• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 207 *** 22:20    Cosmo *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Giffoni: Duhen reforma dhe dialog

Publikuar: 29.09.2012 - 08:57

Prishtinë, 29 shtator – Ambasadori italian në Kosovë Michael Giffoni ka kërkuar nga institucionet dhe shoqëria kosovare që të vazhdojnë reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian dhe të përdorin dialogun si mundësi për të rivitaliizuar legjitimitetin e Kosovës. Sipas përfaqësuesit të Italisë në Kosovë, vetëm në këtë mënyrë, Kosova dhe rajoni mund t`i afrohen BE-së. “Ju duhen reforma, reforma dhe dialog”, ka thënë Giffoni në një intervistë për “:Kohën Ditore”. Sipas tij, askush nuk ka arsye që të frikësohet nga dialogu, sepse një proces i tillë ndodh për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe jo për të rënduar atë.

Ambasadori italian i ka ftuar liderët e rajonit dhe të Kosovës që t`u përkushtohen seriozisht reformave që afrojnë kah BE-ja, pasi që, sipas tij, bota ka ndryshuar dhe unioni i 27 shteteve nuk do t`i kryejë më punët e tyre.

Giffoni flet edhe për mundësinë e ballkanizmit të Evropës pas krizës dhe zhvillimeve të fundit, ndërkaq që ka kërkuar nga shoqëria kosovare që temë kryesore të diskutimit ta kenë integrimin.

Intervistën të plot mund ta lexon sot në”Koha Ditore” 

Komente (1)

XHEVDETI29.09.2012/14:05

Ende i painformuar opinioni me keto reforma dialogu me kasapet e Ballkanit.

1000  Karaktere
Prishtinė 30°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 30°CI kthjellėt
Shkup 32°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup35°CMe diell