Clinton nuk vjen në Kosovë më 4 tetor

Artikujt tjerė
- Qeveria anashkalon aferën Grand me protagonistë zyrtarët e saj
- Reagon AAK, terrorizim i shqiptarëve të Luginës së Preshevës
- Rrush e kumbulla në New York, mbi 200 mijë euro për 7 ditë
- VV: Vota e kryeparlamentarit u vodh
- Isa Mustafa pranon bisedimet për veriun
- Një i vdekur nga virusi i Nilit në Kosovë, kërkohet kujdes i shtuar
- Pacolli fillon takimet në New York
- Bundestagu premton vazhdimin e përkrahjes për Kosovën
- Krasniqi kërkoi nga Egjipti njohjen e shtetësisë së Kosovës
- Shtyhet rrënimi i xhamisë pa leje
Prishtinë, 19 shator - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilary Clinton, nuk do ta vizitojë Kosovën, ashtu siç u përfol gjatë këtyre ditëve. KTV merr vesh se Clinton nuk do të vij në Kosovë për shkakun se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në prag të zgjedhjeve presidenciale. Këto ditë është folur se Clinton mund të vizitojë Kosovën për të marrë pjesë në samitin ndërkombëtar të gruas i cili organizohet nga presidenca e Kosovës. Zyrtarë të presidencës kanë thënë se Clinton nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen, ndërkohë që deri tash shumë gra të fuqishme nga shtetet të ndryshme kanë konfirmuar ardhjen e tyre në Kosovë.
Samiti me temën Partneriteti për Ndryshim- Fuqizimi i Gruas, pritet të mbledh lidere, avokate, përfaqësuese të shoqërisë civile, të biznesit dhe medieve me çrast do të diskutohet rreth avancimit të çështjeve të grave. Përmes këtij samiti, synohet krijimi i një platforme të përbashkët të avancimit të çështjeve gjinore në të gjitha fushat e jetës përtej kufijve, dallimeve etnike, racore apo fetare. Në Samit do të marrin pjesë rreth 200 pjesëmarrëse nga Kosova, rajoni, Evropa, Lindja e Mesme, Azia dhe Amerika. Në hapjen zyrtare më 4 tetor ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Albright do të mbajë një fjalë për rëndësinë e gruas si faktor kyç në zhvillimin e një shteti.









Artani19.09.2012/19:55
Pse me ardh Clinton ne Kosove? Po shkojne 50 krushq me e pa ate ne NYC, edhe ashtu e ndihmojne ekonomine e varfer amerikane. Koha eshte per kursime o popull amerikan, mos harxhini. Vime na pasanikat me ju pa juve.