USAID mbështet drejtën në Kosovë

Artikujt tjerė
- USAID mbështet drejtën në Kosovë
- Qeveria ka proceduar në Kuvend 61 projektligje
- Farmacistët kërkojnë më shumë përkrahje
- Kredi zhvillimore e SHBA për Kosovën
- Hoxhaj kërkon njohjen e Kosovës nga Singapori
- Në pikat kufitare me Serbinë vetëm simbolet e BE-së
- Kuçi kërkon mbështetjen e Irlandës për integrim në BE
- Përkrahet nisma për hartimin e ligjit për para e tetrapelgjikët
- Kuçi: Kosova e gatshme për dialog politik
- Jahjaga në pritjen tradicionale të presidentit Obama
Prishtinë, 26 shtator Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Drejtoreshën e re të USAID në Kosovë, Maureen Shauket, të cilën e ka uruar për pozitën e re dhe i ka ofrua bashkëpunim të plotë në realizimin e projekteve të përbashkëta.Ky takim u vlerësuar i rëndësishëm pasi, siç u tha po zhvillohet në kohën kur USAID-i po planifikon strategjinë mbështetëse për 5 vitet e ardhshme, ndërsa u bisedua për projektet e ardhshme dhe ato të tanishmet të USAID-it në Kosovë, me çrast Ministri Kuçi ka shprehur falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të USAID-it në sektorin e sundimit të ligjit dhe në fushat tjera të drejtësisë, sidomos për ndihmën që po ofron për gjyqësorin dhe për departamentet e Ministrisë së Drejtësisë.
Ministri Kuçi ka paraqitur në detale prioritetet dhe planet e tij për projektet e mundshme të përbashkëta në të ardhmen, ku ka specifikuar projektet për të drejtat pronësore, konfliktin e ligjeve, transparencën e gjyqësorit dhe bashkëpunimin në definimin e agjendës legjislative, për shumë vite me radhë.
Në takim po ashtu u tha se USAID do të vazhdojë të mbështes Kosovën në përgjithësi, në veçanti në fushën e sundimit të ligjit.








