• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Prishtina kushtëzon rinisjen e dialogut me Beogradin

Publikuar: 16.09.2012 - 17:13

Prishtinë, 16 shtator - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka theksuar se fundi i mbikëqyrjes së pavarësisë hap një kapitull të ri në historinë e Kosovës. Sipas tij, gjatë 5 vjetëve të fundit Kosova ka qenë në gjendje të jetësojë të gjitha obligimet ndërkombëtare, në veçanti planin e Ahtisaarit, raporton KTV-ja.

“Zbatimi i këtij plani ka transformuar vendin tonë në një shoqëri e shtet demokratik, multietnik, pluralist”, ka thënë Hoxhaj në një intervistë dhënë agjencisë së lajmeve italiane “NOVA”.

Sa i përket dialogut teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Hoxhaj e ka bërë të qartë se nuk do të ketë vazhdim të dialogut pa zbatim të marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Ndërsa, parakusht për të nisur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Hoxhaj ka thënë se është shpërbërja e strukturave ilegale, policore dhe paramilitare të Serbisë.

Komente (2)

MR GQ ENGLAND17.09.2012/08:14

Ja Zonja dhe zotri edhe nje Rren e qeveris Thaqi and Co, Na keni ngopur me rrena o njerzt e PDK,s tash askush nuk ju beson. Thaqi e Nikoliqi jan takuar per te ra dakord ne rrjedhat e bisedimeve e ky i marri i joni deshiron me e kushtezue Serbin. PDK po pritni me e kushtezu dialogun , ishalla nuk na e fusin edhe ndonje yll se punen mir do e kemi ashtu.

Pashtriku17.09.2012/01:23

Kushtezim ne baze te forcave tu hashes, a kushtezim me lejen e nderkombetareve?

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CMe riga tė lehta shiu
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu