• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Takohen për reformën zgjedhore?

Publikuar: 17.09.2012 - 10:45

Prishtinë, 17 shtator - Shefi i qeverisë kosovare Hashim Thaçi, brenda kësaj jave po planifikon t’i ftojë liderët e partive politike për të gjetur një zgjidhje rreth reformës kushtetuese dhe zgjedhore.

Burime brenda Partisë Demokratike të Kosovës konfirmojnë se ideja për një takim të tillë mes kryeministrit Thaçi dhe udhëheqësve të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, ka kohë që ekziston, porse ajo pritet të finalizohet gjatë kësaj jave.

“Ka pasur debat brenda partisë që kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, fillimisht t’i ftojë liderët e partive politike për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e situatës së krijuar rreth reformës kushtetuese dhe zgjedhore, mirëpo ka dominuar shumica, e cila ka vendosur që ftesa të bëhet nga kryeministri Thaçi, si nënshkrues i marrëveshjes politike me Isa Mustafën dhe Behgjet Pacollin, për zgjedhjen e presidentes Atifete Jahjaga” , ka thënë burimi i gazetës “Zëri”.

Se kryeministri Thaçi e ka në plan që t’i thërras udhëheqësit e forcave, këtë e ka konfirmuar edhe bashkëpartiaku i tij, Halit Krasniqi, nënkryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CI kthjellėt
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell