Takim i Hoxhajt me shefin e Diplomacisë së Bahamës

Artikujt tjerė
- Takim i Hoxhajt me shefin e Diplomacisë së Bahamës
- Vazhdon Misioni Tregtar i Kosovës në SHBA
- USAID mbështet drejtën në Kosovë
- Qeveria ka proceduar në Kuvend 61 projektligje
- Farmacistët kërkojnë më shumë përkrahje
- Kredi zhvillimore e SHBA për Kosovën
- Hoxhaj kërkon njohjen e Kosovës nga Singapori
- Në pikat kufitare me Serbinë vetëm simbolet e BE-së
- Kuçi kërkon mbështetjen e Irlandës për integrim në BE
- Përkrahet nisma për hartimin e ligjit për para e tetrapelgjikët
New York, 26 shtator 2012 Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në New York, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Bahamës, Frederick A. Mitchell.Gjatë bisedës, Ministri Hoxhaj tha se Kosova dhe Bahama ndajnë vlera të përbashkëta të përpjekjeve për liri dhe demokraci.
Hoxhaj po ashtu e ka informuar homologun Mitchell për progresin e madh që është arritur në Kosovë në procesin e ndërtimit dhe konsolidimit të gjithanshëm të shtetësisë, pas shpalljes së pavarësisë.
Në anën tjetër, Ministri i Punëve të Jashtme të Bahamës, Frederick A. Mitchell shprehu simpatinë e shtetit të tij për pavarësinë e Kosovës, duke theksuar se Bahama do të jetë përkrah shtetit të Kosovës.







