• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Ahtisaari: A duhet të ketë ndikim Rusia në Finlandë?Jo! As Serbia në Kosovë!

Publikuar: 16.09.2012 - 15:45

Beograd – Ish emisari i sekretarit të përgjithshëm ë OKB-së në negociata për statusin Kosovës Marti Ahtisaari thotë se nuk është fajtor që Serbia e ka humbur “të drejtën” për të qeverisur me Kosovën. Ahtisaari thotë se nuk ndjen fajësi ndaj të “drejtave” të Beogradit.

"Nuk ndjej kurrfarë fajësie. E pse? Pyetja është e ngjashme me atë – a duhet të ketë Rusia ndikim në Finlandë? Jo. Të dy vendet janë të pavarura dhe njëra me tjetrën duhet të sillen kështu. Edhe kur ndodhin ca gjera. Serbia e ka humbur të “drejtën” për të qeverisur Kosovën", ka sqaruar Ahtisaari për gazetën serbe Vesti që botohet në Frankfurt.

Ahtisaari ka theksuar se me planin e tij çdo gjë është në rregull dhe të gjithë e kanë ditur se ai do të ofrohej në fillim të vitit 2006.  "Pas takimit më 31 janar 2006 në Londër, i luta anëtarët e Grupit të Kontaktit që t’ua dërgojnë mesazhet private Beogradit, Prishtinës dhe serbëve të Kosovës  Pika e parë e atyre tetë mesazheve private ka qenë shumë e qartë: Në dritën e asaj që ka ndodhur në Kosovë, për shkak të aksioneve të Serbisë, kthimi i Kosovës në Serbi nuk është opsion i paqëndrueshme”, ka thënë Ahtisaari.

Ai ka thënë se këtë e kanë ditur të gjithë dhe për këtë arsye bisedimet në njëfarë mënyre kanë qenë akademike,sepse Serbia nuk ka dashur të bashkëpunojë.

"Por, mesazhi ka qenë i qartë dhe më vjen mirë që kam hartuar plan i cli të gjithë në botën ka përkujtuar se nëse ndodh ndonjë gjë e keqe, atëherë pushtetet do ta humbin të drejtën për të administruara", thotë Ahtisari.

Ai ka thënë se gjithmonë ka konsideruar se përkeqësimi marrëdhënieve të Amerikës e të Rusisë do ndikonte që Rusia të bllokonte procesin e Kosovës në KS të OKB-së, por kjo nuk ka shumë lidhje me Kosovën veçse me marrëdhëniet e tyre bilaterale.

"Gjatë negociatave, derisa hartohej plani nuk ka pasur kurrfarë bashkëpunimi me Serbinë, Profesionistët serbë ishin kërcënuar se do të humbnin vendet e punës po qe se do të bashkëpunonin. Kolegët dhe unë kemi dashur të ketë mbrojtje më të mirë të minoriteteve, sidomos për minoritetin serb, dhe nuk besoj se do të gjenden mekanizma më të mirë nga ato që janë në Plan. Nuk është fajtor Plani, por qëndrimet e njerëzve”, ka thënë Ahitsaari duke shtuar se të gjithë duhet të ndryshojnë dhe jo vetëm politikanë e kësaj ane.

Lidhur me dialogun Beograd  - Prishtinë, Ahtisaari ka thënë se “në vend që të bisedohet, duhet të së pari të zbatohet ajo për cilën është marrë vesh".

"Asnjë vend në këtë pjesë të botës nuk mund të mendojë se do të hyjnë BE po qe se ka probleme të brendshme ose me fqinjë. Ky është mesazh i qartë për të gjithë, nëse dëshirohet anëtarësim në BE. Vërtet, nuk mund ta paramendoj n BE-në, pa marrë para sysh në bëhet fjalë për Ballkanin  Perëndimor apo jo , ta bëjë ndokënd anëtar nëse ai vend nuk ka paqe me fqinjë”, ka thënë Ahtisari.

Ahitsaari ka thënë se nuk është për fillim të kurrfarë bisedimesh të reja për veriun, sepse kufijtë janë ata që janë. Megjithëkëtë, duhet të zbatohet ajo që e parasheh Plani, ka përfunduar ai.

Komente (2)

Fadil Maloku17.09.2012/00:03

Zotri Ahtisaari e ka krye amanetin e Presidentit te ndjer Dr.Ibrahim Rugoves......

sami16.09.2012/19:12

Te ndegjohen mir fjalt e Atisarit, perpos pakos te atisari zero toleranz!!!

1000  Karaktere
Prishtinė 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 36°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell