudra01.10.2012/14:41

E un e shoh krejt te panevojshem dialogun
me armikun patologjik qe nat e dit perbehet qe kurr nuk do ta njoh shtetin e Kosoves,pra si mund te bisedohet me dikend
qe nuk te njeh fare dhe qe zotohet qe vetem po e pret momentin politik per te
provuar prap per te te zhdukur.
Ne vend te kesaj zgjidhja dihet Kosova duhet ta formoj dhe ta mbaj nji ushtri te fort bile shum te fort e atehere serbet vet do te kerkonin bisedime,e keshtu kur as "macen prej persheshi"nuk
mund ta trembim gjithkush luan me ne.

kamer atashiozanë01.10.2012/14:14

nuk jam kundër referendumit që po kërkohet nga Kunufca e Mustafao pozita por mendoj që këto këkesa do t'i parashtroi edhe delegacioni i Kosovës,ndërsa ju komentues të nderuar apo e kuptoni kush ka qenë Isa Mustafa dhe G.Konjufca...

Xhevdeti01.10.2012/10:41

Qeverija nuk e deshiron referendumin e aq me teper Kryeministri i cili e anashkalon Parlamentin,popullin dhe interesin e Kosoves.I prirur qe tia fute nga bashkesia nderkombetare nje futnote tjeter, veti popullit dhe Kosoves.Vall cka do te fiton Hasha ne keto bisedime futkotizmi me Serbine.

Shaip shala01.10.2012/10:41

Jam edhe une per referendum por druaj se jo eventuale te popullit per bisedime, do te kete efektin domino edhe ashtu per shtetin tone me mjaft telashe. jo bisedimeve do te zemeroj tej mase faktorin nderkombetar si ndermjetsues.Kryesorja do te jete hartimi i nje platforme per bisedime, ku pika e pare do te jete largimi i strukturave paralele nga veriu, te cilit do te jene gjithmone destabilizim i Kosoves.

fadil berisha01.10.2012/10:17

Po kta PDKja po dojn me na pajtue me shkije. Por une vertet edhe jam bindur se shkijet jan shum ma te mir sesa qeta shqiptart e kqinj. Por une mendoj se te mirt ia mujn te kqinjve nder shqiptar, dhe vet fakti se PDK ne zgjedhje vazhdimisht jan pakic mirpo me ndihmen e 25 vendeve rezerv ne parlament gjdoher i kan ba sherre shtetit te Kosoves. Bile tash po dojn me i shtue edhe 10 vende tash per serbet e veriut se 25 nuk do tju dalin. Derisa ne parlament te serbis me zor vetem nji karig per shqiptar. Edhe ajo seriozisht e rrezikueme.

Shartari 01.10.2012/09:19

Jo more qfar referendumi! Jam i sigurt qe poplli sdon bisedime me serbine, e ashtu po i bjen keq Hashkut e PDKse qe e kan dhen betimin per Serbin se do te bej qka eshte e seshte e mundur per ta.
Po te ishte pyet poplli nuk di te kishte far pazaresh me Serbine, vetem shihni qka kan ber shkiet gjat Luftes ne popllin tone, Hashko si ka par ato si me komandaat e vet kan nejt ne Shiperi e si ka par ato krime as si ka perjetue, perkundrazi vet i ben sot ne popull. Siq e kendohej nji keng folklorike per Kosoven ku thuhej, ,,Qka te la mangu Kosove Turqija, rrafsh dy fish ta plotsoj Serbija,,.
E njejta sot qka la mangu Serbija rrafsh dy fish pe ploteson PDK partija

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 28°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell