• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Tërmkolli akuzon Jagxhillarin për fryrjen e numrit të turqve në Kosovë

Publikuar: 16.09.2012 - 08:43

Prishtinë, 16 shtator - Anëtarja e Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Melihate Tërmkolli, e ka akuzuar ministrin e Administratës Publike në Qeverinë e Kosovës, Mahir Jagxhillar se ka punuar për rritjen artificiale të numrit të komunitetit turk në Kosovë, gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe të banesave. Sipas saj, ministri ka sjellë njerëz nga Turqia për t’i regjistruar si banorë rezidentë të Kosovës, me qwllim që në fund të procesit, numri i komunitetit turk në Kosovë të dalë më i madh se sa që është në të vërtetë. “Ministri Jagxhillar me autobus ka sjellë turq nga Turqia, i ka sjellë sa për t’u regjistruar”, ka thënë ajo në një konferencë për shtyp.

Tërmkolli ka thënë se ka fakte për veprimin e ministrit  Jagxhillar dhe se ato ia ka thënë në sy edhe atij në një debat publik tash së voni, dhe se ai veç e ka ulur kokën e nuk ka pasur fjalë për ta mohuar.

Gazeta është përpjekur që të marrë një qëndrim nga Ministri i Administratës Publike në Qeverinë e Kosovës, Mahir Jagxhillar. Ai nuk është përgjigjur në telefon. 



Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore” 

 

Komente (17)

MUTACIONI GJENETIK01.11.2012/01:22

O komentus te pandergjegjshem, ju ose vertet qenkeni turq ose tradhtar te shqiptarise qe flisni shqip por mendoni per sulltanat e TURQISE, zonja MELIHATE TERMKOLLI nuk e ka kritikuar turkun JAGGJILLAR per fryerjen e numrit te shqiptareve qe po jetojkan ne TURQI e qe paskan votuar ne KOSOVE, por se ky fare JAGGJILLAR e ka fryre numrin e turqeve, andaj mos i perzieni tezat, tjetra shqiptare ne TURQI ka me miliona por qe aspak nuk e ndjen veten shqiptare perveq te nje numri te vogel me mija, sepse ata miliona shqiptare jane asimiluar ne turq sepse edhe si turq veq kane pas ikur ne TURQI, sepse ndryshe TURQIJA as qe i kish pranuar po mos te deklaroheshin se jane turq, tjetra nuk bene edhe te habitemi nese nje numer i konsiderueshem njerezish ne KOSOVE jane shkruar tani ne votime se jane turq duke e ditur se fara e turkut ka sunduar 500 vjet dhe eshte ngulitur gogja si shume ne gjenet shqiptare dhe eshte bere nje perzierje ose MUTACION KOMBETAR, sepse 5 shekuj sundim osman e kane bere te veten, andaj nuk bene te habitet as e nderuara MELIHATE TERMKOLLI kur ka plot banore ne KOSOVE te cilet e ndjejne veten turk e jo shqiptar edhe pa mos e fryre numrin ky fare JAGGJILLAR.

valdrin rafuna17.09.2012/08:29

zonjusha trmkolli eshte e vertete qe kane ardhe per votime por ata jane ahtetas te kosoves e asesi te turqise.sipas jush shqipetaret qe jetojne ne gjermani nuk kane te drejte te vine ne votime sepse ne ne te kaluaren e afert kemi luftuar me gjermanet edhe ata mashkuj qe jane martuar me femra gjermane jane asimiluar dhe femijet e tyre jane gjerman , cfare logjike serbeve po i jepim traktora e po i ndertojme shtepi vetem e vetem qe te kethehen e juve po ju pengon vetem pse kane ardhe te votojn e cka fundi fundit eshte e drejta e tyre

VETERANI17.09.2012/08:09

Zonjusha Tërmkolli ju e keni humbur rrugën në oborr.Kush na ka faj ne Shqiptarëve që shitem si patriotë e në fakt jemi veqse kukulla të mafiozëve.Pse ju nuk shkuat e tļ ktheni 5 milionë Shqiptarë në Turqi e të merrnin nënshtetësi Kosovare.Nuk keni kohë se duhet me u marr me politikë...

Rahmani 16.09.2012/22:33

Z.Melihate nuk tregohet e drejte kur e sulmon ministrin Jagxhillar, per gjoja importin e turqve ne Kosove! So duket ajo nuk i paska shiku emisionet per shqipetaret ne Turqi! Atje jan me muliona te cilet jan shperngul me dhyne nga vendlindja,per te cilen kan nostalgji dhe deshir ta vizitojne,apo disa edhe te kthehen? A do tua shkurtojme kete te drejte,kete deshir!Jo nuk eshte e drejte!Edhe nese ndonje voton kur te vjen koha,nuk do ta demton Melin,apo dike tjeter! Mos te harojm se me dyshtetesi ka banor te vendeve te ndryshme te cilat i kan nacionalitetet e perziera!Pak ka njerz qe sot besojne e flasin si komentues Ekzoni! Turqija eshte mike dhe mbeshtetse e madhe e Kosoves!Te paket jan ata qe nuk e dine kete fakte!

Ylli16.09.2012/22:24

Nuk dij pse keni aq shume simpati per turqit. Ata jane po ata turq qe 500 vjet na ... ne e na e nderruan fene. Mos harroni se ishin marreveshjet turkogreke dhe ato turkoruse qe mundesuan ekzodin e madh shqiptar drejt Turqise, dhe aprovuan keshtu maskrat grekoserbe.

tetova,albania16.09.2012/19:56

nuk paraqesin problem turqit, problem paraqesin turkofilet !

Ibrahim Hoxha16.09.2012/12:03

E shum po te pengojkan nji autobus turqi si qenkan kthye ne Kosove.Mos harroni zonjushe se qdo pasardhes i tyre ka te drejt te vjen,bile mir se ardhte.Shiqoni ma mir ne veri se sa po vin e qka jan tue na ba,mos u mundo me fitue popullaritet pa lidhje

Orhan Kurila16.09.2012/12:02


Shumë e vërtet. Ministri Jagxhillar jo vetëm me autobus por edhe me aviona ka sjellë turq nga Turqia,i për tu regjistrua por edhe në votime pasi paraprakisht shumë shtetasve Turk i ka siguruar të paisen me leje të njoftimit të Republikës së Kosovës. Atyre janë paguar edhe mëtitjet. Bile shumë prej tyre sot marrin edhe pensionet e Kosovës. Jagxhillar, deputetja Shinik, Kervan e të tjerët më tepër punojnë për Turqin se sa që angazhoen për Kosovën. Më shumë janë në Turqi se sa në Kosovë. Atje kanë bler banesa, kanë vila nëpër pushimoret Turke...Në një intervistë një gazetar Turk deputetes M. Shinik ka bër edhe këtë pyetje. Ju shpesh qëndroni në Kosovë, si e vlersoni pozitën e Turqëve atje?
Si është e mundër që askush nuk mirret me këta persona që bëjnë dëme Kosovës dhe qytetarëve të saj. Pse heshtin, Hashim Thaqi, Bajram Rexhepi, Jakup Krasniqi, organet e hetuesisë, medijat etj?.

Prizrenasi16.09.2012/11:47

A ta bajm nje test e DNAse e ta shofim sa turq ka ne Kosove...

Shqiptari nga Stambolli16.09.2012/11:29

E nderuara Termkolli ju qenki e pa informuar ,ju nuk mundeni ti ja ndaloni nenshtetsin nje populli i cili ka jetuar ne kosove qofshin ato Turq ose Shqiptare e drejta e tyre esht te zqgjedhin vendin se ku jetojn ,ne ket menyr ty po e tregon navitetin tuj qe nuk ke njohuri per shqiptaret ne Turqi ,as kush nuk esht shperngul ne turqi per qef sikurse ato te diaspores ne Evrop edhe ato nuk jan shperngul per qef mendoni qe ne nuk kemi drejt te jetojm ne vendin e GJyshit tone ,apo mos mendon te i kthejsh serbet ne kosove e nderuar zonnj Kosova esh edhe e jona dashtet apo anuk dashtet ju sepse posedojm dukumente te mjaftushme qe jemi nga keto trojet,per kundrazi e vlersoj punen e minstrit Jaxhillar aj ja dojka te miren kosoves dhe dasht zoti nje dit te kthehen te gjith ne Kosove pershendetje nga Stambolli

Seri AL 16.09.2012/11:01

kjo zoja po don me u kthy ne zonen politike me sancasione. Por Trathtine qe e ka berr nuk mundet me e la as oqeani e le mo uji i batllaves. Znj. Termkolli, eshte e vertet qe jane ardhur njerzit nga Turqija, por ara jane shumica studenta qe jane duke e studijuar, e per pjesen tjeter ma merr mendja dhe mundemi lirisht me thonen qe jane shtetas te RKS. Sepse per kunderten nuk kishin mundur te regjistrohen. Pra kjo eshte akuze e rend, nese keni fakti mos u merrni me deklarata por ankohuni ne gjykate, nese mundeni me deshmu se jane regjistru njerz qe nuk kane dokumenta perkatse te RKS ate herr e keni aritur qelimin. Por nese nuk mundeni me deshmu mundeni per se dyten herr me deshtu ne skemen politike.

luna16.09.2012/10:47

Valla Emir kontrolloje busullen tende ti, se ata nuk jane kthyer per tu regjistruar si shqiptar por si turq.

Hysniu16.09.2012/10:38

Kjo nuk është asgjë,të mos befasohemi nëse në një të afërme jo të largët shkon në Prizren dhe i drejtohesh dikujt në Shqip e ai ta kthen përgjigjejen në Turqishte Prizrenase,këtu janë vet Shqipëtarët e Prizrenit fajtor.

sedat16.09.2012/10:29

pe zame se i paska pru!!!ani qka????kjo ska lidhje me politiken globale,si duket nuk pe njeh!!!!!!ALEAT ME TE FORTE NUK KI SOD!!!

Egzoni16.09.2012/10:16

Shume mire te lumte. Ne Turqit i kemi pas armiq 500 vjet , dhe kurre miqe nuk munde ti bejme. Dhe keta ne Kosove nuk jan Turq por jan tradhtar te kombit Shqiptar qe gjate pushtimit Turk jan asimiluar per interesa te tyre ekonomike e personale, Turp per ta!

istogasi16.09.2012/09:59

Te lumte per denoncimin! Por nuk e ke vendin aty ku aktualisht je! Si mund te jesh pjese e AAK? Pse? Kthehu aty ku ke qene dhe kontribo ne forcimin e LDK qofte edhe si anetare e thjeshte e Partise. Ju te LDK duhet ta kuptoni se nuk mund te jeni gjithmone Ministra, dhe kur shkarkoheni, nuk duhet menjihere te ... poni ne partite tjera!

emir bajrami16.09.2012/09:15

Ish ministrja si kur i ka hup busulla e sjelljeve ,ata nuk jan Turqe nga Anadollia po jan Ish shtetas te kosoves qe kan plotsishte te drejte te kthehen e te regjistrohen ne KS si banor sepse shumica kan lindure ose kan prinder nga Ks , e kur ata jan larguar si duket Fam. termkolli ka jetuar ne shpellen e Gadimes , ose me mire te ,,kthehen,, Serbet se ,,Kasabalit,,e KS ,
turp te kesh ,

1000  Karaktere
Prishtinė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 18°CI kthjellėt
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell