Kësaj vere në ahengje - 45 të plagosur

Artikujt tjerė
- Kësaj vere në ahengje - 45 të plagosur
- Hoxhaj: Kosova në pritje të njohjeve nga bota arabe
- Remi kundër koalicionit PDK-AAK
- Kuvendi sot diskuton privatizimin në Kosovë
- KEK: Kostoja e mbylljes së A-së do të jetë 400 milionë euro
- Hamiti: Të privatizohet gjithçka në PTK, përveç fitimit
- BSPK-ja për 20 shtator paralajmëron protestë kundër privatizimit
- Shefki Ukaj ia sheh sherrin CV-së
- Krimet e luftës, prokurorët vendorë me duar të lidhura nga EULEX-i
- Djali i vëllait të Kadri Veselit, i shet kompjuterë Qeverisë
Prishtinë, 17 shtator - Ky sezon veror është karakterizuar me të vrarë e të plagosur me armët zjarri nëpër ahengje të ndryshme, raporton KTV-ja. Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës thonë se plagosjet në dasma nuk janë të pakta. Sipas Mirlinda Qyqallës nga QKUK-ja, rasti i fundit që ka kërkuar ndihmë mjekësore në këtë institucion mjekësor është një 10- vjeçar nga Prizreni, si pasojë e plagëve me armë zjarri.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se edhe ky vit është karakterizuar me konfiskime armësh në ahengje, gjithashtu edhe arrestimin e përdoruesve. Sipas Kelanit gjatë këtij sezoni veror policia ka konfiskuar më shumë se 107 armë, që janë keqpërdorur nëpër dasma. Më shumë se 45 është numri i të arrestuarve gjatë periudhës së dasmave e ahengjeve.








