Vazhdon Misioni Tregtar i Kosovës në SHBA

Artikujt tjerė
- Vazhdon Misioni Tregtar i Kosovës në SHBA
- USAID mbështet drejtën në Kosovë
- Qeveria ka proceduar në Kuvend 61 projektligje
- Farmacistët kërkojnë më shumë përkrahje
- Kredi zhvillimore e SHBA për Kosovën
- Hoxhaj kërkon njohjen e Kosovës nga Singapori
- Në pikat kufitare me Serbinë vetëm simbolet e BE-së
- Kuçi kërkon mbështetjen e Irlandës për integrim në BE
- Përkrahet nisma për hartimin e ligjit për para e tetrapelgjikët
- Kuçi: Kosova e gatshme për dialog politik
Washington, 26 shtator- Në kuadër të vizitës së saj në SHBA, zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari-Lila me bashkëpunëtorët e saj ka mbajtur një varg takimesh me përfaqësues të institutcioneve të administratës së SHBA-ve si dhe zyrtarë të Bankës Botërore dhe IFC-së (Bashkëpunimi Financiar Ndërkombëtar)Gjatë takimi të saj me Mathew Murray, zv. Ndihmës Sekretari i Tregtisë, Kusari Lila ka diskutuar lidhur me mundësitë e avancimit të raporteve tregtare ndërmjet dy vendeve, posaçërisht në drejtim të ngritjes së eksporteve kosovare. Murrey ka prezantuar disa programe konkrete që kanë të bëjnë me stimulimin e eksporteve kosovare në SHBA dhe me promovimin e investimeve amerikane në Kosovë.
Kusari-Lila është takuar me z. Todd Schwartz, zëvendëspërfaqësuesin special për çështje tregtare dhe ekonomike në Departamentin e shtetit, me të cilin është diskutuar në mënyrë të veçantë rreth përvojave të Departamentit të shtetit në promovimin e ndërmarrësisë dhe krijim e rrjeteve të inovacionit me qëllim të përkrahjes së ndërmarrësve e posaçërisht femrave në ndërmarrësi. Në këtë takim Kusari-Lila prezantoi iniciativën e MTI për krijimin e Asociacionit Kosovar të Grave në Biznes dhe Ndërmarrësi me qëllim të nxitjes dhe përkrahjes së grave ndërmarrëse në Kosovë. Z. Schwartz e përshëndeti një iniciativë të tillë dhe ofroi përkrahjen e Departamentit të Shtetit në themelimin dhe forcimin e këtij asociacioni.
Ministrja e MTI Kusari-Lila është takuar edhe me udhëheqësin e njësisë për reforma në ambientin e biznesit në kuadër të IFC-së, Najy Benhassine me të cilin ka diskutuar lidhur me reformat e ndërmarra nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në përmirësimin e ambientit të biznesit në Kosovë.





