• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Serbia ka pranuar marrëveshjen për kufijtë dhe - do ndryshime

Publikuar: 24.09.2012 - 18:12

Bruksel, 24 shtator – Shefi i ekipit negociator të Beogradit për bisedime me Prishtinën Dejan Paviçeviq ka deklaruar sot me këmbimin e letrave me Komisionin Evropian Serbia ka konfirmuar se pranon marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufijve (IBM).

"Në përputhje me atë që është marrë vesh kryenegociatori paraprak Borislav Stefanoviq, i kam dërguar letër përfaqësueses së Lartë të BE Catherine Ashton në të cilën kam konfirmuar se Qeveria e Serbisë e pranon protokollin teknik për menaxhimin e integruar të kufirit të cilin e kishte parafuar negociatori paraprak në emër të Qeverisë”, ka deklaruar ai për agjencinë Tanjug.

Ai ka shtuar se implementimi do të fillojë menjëherë me formimin grupeve të punës. "Përmes grupeve të punës do të përpiqemi që disa zgjidhje t’i ndryshojmë, t’i përmirësojmë dhe t’i  bëjmë më pak problematike, përkatësisht më të pranueshme për Serbinë”, ka përfudnuar Paviçiviq.

Komente (2)

Ramadan Kovaci25.09.2012/08:54

Citat Serbia ka pranuar marrëveshjen për kufijtë dhe do ndryshime
Koment Kjo eshte kontradiktore. Nese e ka pranuar nuk mund te kerkoj ndryshime, e gjersa kerkon ndryshime ben me dije se nuk e ka pranuar... Duhet gjerat definuar kur eshte fjala beogradi zyrtar...

kamerilozanë24.09.2012/21:21

dikush po genjen ose ky Paviqeviq ose B92,mbrëmë e kam lexuar deklaraten e tij i cili thot që asnje marveshje paraprake që ka nenshkruar homologu itij Stefanoviq për te janë të pavlefshme...

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell