• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Takimi fshehtë PDK-AAK?

Publikuar: 12.09.2012 - 18:08

Pejë, 12 shtator – Dy zyrtarë të lartë të PDK-së dhe AAK-së, Hashim Thaçi e Hajredin Kuçi, dhe dy zyrtarë të AAK-së, Blerim Shala e Daut Haradinaj janë takuar mbrëmë në Pejë, kanë bërë të ditur burime të besueshme të KosovaTimes.Takimi mes zyrtarëve të dy partive ka ndodhur pas manifestimit që ishte organizuar për ndarjen çmimit “Hasan Prishtina” për ish-ndërmjetësin amerikan në bisedimet Kosovë-Serbi, ambasadorin Frank Wisner.

Pas manifestimit dhe darkës së përbashkët, katër zyrtarët e lartë të dy partive janë takuar në një vend tjetër, por ende nuk dihet qëllimi i takimit dhe bisedat që ata kanë pasur.

“Takimi mes tyre ka ndodhur pas relaksimit të raporteve mes këtyre dy partive dhe spekulimeve të shumta se AAK do t’i bashkohet Qeverisë së Hashim Thaçit”, ka thënë burimi, sipas të cilit në këtë takim është biseduar edhe për çështjet kryesore me të cilat përballet Kosova pas përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë.

 

Komente (11)

I.PRISHTINA13.09.2012/13:16

kta trima do ju kisha len,ndonji meq,me kliqkovin ose ndonji bokser tjeter,sepse politika me duket don KOKE.siq ishte i ndjeri z.I.RUGOVA.

melot voci13.09.2012/12:30

me pa ngu me vakt ramushin tash as nje shka se kishe ne mitrovic po ti zotri albert fylli te kje kon ne gjum deri tashe

Tarras Bulba Drenice13.09.2012/10:29

I respektoj ca komente te ca komentusve kur ben fjale per Qeverisjen e dhe koulacionin ne mes Partis se Tnaçit dhe Partise se Ramushit.U bashkangjitem komentuesve@Alberti,Xhema diaspor,Bera Frankfurt,dhe rexhep Bruksel,te cilet me komentet e tyre dhan per te kuptuar se lojrat politikte te "Thaçit dhe te Ramushit" kane marre fund.E vertete,ç'po kerkojne zoterinjte,deri kure keta te ... jne e te kthjellin?A thua me te vertet nuk paska njerez tjer me te shkolluar se keta.Po me duket se edhe populli jane trullosur me fjalet e tyre te bukura dhe me enderrat e tyre ne skene.Kane bere luften aq sa kane ditur e kane mundur,me probleme e me paradokse te ndryshme,me gabime e mbase edhe te pafalshme.Poashtu ato gabime te tyre uperseriten shumica dermuese edhe ne liri.Dhe akoma sot eshte duke qarkulluar gabimi dhe verejtjet ndeshkues ne mesin e udheheqesise se tyre,dhe gabimet e tyre esht duke i paguar popullata e pafajshme,gjinish te dryshme,jane duke i paguar luftetaret e paster,kalamajt e shkrete dhe rinija shkollore.Deri kur s'po di.Pasurimi i tyre ne kurriz te popullit nje dite do tu kthehen bumrang.Besoj se nuk do shkoje gjithmone kungulli mbi uji.Por,po shtyhet procedura e lirise dhe kthjeltesise se Kosoves.Deri kur e varfer,deri kur e mavijosur,deri kur e pushtuar,e tkurrur dhe plote probleme?Zoti i kthjelte punet tona,se njerezit te pa njerez jane dalur nga skena qe nga lufta e tehu.C'prej vitit 1974 e kendej Universiteti yne ka krijuar njerez te medhenj e te ditur,ndonese edhe me te ditur e me te ngritur se sa Evropianet.Ka figura te medha,te cilet mbrojne dhe mbajn vendin e dyte ne Evrope dhe vendin e tret ne bote,e neve i ushqejme analfabete me mrekulli jetese.Me falni.!

Dukagjini13.09.2012/10:18

A mund te i thojm kesaj darke "darka e gbuar " e Ismail Kadares , apo "darka e lames" e Ibrahim Rugoves...

rexhepbruksel13.09.2012/09:41

po tè ishte pèr tè miren e vendit kèta nuk do tè takoheshin nè mynyrè tinxare.kur janè zgjedhjet aty dalin hapur e kèrkojnè voten,kurse kur tè marrin kètè votè nè mynyrè dinake marrin vendime kunder kètij populli sepse pèr tè shpètuar veten kèta do tè marrin vendime kunder interesave tè shtetit njèrèz pa fije morali janè kèta,kanè plaqkitur vendin janè tè hetuar dhe pèr tè shpètuar ...... e vet tani grumbullohen pèr ta shitur njè pjesè tè vendit ZOTI DHE POPULLI janè tè mèdhenjè le ta dinè kèta.

ldkja13.09.2012/08:09

Ku eshte ai daut trimi i cili deri dje thojke qe nuk bejme koalicion me Thaqin kryeminister.

Gazi12.09.2012/22:56

Banditet ne darke bashke...?!

beratifranfurt12.09.2012/22:24

Na ka pas qe edhe zotri haradinaj ne qeveri por as ky nuk beri as gje per veriun.
Tash nuk osht koha ma as e hashimi e as e ramushit
Keta te dyt e kan kry misionin ne luft e sa i perket politikes as njeri nuk kan kapacitete per bisedime.
keshtu qe ka KS njerz shum ma te zot per ka intelegjenca e me i udhheq bisedimet.
nuk e kuptoj pse veq keta dy persona tanaheret behen pjes e lojes kur te lypet puna per diqka.

xhema diaspor12.09.2012/21:25

takim i ... eve po per shqiptar jo,qeshtja kosoves edht dasht te harrohet deri tash po hajduqt po e neglizhojn,dhe sdot nalen hiq sa ti durojn populli skan me nal kurr,se jan horra.

alberti12.09.2012/21:17

se kur ke ramushi mitrovica ishte e bashkume apo. leni keto dokrra duke e barte nje proces te tane ne individe e duke kriju spidermena e supermena. kam qene ushtar i UCKse edhe e di kaqikun e secilit. pa nje vullnet dhe perkushtim insitucional nuk ka kthese ne ate pjese te vendi e as ne pjesen tjeter. Hashimat e Ramushat i kemi pa dhe ende po i vujme gabimet e gjynahet e tyre. sa per rambon respekt per lufte e turp per paqe. gjyqi ndaj tij asht i padrejte e ishalla del sa ma shpejt i lire por me udheheq kosoven flm. boll na kan nimu ja kan kajt nanen ketij vendi sa disa eshte e ditur se i pret dubrava disa qe edhe jane shume afer me rambon edhe politkisht edhe familjarisht.

melot voci12.09.2012/19:10

pa RAMUSH TRIMIN SKA ZGJIDHJE TE MITROVICESE

1000  Karaktere
Prishtinë 22°CI kthjellët
Tiranë 22°CI kthjellët
Shkup 23°CI kthjellët
Prishtinë32°CMe diell
Tiranë34°CMe diell
Shkup36°CMe diell