Thaçi takohet me shefin e diplomacisë greke

Artikujt tjerė
- Thaçi takohet me shefin e diplomacisë greke
- Kontestohet konkursi për drejtorë klinikash në QKUK
- Ashton: Para Prishtinës e Beogradit ndodhen vendime të rënda
- Lëvizja për Bashkim për këmbim territoresh
- Isa Mustafa kundër dialogut me Serbinë
- Vlerësohet ndihma e SHBA për Kosovën
- Jacobson: SHBA mbështet Kosovën
- Edhe djali i kryeministrit të Kosovës në New York
- Mbahet forumi për projekt-Strategjinë për Inovacion 2013 2020
- Kosovës i dërgohen policë e gjyqtarë, ndërsa i duhen investime
New York, 25 shtator - Gjatë ditës së sotme, kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi u takua me kryeministrin e Sllovenisë Janez Jansha si dhe me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Dimitris Avramopoulos.
Kryeministri Thaçi falënderoi homologun slloven për mbështetjen e vazhdueshme që Sllovenia i ka ofruar Kosovës jo vetëm përgjatë rrugëtimit drejt lirisë, por edhe tani, drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Dy kryeministrat u pajtuan për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe posaçërisht atyre në rrafshin ekonomik.
Ndërsa në takimin me ministrin e Jashtëm të Greqisë, kryeministri e falënderoi atë për qëndrimin korrekt që Greqia ka mbajtur karshi procesit të integrimit evropian të Kosovës.
"Ndonëse nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, Greqia asnjëherë nuk ka qenë pengesë në rrugëtimin tonë drejt integrimit në BE. Relacionet mes Greqisë dhe Kosovës duhet të fuqizohen përmes pranimit të realiteteve të reja të krijuara në Ballkan. Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, është realitet politik dhe juridik. Pavarësia e Kosovës ka prodhuar më shumë paqe dhe stabilitet në rajon" tha kryeministri Thaçi në takim.






