• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Kurteshi: Në Kosovë ka dështuar drejtësia

Publikuar: 19.09.2012 - 18:03

Prishtinë Në Kosovë ka shumë shkelje të të drejtave të njeriut, derisa numri më i madh i shkeljeve vjen pikërisht nga institucionet shtetërore. Numri më i madh i ankesave të qytetarëve vazhdon të jetë i drejtuar kundër gjyqësorit të Kosovës, derisa konsiderohet se shteti ka dështuar për të vënë drejtësi në vend. Kështu u tha në tryezën me temën “Gjendja e të Drejtave të Njeriut për vitin 2011”, organizuar nga Avokati i Popullit dhe i përkrahur nga misioni i OSBE-së në Kosovë.

Avokati i popullit, Sami Kurteshi, ka shpalosur të gjeturat dhe shkeljet e të drejtave të njeriut. Ai ka konstatuar se të drejtat e njeriut shkelen në vazhdimësi nga institucionet e Republikës se Kosovës dhe nga të gjitha agjencitë që veprojnë me autorizim të tyre, dhe sipas tij, tek qytetarët e Kosovës vërehet një humbje e besimit ndaj organeve të drejtësisë.

Për më tepër, Kurteshi ka shtuar se mjerisht në Republikën Kosovës gjendja e të drejtave dhe lirive te njeriut lë shumë për të dëshiruar. Ai shtoi se të drejtat dhe liritë themelore te njeriut dhe drejtësia ligjore, fatkeqësisht në Kosovë cenohen në vazhdimësi dhe vazhdon të jenë të brishta në çdo fushë të jetës.

Kurteshi ka pohuar se edhe përkundër rekomandimeve të institucionit që drejton ai për përmirësimin e kësaj gjendje, ato nuk merren parasysh asnjëherë, dhe kjo sipas tij, tregon se ata persona që punojnë në këto institucione, e ndjejnë veten të fortë dhe stabil në pozitat e tyre.

Shqetësuese, sipas avokatit të popullit mbetet edhe tendenca e disa institucioneve për minimizimin e punës dhe rolit të avokatit të popullit, dhe kjo sipas Kurteshit përcillet me një injorancë nga institucionet ndaj institucionit të Avokatit të Popullit.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 32°CI kthjellėt
Shkup 36°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell