• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Djali i vëllait të Kadri Veselit, i shet kompjuterë Qeverisë

Publikuar: 16.09.2012 - 17:45

Prishtinë, 16 shtator - Kompania “Kobit PC”, e cila formalisht udhëhiqet nga djali i vëllait të ish-kryespiunit, Kadri Veseli, kishte kontrata për furnizim me pajisje teknologjike me Zyrën e Kryeministrit dhe Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

Kjo kompani kishte fituar kontrata nga prokurimet publike dhe me kompanitë private e organizatat e ndërlidhura me njerëz të PDK-së.

“Kobit PC”, që ka për pronar Hylmi Veselin, djalin e vëllait të Kadriut, është një kompani që merret me tregti kompjuterësh që nga viti 2008. Atë vit, ishte shuar zyrtarisht Shërbimi Informativ i Kosovës, një organizatë spiunazhi, shumë nga drejtuesit e së cilës i përkasin PDK-së së Thaçit, raporton Gazeta JNK.

Zyra e Kryeministrit Thaçi, më 20 korrik të vitit 2009, ka shpallur fituese këtë kompani në tenderin për furnizim me mallra të teknologjisë informative. Oferta e “Kobit PC” ishte 8 mijë e 547 euro.

Një tjetër institucion që operon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit kishte zgjedhur të njëjtën kompani private më 22 mars 2010.

Sekretariati i Këshillit të Sigurisë së Kosovës kishte shpallur fitues këtë kompani, që kërkonte 9 mijë e 954 euro për furnizim me pajisje të teknologjisë informative.

Këshilli i Sigurisë së Kosovës, në bazë të ligjit përkatës, përbëhet prej institucioneve më të larta në vend dhe jep këshilla në lidhje me sigurinë, bën strategji dhe jep informacione sigurie për Qeverinë.

Institucione tjera publike që kanë lidhur marrëveshje me kompaninë “Kobit PC” janë edhe Komuna e Malishevës dhe QKUK-ja.

Komente (1)

luan sokoli16.09.2012/21:20

SHIKUUUUUUUUU

edheeee meee kompjuter.

garant qdo PC ka naj virus qe i perqon gjitha imelat qe jan brenda qeveris...

kjo organizat ... i ka shti rrojt gjithka!!!!!!

1000  Karaktere
Prishtinė 19°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 19°C
Shkup 23°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell