• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Arrestohet një serb i dyshuar për masakrat e Qyshkut e të Lubeniqit

Publikuar: 13.09.2012 - 09:16

Beograd, 13 shtatror   - Ndaj ish-pjesëtarit të formacionit paramilitar “Shakalli” (“Çakejt) Dejan Bullatoviq. i quajtur Bulla (4) nga Peja, Prokuroria për krime të luftës ka bërë kërkesën për zbatimin e hetimeve për shkak të dyshimit se ka marrë pjesë në krimet e luftës mbi civilët në fshatin Qyshk dhe Lubeniq të Pejës, në prill dhe maj të vitit 1999, transmeton Qik-u njoftimin.

Sipas burimeve të gazetës “Danas”, Bullatoviq aktualisht gjendet në paraburgim , ndërsa gjykatësi hetues i Gjykatës së Lartë në Beograd i ka caktuar masën e mbajtjes prej 30 ditësh.

Bullatoviq ngarkohet se si pjesëtar i njësisë me të cilën ka komanduar i ndjeri Nebojsha Miniq, “ka kryer sulm të armatosur kundër popullsisë civile të fshatit Lubeniq dhe Qyshk dhe me atë rast ka kryer vrasje individuale dhe grupore të civilëve, ka ushtruar metodat e frikësimit dhe terrorit duke shkatërruar dhe djegur shtëpitë, objektet përcjellëse dhe ka detyruar shpërnguljen e popullsisë civile nga këto fshatra”.

Sipas burimit të gazetës, Bullatoviq ngarkohet se më 1 prill të vitit 1999 në fshatin Lubeniq me Milojko Popoviqin dhe Sinisha Mishiqin ka pushkatuar 53 burra afër xhamisë, ndërsa 12 persona marrin plagë, në mënyrë që pastaj me pjesëtarët e tjerë të njësisë të detyrojë banorët tjerë të braktisin fshatin.

Në fshatin Qyshk më 14 maj të vitit 1999, në orët e paradites Bullatoviq dyshohet se në pjesën e fshatit ku ishin tubuar banorët, ka ndarë dhe ka vrarë tre civilë. Diçka më vonë, ”bashkë me Sreqko Popoviqin dhe Zoran Obradoviqin ndan grupin prej 10 civilëve dhe pastaj hap zjarr nga pushkomitrolozi” dhe vret të gjithë , përveç njërit, i cili i plagosur në të dy këmbët, ikën.

 

Komente (1)

Viti13.09.2012/09:23

Nuk pe di sa dite do ta mbajne ne burg, dhe kur do ta lirojne per 'mungese provash'!!!

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 20°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell