• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Pacolli paralajmëron “lajme të rëndësishme”

Publikuar: 23.09.2012 - 21:04

New York, 23 shtator – Në vazhdim të qëndrimit të tij në New York, zv/kryeministri i Qeverisë, Behgjet Pacolli raportohet se ka zhvilluar disa takime të rëndësishme me përfaqësues të vendeve nga Amerika Qendrore dhe Caricomi.

Sipas zëdhënësit të tij, Pacolli është takuar me përfaqësues të Meksikës, Republikës Dominikane dhe Surinamit.

“Në takime të ndara, zv/kryeministri ka shprehur nevojën e madhe që ka vendi ynë për njohje të reja, të cilat do të mundësojnë integrimin e vendit tonë në familjen e vendeve demokratike të botës”, thuhet në njoftimin e zyrës së tij, ku shtohet se ai gjatë ditëve të ardhshme pritet të takohet edhe me kryesuesin e delegacionit shtetëror të Meksikës.

Sipas kësaj informate, momentalisht zëvendëskryeministri Pacolli është duke zhvilluar një takim të rëndësishëm me ministrin e Punëve të Jashtme të Togos, Elliott Ohin, dhe sipas kësaj informate “nga këtu priten lajme të rëndësishme”.

Komente (6)

Shartari24.09.2012/11:22

O lej njohjet o Pacoll, kqyre brenda KS si jemi e qk akemi, Leni dallaveter, hajnine krimin e korrupsionin. Hapni pune ndreqni sigurimet. shendetsine sigurimet e gjerat elementare e mos qitni hi syve ketij poplli o hajna.
Oooo more Zot kur hiqen keta matrapaz qe e myten popllin?
Ooooo popull ,po a keni ju sy a mend a veq hani e jetoni si te vdekur?

fatmiri24.09.2012/09:09

Pacolli nëse don të merret me diplomaci, duhet të shkojë në shkollë, ta mbarojë shkollën me dije dhe pastaj të mësojë se askush në botë, asnjë shtet, asnjë shtetar nuk tregon para se të ndodhë, sepse kjo është sekret shtetëror, se cili shtet do ta pranojë shtetin e tij. Shteti nuk pranon një shtet tjetër për arsye të një personi qoftë ai edhe Evlia, qofrë ai edhe Ajnshtani, qoftë ajo edhe Nëna Tereze, qoft ai edhe Ismail Kadare, por e pranon një shtet që nuk ka probleme politke, ekonomike, që ka një demokraci të zhvilluar, që ka një sistem respektabil arsimor e ekonomik, që ka njerëz dhe pushtet të pakoruptuar, që ka pushtetarë që nuk fryhen si bibana por që e bëjnë punën me nder, respekt dhe që e duan vendin e vet, që nuk rrejnë si ta hapin gojën dhe e ke vështirë të kuptosh kur e thonë të vërtetën e kur jo, pranojnë një shtet i cili respekton ligjet e veta, kushtetutën dhe ligjet ndërkombëtare, pranojnë një shtet që ka një zhvillim ekonomik që bazohet në procese demokratike. Kam frikë se Kosova nuk ndodhet në këto valë.

rama24.09.2012/08:55

Po nime jeni duke i besu Pacollit, po a nuk po eshifni se me ke esht ne tavolin, shikoni fotografin, e nime po doni me i besu rrenave me te reja te Pacollit, ku tani ka nevooj per edhe me shum rrena te leshon,boll mir Agim Selimi e komenton se nuk ka te baj kurgja me njohjet e Kosoves Pacolli, populli i Kosoves si popull e meriton njohjen, pamar parasysh sot apo me von vjen dita qe ter bota dota njoh Kosoven, e nuk ka nevoj as Pacoll e as dikush tjeter, po qe Pacolli nuk mun te jeton pa rrena ajo ka te baj me personalitetin e vet.

AgimiBruksel24.09.2012/08:04

Hahahahahaahaha, nga Pacolli vijne rrene dhe dallavere por ne lajme te mira e te rendesishme thjeshte dyshoj.

Agim Selimi23.09.2012/23:49

O mos i zini bes Pacollit o shiptar, se nese dikush na pranon ajo bahet sepse e kemi merituar si popull e jo se pacolli lobon,kete ta keni te qart.Mos lejoni ni Pacoll me ja lye kryt me akull,i mjer asht ai i cili bie ne kurthat e pacollit i cili deri me tani ka shkatrruar total imazhin e Kosoves ne bot.Burra,qelni syt vet ma mir se sa me jav qel ndokush tjeter,ma mir sa ma heret.

luta23.09.2012/21:55

boll bre ma ne dish qa eshte zoti

1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu