Pacolli fillon takimet në New York

Artikujt tjerė
- Reagon AAK, terrorizim i shqiptarëve të Luginës së Preshevës
- Rrush e kumbulla në New York, mbi 200 mijë euro për 7 ditë
- VV: Vota e kryeparlamentarit u vodh
- Isa Mustafa pranon bisedimet për veriun
- Një i vdekur nga virusi i Nilit në Kosovë, kërkohet kujdes i shtuar
- Pacolli fillon takimet në New York
- Bundestagu premton vazhdimin e përkrahjes për Kosovën
- Krasniqi kërkoi nga Egjipti njohjen e shtetësisë së Kosovës
- Shtyhet rrënimi i xhamisë pa leje
- BSPK kërcënon me ashpërsim protestash
Prishtinë, 19 shtator - Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli është duke qëndruar në New York, për ti përcjellë nga afër punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, njofton zyra e tij për informim.
Sipas kësaj komunikate, në ditën e parë të qëndrimit Pacolli, i shoqëruar nga konsullja e nderit e Republikës së Kosovës në Tajlandë, princesha Mom Luang Rajadarasi, është takuar me përfaqësuesin e përhershëm të Mbretërisë së Butanit në OKB, Lhatu Wangchuk.
Ne jemi një vend që kemi kaluar nëpër një periudhë të vështirë, praktikisht Serbia ka ushtruar gjenocid ndaj nesh në periudhën e viteve 90-ta. Pas intervenimit të NATO-s, Kosova konform udhëzimeve të bashkësisë ndërkombëtare, ka ardhur deri tek shpallja e pavarësisë. Gjithashtu, konform planit të të dërguarit të OKB-së, z.Ahtisaari ne kemi shpallur pavarësinë duke garantuar respektim të plotë të të drejtave të minoriteve. Edhe GJND-ja vlerësoi se Kosova me shpalljen e pavarësisë nuk ka rënë ndesh me të drejtën ndërkombëtare, tha zëvendëskryeministri Pacolli, duke ripërsëritur kërkesën për njohjen Kosovës nga Butani.
Përfaqësuesi i përhershëm i Mbretërisë së Bhutanit i konfirmoi zëvendëskryeministrit Pacolli që shteti i tij është duke e studiuar çështjen e Kosovës. Ai shtoi se në procesin e grumbullimit të sa më shumë informatave, është shumë i mirëseardhur edhe takimi që do të zhvillohet në ditët e ardhshme ndërmjet zëvendëskryeministrit Pacolli dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Butanit, i cili udhëheq delegacionin e këtij shteti gjatë samitit në OKB.
Zëvendëskryeministri Pacolli do të zhvillojë dhjetëra takime me përfaqësues shtetesh që ende nuk na kanë njohur, thuhet në fund të komunikatës nga zyra e tij në Prishtinë.






