Edhe në gjykata ka korrupsion, shpresa në reformë

Artikujt tjerė
- Jahjaga e Thaçi u takuan me Ban Ki Munin
- Pacolli paralajmëron lajme të rëndësishme
- Edhe në gjykata ka korrupsion, shpresa në reformë
- Aksioni Ndihmo edhe ti, 17 shtëpi të reja në veri të Mitrovicës
- Frymëzënia e drejtësisë kosovare
- Shpërfaqen pretendimet serbe për Kosovën
- Emiratet e Bashkuara Arabe ndihmojnë procesin e njohjeve
- VV: MZHE Ministri e Shkatërrimit Ekonomik
- Një delegacion i Qeverisë së Kosovës vizitoi Bankën Islamike në Xheda
- Serbët të ndarë rreth ndarjes së Kosovës
Prishtinë, 23 shtator - Këshilli Gjyqësor i Kosovës pranon faktin se në sistemin gjyqësor ka keqpërdorim të detyrës zyrtare. Kreu i Këshillit Gjyqësor, Enver Peci, thotë se kjo dukuri do të çrrënjoset me reformimin e sistemit të drejtësisë. Nga 1 janari i vitit 2013 do të jetësohet reformimi i gjykatave të Kosovës dhe do të jenë tri sosh: Gjykata Themelore, ajo e Apelit dhe Gjykata Supreme.
I pari i sistemit gjyqësor, Peci thotë se fatkeqësisht ndaj korrupsionit nuk janë imunë as gjyqtarët e Kosovës.
Megjithatë, shpresa e tij është krijimi i Gjykatës së Apelit, e cila pritet të zvogëlojë edhe mundësinë e ndikimeve të shkallës së parë në marrjen e vendimeve të shkallës së dytë.
Nga ana tjetër, punët në Pallatin e Drejtësisë ende nuk kanë përfunduar, kurse reformimi i sistemit të drejtësisë është plan i kryer dhe duhet të nisë me 1 janar të vitit 2013.
Deri atëherë, gjykatat do të punojnë në objektet ekzistuese dhe pa asnjë asistencë logjistike.
Këshilli tashmë ka caktuar dhe ka shpërndarë gjyqtarët aktualë në tri gjykatat kryesore në tërë vendin.
Gjykata Themelore, e cila do të jetë gjykatë e shkallës së parë, në kuadër të saj do të ketë 5 departamente, Departamentin e Krimeve të Rënda, atë për Çështje Administrative, Departamentin Ekonomik, për të Miturit dhe atë të Përgjithshëm.
Kjo Gjykatë do të jetë e shtrirë në 7 qytete: në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Gjilan dhe Pejë, rajone këto, në të cilat kanë qenë të vendosura gjykatat e qarkut, si dhe do të ndërtohen edhe dy gjykata të reja, njëra në Gjakovë e tjetra në Ferizaj.
Gjykata e shkallës së dytë do të jetë Gjykata e Apelit, e cila do të jetë e vendosur në Prishtinë, ku do të zgjidhen të gjitha apelet nga tërë Kosova, ndërsa ajo e shkallës së tretë do të mbetet Gjykata Supreme.


kasabali24.09.2012/07:09
Ambasadori i Anglise thote ne Kosove KA KORRUPSION DHE KRIM TE ORGANIZUAR, dhe qfare kenaqesie idioteske per vesh e sy , ASKUSH NUK REAGON.........

kasabali24.09.2012/07:07
"Nëse ju dridheni me indinjatë në çdo padrejtësi, atëherë ju jeni një shok i imi."Ne Prizren ME SIGURI NUK DO TE KETE drejtesi...........

xhevdeti24.09.2012/02:12
Populli e ka humbur besimin te gjykatat e Kosoves,kur dihet per lendet e pazgjedhura me vite por ne fund pas ketyre vonesave kur tu vjen radha e shqyrtimit po keta gjykates ua dhane krahun te fortit ose ne momente te caktuara i pranoine intervenimet e te forteve te pakrihet perher ne humbje vetem pse nuk mund te intervenoine.Ne kosove drejtesia shkon ne vend vetem ateher kur zbatohet kanuni i Lek DUGAGJINIT,e me zbatimin e ligjeve te Lekes ndodhin krimet te cilat populli nuk i deshiron,ne Kosove kurr drejtesi nuk ka pas , shpresohet ndoshta deri ne ardhjen e gjeneratave te reja drejtesia te vihet ne vend.

Petiriti23.09.2012/21:00
Qysh edhe ai qe i njek hajant po vjedh a?








Xhaferi24.09.2012/08:41
Inicuesit e ketij reformimi ndoshta mendojne se me kete reformim do te permiresojne punen e gjykatave, mirepo per mendimin tim ky reformim i gjyqesise se Kosoves eshte vetem humbje kohe pa nevoje, ose sa per te treguar se diqka po punohet. Qfardo reformimi i gjyqesise te behet eshte i kote nese gjyqetaret te cilet jane te thirrur me zbatue ligjin nuk e bejne si duhet dhe ne menyre profesionale. Askush nuk ka dhene vrejte se gjyqesia ne Kosove eshte e dobet dhe jo funksionale per shkak te organizimit jo adekuat te sistemit gjyqesor te Kosoves. Perkundrazi sistemi gjyqesor ka qene i kompletuar ne qdo aspekt, si nga ana formale me ekzistimin e te gjitha ligjeve, ashtu edhe nga aspekti i kuadrave. Por problemi qendron ne ate se ka mungue gadishmeria per tu ballafaque me problemet me te cilat jane hase ne kohen e pasluftes si pasoje e ndikimit te klaneve te ndryshme nga politika ne te shumeten e rasteve, ne disa raste sigurisht edhe per shkak te paaftesise se nevojshme profesionale dhe mungeses se guximit per te vepruar, duke u marre vetem ne menyre siperfaqesore me luftimin e krimit.