BQK fuqizon bashkëpunimin me Agjencionin e Mbikëqyrjes së Sigurimeve të Sllovenisë

Artikujt tjerė
- BQK fuqizon bashkëpunimin me Agjencionin e Mbikëqyrjes së Sigurimeve të Sllovenisë
- U zbulua shtatorja e Rexhep Bislimi
- Më 14 e 15 shtator konferencë dyditore ndërkombëtare për vetëqeverisje lokale
- Reichel: Rritet drita në fund të tunelit për liberalizimin e vizave
- Kundër privatizimit të PTK-së e distribucionit të KEK-ut 50 mijë nënshkrime
- Gratë deputete kërkojnë nga gratë e Amerikës Latine të lobojnë për Kosovën
- Marrëveshje përbashkëpunim policor Kosovë-Bullgari
- PE: EULEKS-i të veproj në gjithë Kosovën
- Zgjedhjet në PDK deri në dhjetor, por një anëtar e shumë vota
- Gjykata thotë imuniteti i Bukoshit s vlen
Prishtinë, 13 shtator - Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në fushën e mbikëqyrjes së kompanive të sigurimeve, guvernatori BQK-së, Gani Gërguri dhe drejtori i Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve të Sllovenisë, Sergej Simoniti, kanë nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimit për bashkëpunim.
Korniza e përgjithshme e kësaj Marrëveshje bazohet në parimet bazë të sigurimeve për mbikëqyrje efektive të sigurimeve të miratuara nga ana e Asociacionit Ndërkombëtar të Mbikëqyrësve të Sigurimeve.
Kjo Marrëveshje kryesisht adreson çështjen e këmbimit të informacionit midis dy rregullatorëve me fokus në bashkëpunimin reciprok në fushën e licencimit të kompanive të sigurimeve, auditimit dhe ekzaminimit të tyre si dhe njoftimit mbi ndryshimet ligjore dhe rregullative në të dyja vendet. Theks i veçantë i është dhënë bashkëpunimit në fushën e mbikëqyrjes së vazhdueshme dhe masave përmirësuese për kompanitë e sigurimeve me qëllim që të sigurohet në vazhdimësi stabiliteti dhe qendrueshmëria e kompanive të sigurimeve. Palët nënshkruese janë pajtuar që të mbajnë takime të rregullta lidhur me mbikëqyrjen prudenciale të sigurimeve të ndërmarrë në të dyja vendet, ndërsa në baza vjetore do të shqyrtojnë zhvillimet e sistemeve të tyre rregullative dhe mbikëqyrëse.
Aktualisht në tregun e sigurimeve të Kosovës operojnë dy kompani të sigurimeve nga Sllovenia Illyriash.a. dhe Illyria Lifesh.a.








