• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Isa Mustafa ‘pranon’ bisedimet për veriun

Publikuar: 19.09.2012 - 20:03

Prishtinë, 19 shtator - Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se bisedimet për veriun duhet të mbështeten në një konsensus politik dhe të sigurohet se nuk do të preket sovraniteti dhe rregullimi i brendshëm i vendit. Ai më herët asnjëherë nuk kishte pranuar të ketë bisedime për veriun, duke thënë se LDK-ja nuk do të jetë pjesë e tyre.

Mustafa po ashtu ka theksuar nevojën që në Kosovë të ketë pushtete të ndara, që qeveria aktuale të mos ndërhyjë në punën e Kuvendit dhe të institucioneve të drejtësisë, si kusht themelor për tu integruar në strukturat euroatlantike.

Si raporton KTV, kreu i LDK-së i ka bërë këto komente në Londër, pas një takimi që ka pasur me drejtorin për Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Mbretërisë së Bashkuar,  Owen Jenkins, si dhe me  David Lider, udhëheqës për Kosovën, njofton zyra e informacionit e LDK-së.

Komente (6)

Shqyptar20.09.2012/08:30

Pse,a gjithçka varej deri tash prej pranimit a mospranimit te tij per bisedime a, he ku je Putini i Kosoves bre, i forte je ti a?!

Fjala20.09.2012/08:29

Me vjen shume keq qe duhet te shprehem ne kete menyre, por ti nuk meriton me qene as roje i nje parkingu ne qytet! Fakti se nuk ke qendrim dhe je pa kurriz ne politike shume shpejt do te mbetesh pa e kaluar as pragun zgjedhor.

sadiku20.09.2012/08:20

shum i dyshimt ky njeri , pom dalin fjalt e ni zvicrani kosova e ka shum shtir me perparu deri sa te udheheqet prej kosoavarve qka jan kan azil neper evrop se thojke ma shum e dojn interesin se shtetin e 90 perqind te udheqsis se kosoves jan kan azilanta

Fatmir Prishtina 19.09.2012/23:05

Valla more Is nuk po mundesh me koqit kerkun me mire jep dorheqje e leshoe ate vend se nuk je per at vend se njerzit lojal nuk i don as familja e vet e lere shoqeria,e ke dobsuar edhe shum LDK,ke ba lek boll ke vidhe boll por burr nuk je hiq valla se facen e burrit nuk e kie hiq nuk je serioz aspak.

Rroteli 19.09.2012/23:04

Asnjo nuk osht ma i mir se tjetri,veq ma hajn mun mu kan se kan provoj,masi qe po ju bjen bajrami ne ramazan hane se mini ni her ju bjen ka hunda.

Albert19.09.2012/22:56

Mos jep fjalë masi qe nuk mundesh me i mbajte!!Rugova ka qene njo dhe tjer nuk egzistojne !!Ti nuk ki fuqi me u shty me kesi pune te mdhaja,keshtu qe pa premtime te mdhaja masi qe nuk je i Zoti !!

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CI kthjellėt
Tiranė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 19°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell