• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

SHBA-ja porosit Serbinë: Raportet me Kosovën, kyçe

Publikuar: 29.09.2012 - 13:07

Washington, 29 shtator – Ndihmës/sekretari i Departamentit të Shtetit, Philip Gordon deklaroi se SHBA-ja përkrah gatishmërinë e qeverisë së se në Beograd për vazhdim të dialogut me Prishtinën në nivel të lartë politik dhe vlerësoi se marrëdhëniet me Kosovën janë kyçe për eurointegrimet e Serbisë.

SHBA-ja përshëndet gatishmërinë e qeverisë së re në Beograd për të vazhduar dialogun me Prishtinën dhe për të zbatuar marrëveshjet e arritura më parë nga qeveria paraprake, deklaroi Gordon, transmeton Zëri i Amerikës.

Ballkani ishte një nga temat me rëndësi gjatë aktiviteteve diplomatike të zyrtarëve amerikanë në margjinat e sesionit të 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke përfshirë edhe takimet me liderë të shumtë ballanikë dhe partnerët evropianë, tha në konferencë për gazetarë ndihmës/sekretari Gordon.

“Kemi përsëritur disa herë që Evropa nuk mund të jetë integrale derisa të mos përfundojë edhe integrimi i Ballkanit Perëndimor dhe ne fuqimisht përkrahim këtë cak. Ky ishte aspekt kyç edhe i bisedimeve që sekretarja e shtetit, Hillary Clinton pati në bisedë me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Catherine Ashton. Pjesë kyçe e kësaj është edhe përkrahja jonë e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe dialogut”, tha Gordon.

“Zbatimi marrëveshjeve të arritura është ajo që tash presim nga qeveria serbe, të cilën e thërrasim që të punojë me ne dhe me Bashkimin Evropian për sa i përket raporteve me Kosovën, gjë që është kyçe për rrugën e të dy vendeve drejt BE-së”, tha pastaj ai.

Mirëpo, për të arritur përparim është e domosdoshme të tejkalohen dallimet e dukshme sa i përket veriut të Kosovës, porositi zyrtari i lartë amerikan, duke theksuar që Amerika mbështet fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Besojmë që qeveria e Kosovës është e përkushtuar në respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe ato të serbëve në veri, të objekteve kulturore e fetare serbe dhe një nivel të rëndësishëm të vetëqeverisjes së serbëve që jetojnë në Kosovë. Edhe për rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE është e domosdoshme që kjo të pranohet”, porositi Gordon qeveritarët serbë. 

Komente (1)

Xhevdeti29.09.2012/15:04

Ne cilin shtet ne Bote veteqeverisin pakicat,ne cdo shtet ne Bote pakicat integrohen si dhe i neshtrohen ligjeve te ati shteti duke e konsideriar si bashkjetuaes me te drejta te barabarta kjo vlene edhe per pakicat serbe ne Republiken e Kosoves.

1000  Karaktere
Prishtinė 28°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 28°CI kthjellėt
Shkup 31°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell