• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Jeremiq: Thaçi s’do të flasë në AP të OKB-së

Publikuar: 24.09.2012 - 20:04

New –York, 24 shtator - Kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Vuk Jeremiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk do të marrë pjesë në debatet e sesionit të 67-të të Asamblesë.

“Mendoni se do të lejonim dikë të marrë pjesë në debat, duke mos pasur të drejtë për të”, ka thënë Jeremiq për mediat serbe.

I pyetur nëse do të ketë diskutime rreth Kosovës, Jeremiq ka thënë se “Serbia do të jetë 12 muaj në krye të këtij mekanizmi” dhe “mund të diskutohet edhe për gjëra që nuk janë në rendin e ditës”.

Debati i përgjithshëm i sesionit të 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do të hapet të martën nga Jeremiqi.

Një delegacion i Kosovës, i udhëhequr nga presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi, ndodhet në Nju Jork për të përcjellë punimet e Asamblesë në fjalë.

Komente (1)

xHEVDETI25.09.2012/14:14

I keqi Jeremick me te tera te kqiat,halli i tije ta pengoi dikend,keshtu e ka kur Qeveritaret e ndihmoin Serbine e Jeremicka i parandalon ne mbledhjen e OKB.

1000  Karaktere
Prishtinė 22°C
Tiranė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 25°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu