• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Qeveria zgjedh heshtjen karshi akuzave të Tërmkollit

Publikuar: 17.09.2012 - 10:49

Prishtinë, 17 shtator – Qeveria e Kosovës ka zgjedhur të mos flasë kundruall akuzave të  anëtares së Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Melihate Tërmkolli, për ministrin e Administratës Publike në Qeverinë e Kosovës, Mahir Jagxhillar. Ajo të shtunën në një konferencë për shtyp ka thënë se ai ka punuar për rritjen e numrit të komunitetit turk në Kosovë gjatë procesit për regjistrimin e popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave.

Gazeta nuk ia ka dalë të dielën që të marrë qëndrime nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, dhe nga ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhillar. Ndonëse kanë pasur qasje në sistemin e “Valës”, asnjëri prej tyre nuk është përgjigjur në telefon.

Anëtarja e Kryesisë së AAK-së në konferencën e saj ka akuzuar ministrin kosovar nga komuniteti turk se ka sjellë bashkëkombës të tij nga Turqia për t’i regjistruar si banorë rezidentë të Kosovës që në fund të procesit numri i komunitetit turk në Kosovë të dalë më i madh sesa që është në të vërtetë. “Ministri Jagxhillar me autobus ka sjellë turq nga Turqia, i ka sjellë sa për t’u regjistruar”, ka thënë Tërmkolli.

Anëtarja e Kryesisë së AAK-së të dielën ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë. “Kjo heshtje nuk është veprimi i parë i Qeverisë së Kosovës ku ajo sillet papërgjegjshëm. Ka shumë procese të tjera dhe Qeveria hesht. Më shumë sesa gjysma e Qeverisë janë nën hetime dhe ajo hesht”, ka thënë ajo. “Më e pakta që duhet të bëjë kjo Qeveri është dorëheqja”. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell