• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Krasniqi paralajmëron mundësinë e largimit nga PDK

Publikuar: 26.09.2012 - 08:33

Prishtinë, 25 shtator  - Kryeministri Thaçi ka gabuar me deklarimet e tij PRO bisedimeve politike. Kështu ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, në Rubikon të KTV-së. Ai, duke folur për situatën në partinë e tij, nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga partia, nëse reformat nuk ndodhin. Por, në ndërkohë edhe mund të kandidojë vetë për kreun e partisë. Gjithashtu, ka kërkuar edhe deklarim të Kryeministri Thaçi, pas skandaleve të Grandit dhe aferave të tjera të kabinetit të tij.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Krasniqi, e paralajmëron mundësinë e largimit nga partia e tij.

Njëherësh kryetari i Kuvendit, në emisionin e parë për këtë sezon të Rubikonit, ka thënë se ndryshimet në partinë e tij, sidomos në rritjen e demokracisë së brendshme, janë të lidhura ngushtë me qëndrimin e tij në parti.

Krasniqi ka thënë se në PDK, ka deputetë që janë me vota të vjedhura, e që kanë ardhur në parti, pa konsultime me kryesinë e partisë.

Në varësi të rrethanave, i pari i legjislativit, ka thënë se mund të jetë kandidat për pozitën e të parit të partisë.

Për aferën e “Grandit”, Krasniqi, ka thënë se shefi i qeverisë, duhet të thyej heshtjen dhe të flas për këtë punë, pasi që në kabinet, ka njerëz që sipas tij, janë marrë me krim të organizuar.

Edhe për procesin e privatizimit, duhet bërë një bilanc i deritanishëm, pasi nuk mund të shiten asetet e mbetura të Kosovës, me këtë klimë, ka shtuar Krasniqi.

Deklaratat pro dialogut politik nga kryeministri Thaçi, kryetari i Kuvendit, tha se janë të gabuara.

 

Komente (47)

Gjoni27.09.2012/00:39

O plako ti mu largu edhe drejt ne pension se tu ka lodh truni

kameriLozanër27.09.2012/00:32

çuditem,si është e mundur të njjtit kom.pas një deklarate të kryeparl.Krasniqi,para një viti e kanë denoncuar vilen e tij si më luksoze në krejt Kosovë,e tani...

patrioti me zemer te thyer26.09.2012/23:00

Thaqi nuk duhet te merret me njerze qe ende kane mentalitetin ballkanike por qe per inate dhe gjelozi jane gjhendje te shkaterrojne cdo gje.Me teper duhet te kete politikan qe kane kryer universitetet ne perendim dhe kane jetuar nje kohe atje, se tash te gjithe jane ngritur kunder Thaqit duke i mveshur te gjitha te kqijat qe te tjeret i kane bere si ... sjet mes ldks dhe aaks,pastaj hajnit dhe sabotimet e shumta nga te gjitha partit dhe edhe nga pdkja, korrupcioni dhe shume te kqija tjera e qe mundohen tja mveshin Thaqit akuza keto te njejta me serbin.Zoti Thaqi eshte i vtemi njeri qe po punon per KS dhe per kete e ka mbrojtjen dhe perkrahjen e USA,te gjitha vendet e EU dhe USA kane thene qindra here se ndarje dhe ndryshim te statusit nuk ka por bisedat per ceshtj teknike duhet te kete prandaj leni keto marrezira se askushe tjeter nuk kishe mundur ta udheheq KS me kete mencuri ,maturi dhe vendosmeri,

adnani26.09.2012/22:55

Me ngu keshilla nga disa nga komentuesit,Jakup Krasniqi ja kish majt kah Bllaca e jo ku mbrohet nderi i kombit.Kjo asht politik dhe politika asht ... .E ne koft se nuk pajtohet me politiken e Thaçit asht e drejt e tij me mendu ndryshe,sa e ka te drejt tregon koha.Ju mos jepni kshilla politikanve por ne qofte se nuk punojn denoni me JO vote

dugagjini26.09.2012/22:26

mire e ki o kupe se valla nuk durohet
me marre pozita te deputetit disa kullera te rrugeve e poste ministrore si memli kulleri e ai fare stavileci qe esht minister i bujqesis e ne fakt e urren katunarin e bujkun e petrit buzhala e shume te tjer eshte fyese per ata njerz qe e kan fitu voten e popullit dhe ajo vote u esht vjedh dhe hedhur atyre pa merite
. Edhe pse nuk jam simpatizant i pdk kesaj radhe nese ja don te miren kesaj partie beni reforma dhe zgjedhje te ndershme ne parti ose formo parti te re se e ke perkrahjen time

ibra26.09.2012/20:17

ehhh moree kup ty tka hup burrnia kur ka vdek rugova .sollna vike preji bruksellit edhe u perkulke para trupit te pa jet te zotit rugova
e ti moji qyqe ske pas ftyr as per sdekni mi dal perpare .po mem nigu mu rrin edhe derisa ti shitni edhe trepqen elektrokosoven e qa ku ka met mo nashta mundesh me vjedh edhe noji mil,uro

pdk jakupPDK26.09.2012/19:53

MOS U DOREZO BACI JAKUP SE EDHE NJANI KISH QEJF ME TE SHANTAZHU PO AI SHKOOOOI ME PUNE DIKA.
SKE THANE SE E LSHON PARTINE TEK E FUNDIT NESE KRITIKON SDON ME THANE ME SHKU. TI RRI SE SHUME MIRE JE, E TE TJERET LE TE ECIN PREJ ATY SE SE KANE VENDIN ASHTU KSHTU.

Zhuga 26.09.2012/14:13

Zoti Jakup Krasniqi Ju keni qen aktivist i devollshum i LPK PDK, Jue jau afruan ket post te Krytarit te Parlamenti te Republikes se Kosoves Krysia e PDK.Por ju kisha Kshilluar se nese fliteni per Partien e PDK ashteue ju po fliteni edhe per veten tuja se jue jeni nje nder Delegatet e parties Demokratikie te Kosoves.

vitia 26.09.2012/14:11

hec o jakup se boll ke vjedh dija per ner qetyne njerzve te pdk qe kan nga kan shti kuje sot dajm me ta pi se ki mu kan aty kryetar edhe burg dajm ske nejt i vogel je mu shty me thaqin aj ash politikan modern ti je politikan me dikatur sheklin 20

haxhi gashi26.09.2012/14:06

o ma mir ju bjen me kerkue azil ne Rusi apo te fidel castro se kush tjeter sju mbron nga te kqijat qe i bet vendit ton e atje mund ta bleni me pare mbrojtjen turp turp .......

jetoni 26.09.2012/14:04

e kjo eshte rrena tjeter e ketyre qlirimtarve

ademi26.09.2012/13:57

Githmon kur në hajni ndahet talli në mnyrë të pabarabart hajnat zihen në mes veti dhe hajnia zbulohet.Por z.Jakup Krasniqi duhet ta zbuloi hajnin në zyren e prokurorimit aty ku u vidhen dosjet e krimeve dhe u lajmrua se kinse asht vjedh pak drog e disa pare atëher do i besohet z.Krasniqit se qenka i paster dhe popullin do e bej që ti besoi dhe ta perkrah deri në pafundsi.

Vogoqinca26.09.2012/13:43

Jakup edhe pse nuk je kerkushi, me PDKsë je edhe shum ma i zi se kerkushi...

prizrenali26.09.2012/13:39

Shume zhurme per asgje.

katunari26.09.2012/13:15

Z. Jakupi,

po shifet se deklaratat e tua te para disa javeve, dhe qendrimi i juaj tregon se ju si duket do te krijoni nje parti te re, edhe po duket se kete do te e beni me Z. Limaj. Ju uroj ne kete iniciative.

Katunari

Liridoni26.09.2012/13:06

Rrespekt per Rubikonin qe ka arrit perms gazetarit shume te njohur me fute Kupen llugave. Kupa nuk hjek dore nga PDKja se cdo gje ne kete jete pasurin, shkollen e te gjitha te tjerat i ka bere permes partise se quajtur PDK Nese ky largohet as ne katun te tina nuk i flasin dhe as ne shkolle fillore ma nuk e lajn me punu! Keshtu qe harrojeni qe largohet Kupa nga PDK.

drenicaku26.09.2012/12:49

une dje e pasj emisjonin rubikon , edhe z.Jakup Krasniqi nuk tha qw do largohem nga partia po ai e beri ni shembul qe nese ne parti nuk shkojn gjerat mir une largohem , te gjith e bejn te njejten gje . Eshte njeri i drejt pa pik korrupsjoni dhe kesi njerze i duhen Kosoves .te lumt Jakup Krasniqi

emri 26.09.2012/12:14

bravo kup je i vendosur , dhe do te kesh edhe me shum suksese se ti edhe fatmir jeni ata qe e keni mbajt pdk deri tash

besim hyseni26.09.2012/11:21

ma mire kishte me qen me u largu sa ma pare nga kjo e keqe qe po i bajn vendit tan edhe tem. kerkush nuk besoj qe do te na vjen kjo dite ,nuk jeni tu e vjedh serrbin
po VENDIN TAN,SHPIJEN TANE,qe 14 vjet hala uji i trubullt ne ket shtet mafijoz,te mbysin edhe vin te vorri te qajn, ani ani se i ka plas zemra ksaj nane kosov. nuk ka met tjeter jo veq pushken me kap me luftu vllau me vllan

shevernazi26.09.2012/10:58

Mos kqyrni ne fund me ia lan vetem Hashimit kamt e arushes, se ai me ndihmen e juaj e ka damtue shum popullin shqiptar, dhe shum njerez i ka saktue tuj qit ne rrug dhe tuj lan pa buk per me ju dhan disa kategorive te tjera te cilave ju takoni edhe ju. Dikush asnji cent derisa dikush rritje pagash ne vazhdimsi. Mirpo, poqese vlen thanja popullore se zullumi prej se trashit kputet, atehere une Hashimit i deshiroj rrug te mbar.

shefqeti shtime26.09.2012/10:45

z.Krasniqi nga ajo qe une marre veshe ne politike, po ta them sinqerisht se jeni vonuar pak bile bile munde te them se ndashi me ju met edhe pak burreni mos e qoni shum gjat. Nuk jeni ju kategori e Berat Buzhales.ju z. Krasniqi e ju z. Lima keni tregu gjithemon nje demokraci se paku siperfaqesore dhe ju garantoj qe keni me mbet me emer te mire tan jeten Suksese z.Krasniqi e z. Limaj

Murtez Xhemajli26.09.2012/10:20

E ndegjova me vemendje deklaraten e z.Krasniqi dhe pajtohem me te për shumë gjëra dhe jam i sigurt që ai ja do të mirën së pari Shqiptaris e mandej edhe shtetit te vetë dhe mandej edhe partis nga e cila vjen, por e kisha sygjeruar që mosë me u ngut por tani është koha që të fillon ajo reforma që po flitet në mbrendësi të PDKsë dhe pasë mbledhjes së kryesis ditë më parë është dhanë një mendim i mirë dhe ata duhet me u ulë dhe me i bisedue të gjitha ndodhit që kan ndodhur si në PDKsë si në Qeveri sepse mu PDKsë e udheheq ate dhe masë analizave dhe raportit të berë atëhere te thirret keshilli i përgjithshem i partis dhe aty te diskutohet mirë e mirë dhe ne menyr demokratike pa u nxehur gjakerat dhe mandej te bihen një mori vendimesh te rëndësishme si per PDKsë që duhet me fillue një reformim i përgjithshem dhe duke analizuar të gjitha qështjet dhe pastaj te fillohet më zgjedhjet së pari në teren ne Nendeget e pastaj me Deget e Partis dhe pasë një kohe që do caktohet të thirret edhe Kongresi i Partis dhe aty te bihen shumë vendime të forta për Partin dhe për udheheqejen e shtetit dhe të bahet zgjedhja e keshillit të pergjithshëm ,kryesisë, dhe normal kryetarin e Partisë që do delë nga një votim demokratik dhe njeri i vlerave. Aty mandej duhet me bisedue edhe për kualicionin e tanishem dhe pasojat dhe te mirat e te keqijat qe janë berë dhe mandej te mirret edhe një qendrim ne lidhje me kualicionin e mundshem masë zgjedhjeve të reja Parlamentare. Mendoi që baca Kupë ka qenë gjithnjë në nivel të lartë të pergjegjësis dhe ka kontribue shumë për shtetin që ku është sotë dhe mendoi une ai meriton me qenë në qdo postë shtetror sepse ai me punën dhe angazhimin e vetë e ka treguar ate prandaj i uroi së pari shendet e pastaj edhe punë të mbar e suksese dhe e kisha sygjeruar që mosë te ngutet me vendime vetiake por me konsulta e bisedime me ata që ka qenë deri me tani i lidhur te vazhdon dhe ska alternativ tjeter posë fitoreve dhe shkuarjeve para, ai i duhet PDKsë dhe shtetit të Kosovës dhe jamë i bindur që ai do mbetet aty dhe me bisedime e marrëveshje do te tejkalojn tana problemet që kanë.

buldozheri26.09.2012/10:10

katastrofa e katastrofave ishe,je dhe ke per te qen qdo het.jeni pasuru nga hiq gje me te tjeret e tani kishe po largohem.kadal beg se ka hendek.keq keni mu ngul.

zana zana 26.09.2012/09:54

ku ke ti deri tash von te paska dal gjumi o i shkret mosi vjedhet boll mosi e ndat kosoven tash po ik jo jo rri rri se edhe ti je i fliqur si shoket e tu

Naimi26.09.2012/09:46

Me sa po shifet Kupa dhe Komandant Çeliku di ta krijojnë një Parti të re.

nazifi26.09.2012/09:31

kupa i duhet pdk por ma shum i duhet kosoves

beni obiliq26.09.2012/09:28

E sho qe ke komente te teperta z.Krasniqi por nese nuk behem i tepert do e jap edhe un nje por te shkurter.
z.Krasniqi nuk mjafton vetem te dalesh nga partia qe ti i kontribove qe 13 vite vetem te keqes permes kesaj Partie dhe asnjeher nuk ishe ne gjendje ta shofesh se je ne gabim vetem kur ty tu rrezikua pozita keshtu qe te njejtin koment ja kam shkrua edhe koleges te juaj z.Limaj eshte von dhe krejt von u kall bishti u kall dynjaja kjo thenje ze vend tek ju.
Arsyeja qe i them keto fjal eshte se kosoven e shitet e tjetersua dhe shumicen e moret ju dhe vetem ju me shoket e juaj qao z.Kupi

nazif haziri26.09.2012/09:27

sa mendjeleht qe jeni.ndrrimet jan shum te mundshme ne secilen parti.por jakup krasniqi ne tjeter parti e pa besushme.po j.krasniqin dhe f.limen,ska pdk,tani vetem opozitkurr posit

posejdoni26.09.2012/08:14

Serbet po dojn me bisedue vetem per at qfar po ju konvenon atyre. Por edhe kryeministrit po i konvenon bashkpunimi me serbet, ngase votat te tyre ne parlament i ka te arta.

Sokoli26.09.2012/08:03

Tash krejte kan me u largue prej PDKse,,ka njo ka njo,se jane pasunue shpejte,dhe shume,..e tash,,hajde kishe po ikem prej ksaj partie,..sepse nuke eshte kjo per ta,,jane te ndershem''kta,,

shkelzeni26.09.2012/07:36

oooo na populli i shkret i dijm krejt keto dallavere,,,,mirpo na keni vjedh lirin,edhe forcen spo mujm me ju ba sen niher,

Gezimi26.09.2012/07:03

Ke te drejt kryetar I Kuvendit

Huli26.09.2012/07:00

MOS U LARGO se krimineli lyp me i largu kundershtaret si ty e Limaj por e kini nji shanc me e njoftu prokurorin per krejt HAJNINE qe dini ju.

ai26.09.2012/06:58

po pse more qen nuk po thu po ma kana ... riken po po thu ka gabu qe i ka pranu bisedimet qaq pot hajka ry per bisedime tka rrok zori qysh me dal nkrye tvenit po ki mu djeg keq

interist26.09.2012/01:52

A do te thot kjo se J.K pregatitet per postin e Presidentit!


llapjani25.09.2012/23:44

more kupo pot biem msysh,a e kie per nime

Fatoni25.09.2012/23:41

Ne interviste po shprehesh per rishqyrtimin e procesit te privatizimit e etj etj. e ku mbeto o zoteri qe dikush votoi ne emerin tuaj ne parlament at dit ti kur ishe ne Egjipt edhe nuk reagove sikur mos te ndodhte asgje, fjale edhe vepra nuk po perkojne mes veti z.Krasniqi.

geneva 25.09.2012/23:40

o kup thaqi pranon dialog politik me serbien se duart i ka jo te pasterta ka frig brej burgu nuk i shkon gjat jo, dialogu politik ka marr fund ne vjen serbis i konvenon nji dialog i till ky m jon e pranon

jetoni25.09.2012/23:35

udha e mar te koft je tu menu qe mun bon najsen po ki me met rrugve as qet skan met hanger.

gena25.09.2012/23:23

Paj edhe ska met ven per burra aty o burre!

gena25.09.2012/23:22

Pak edhe ska met vend aty per njerez Kupo!

Albanor25.09.2012/23:10


Te lumtë! po tregohesh, i moralshem i sinqert i drejtë, dhe mbi te gjitha nuk po te prish tundimi i parasë.

Blerandi25.09.2012/23:04

I nderuari dhe shum I respektuari baca Jakup
Jeni ne nje pozicion qe duhet te trgoni edhe nje her se nuk mund te udheheqin me shtetin njerez te kalibrit Buzhala e e P.Selima .
Z.Thaqi e ka humbur rrugen mos lejoni te kthej vendin mbrapa nga pozita e te shantazhuarit

ken3025.09.2012/22:59

Kushtetuta e Enver Hasanit lejon të ketë deputet me vota të vjedhura.

Bekim25.09.2012/22:45

Jakup Krasniqi nese deshiron ti bej nder kombit, sugjeroj ti bashkangjitet Vetevendosjes, keshtu do te hapet nje shprese qe mund te jete e realizueshme per rrezimin e ksaj klase politike te korruptuar dhe kthimin e shpreses se popullit shqiptar ne Kosove per nje vend te rendit dhe ligjit, por edhe ngjalljen e ndjenjes se kombit shqiptare ne teresi per nje bashkim shpirteror, kulturor, ekonomik dhe pse jo edhe gjeografik.

izet25.09.2012/22:43

Kupes ju ka mbush kupa si duket.

Besi25.09.2012/22:37

Pernime kam pershtypjen qe Kupa ne kohe te fundit eshte duke bere perpjekje qe te luaj rolin e kryeplakut por do me vinte keq sikur Thaqi ta largonte nga partia sepse po qe se mendon ndryshe nga shefi ateher dihet qe nuk ka vend ne asnjeren parti ne Kosove e aq me pak ne Pdk.
Suksese Kupa

1000  Karaktere
Prishtinė 21°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 21°CKryesisht me vranėsira
Shkup 22°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell