• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 207 *** 22:20    Cosmo *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Krimet e luftës, prokurorët vendorë me duar të lidhura nga EULEX-i

Publikuar: 16.09.2012 - 20:34

Prishtinë, 16 shtator - Prokurorët e Kosovës nuk mund të hetojnë krimet që serbët i kanë bërë ndaj popullatës vendëse. Kjo për arsye se me këtë çështje merren ekskluzivisht prokurorët e EULEX-it, raporton KTV-ja. 

Rreth 12 mijë civilë shqiptarë llogaritet të jenë vrarë, pushkatuar, masakruar dhe në fund të zhdukur, e mijëra femra janë dhunuar nga forcat ushtarake e paramilitare serbe.

Shifra edhe mund të lëvizë pakës lart apo poshtë, pasi që nuk ka statistika të sakta dhe deri tash me këtë janë marrë vetëm organizatat joqeveritare.

Vetëm një vit më parë, Kosova themeloi Institutin për Krime të Luftës, i cili ka për qëllim të dokumentojë të gjitha humbjet, të cila i pësoi Kosova gjatë luftës së egër.

Por ky institut ende nuk është konsoliduar.

Udhëheqësi i tij, Zejnullah Gruda, me faktet që ka arritur t’i mbledhë, thotë se mund të tërheqë paralele mes luftës së Millosheviqit dhe të Hitlerit.   

Megjithë faktet për krimet ndaj popullatës civile, Prokuroria e shtetit thotë se nuk ka kompetenca në duar për të hetuar krimet e luftës.

Nëpërmjet një komunikimi elektronik, zëdhënësja e Prokurorisë, Liridona Kozmaqi ka bërë të ditur se rastet për krime të luftës së fundit në Kosovë janë në kompetencë të Prokurorisë Speciale, respektivisht të prokurorëve të EULEX-it, prandaj për të marrë përgjigje lidhur me këtë çështje duhet drejtuar prokurorëve të EULEX-it”.

Ky fakt, nga penalistët shihet si lidhje e qëllimshme e duarve të prokurorëve vendës, në mënyrë që të mos zbardhen krimet dhe të barazohen ato.

Ismet Salihu i cili bashkëpunon me Institutin për Krime Luftë, thotë se interesi i UNMIK-ut si dhe i EULEX-it ka qenë dhe mbetet që të barazohen krimet.

Por, EULEX-i nuk pajtohet me këtë vlerësim dhe thotë se është duke mbledhur fakte për të ngritur padi për krime lufte, qoftë të bëra nga serbët apo shqiptarët.

Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi ka thënë se momentalisht janë duke u zhvilluar 82 hetime për krime të luftës, nga të cilat 61 janë në fazën paraprake, ndërsa 21 të tjera fazën e hetimeve.

Sipas tij, deri më tash prokurorët e EULEX-it kanë ngritur 10 aktakuza për krime lufte, ndërsa gjykatësit e EULEX-it kanë konfirmuar 7 aktakuza dhe kanë shqiptuar 23 aktgjykime për krime lufte.

Komente (3)

Murtez Xhemajli17.09.2012/08:53

Nuk bahet lufta e krimit te luftes me santazhe e me deshmija te rreme e te montuara ajo është qesharake dhe e pa pranueshme , duhet me u ba ashty që tana krimet e luftes qe janë ba me u qitë para drejtësis por duke i hulumtue deshmit dhe provat e duhura dhe te sakta e jo me thashethane e me qpifje ashty nuk bahet lufta ndaj asaj dukurije.Qdo hetues apo prokuror i EULEXIT duhet me punue me ligjin e shtetit te Kosovës sepse ata janë te ftuar nga ta por edhe nëse punon si ne shtetin e vetë nuk ka asgjë te keqe sepse jamë i bindur se asnji vend nuk ka asi ligji qe te bajë ashty qka bajnë atya ne Kosovë prandaj edhe ligjet e shteteve te veta ata i shkelin me punen e tyre me ato metoda qe janë duke punuar sepse aty janë te santazhuar e te marruar nga grupe te ndryshme qe nuk kanë te bajn asgje me ligjin por janë vetë shkeles te ligjit sepse ska hetuesi me qpifje e deklarata te rrejshme e me deshmitar te kurdisur e te paguar.

Naja17.09.2012/07:25

Pse mos kta prokuroret tone kane me be namin me i pase duart e zgjidhura. Ata jane te lumtur per kete se nuk guxojne asnje lende serioze me zgjedhe deri ne fund...

Avdi16.09.2012/22:01

Që nga ditët e para të pasluftes është dashur të formohen grupe dhe institucione për hartimin e metodologjive për vlersimin e dëmeve të shkaktuar nga Serbija,të hulumtohen krimet e luftes, të ngiten padi kunder individve dhe Sëbis ,të ushqehet me të dhëna Gjykata e Hagës për krime lufte e shumë punë të tjera.Po çfar ndodhi, ata që duhej ti bënin këto punë ishin të nxën me llojlloj uzurpimi,plaçkitje, ... sje shqiptarësh e çka jo.Tani koha e bënë të veten dhe politkanët e Kosovës në vend se ti kushtëzojn bisedimet me sjelljen para gjygjit të gjith kriminelet,ta kompenzojn dëmin e shkaktuar në të gjitha segmentet e jetes që nga viti 1990 e kendej,ata lëshojnë deklarata për gadishmerin e bisedimeve, po me aketrët e krimeve të paraluftes gjat luftes dhe pas luftes në Veri.

1000  Karaktere
Prishtinë 21°CI kthjellët
Tiranë 21°CI kthjellët
Shkup 25°CI kthjellët
Prishtinë32°CMe diell
Tiranë34°CMe diell
Shkup35°CMe diell