• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Si aterroi Avni Spahiu në Turqi e jo në Hagë

Publikuar: 09.09.2012 - 21:19

Prishtinë, 9 shtator - Ish-ambasadori i Kosovës në Washington, Avni Spahiu, i emëruar së fundi ambasador i Kosovës në Ankara të Turqisë, ishte paraparë të vazhdojë misionin diplomatik në Holandë. Për këtë madje presidentja Jahjaga e kishte nënshkruar edhe dekretin, kurse Ministria e Jashtme e kishte bërë gati notën verbale, me anë të së cilës kërkohej miratimi i propozimit nga autoritetet holandeze. 

Por, pavarësisht nënshkrimit të dekretit nga presidentja, Avni Spahiu nuk u bë  ambasador i Kosovës në Holandë. Për këtë rrakatë KTV-ja ka  kërkuar shpjegime nga Presidenca, e cila rekomandoi që një gjë e tillë të kërkohet nga Ministria e Jashtme. Por, të njëjtën gjë e ka bërë edhe Ministria e Jashtme, duke thënë se për këtë çështje duhet biseduar me Presidencën.

Pas gjithë kësaj mbetet për të dyshuar nëse Spahiu është refuzuar nga autoritetet holandeze dhe pastaj është sistemuar në Turqi, apo është diçka tjetër në pyetje.

Komente (1)

Zehil Zagreb Evropa Dukagjin10.09.2012/08:42

Njeru i mire dhe kapacitet si Z.Avni Spahisu,do te vuajne me shume se ata qe merren me propaganda antievropiane,apo anti Kosovare.Ish Ambasadori i shkelqyre ne ShBAs Avni Spahiu ishte eshte dhe do te jete njeri i te gjitha ngjyrerave ,i te gjitha Meridianeve,i te gjitha Kontinenteve.Mirepo,megjithate i miri peson gjthemon nga fara e zeze politike ,nga antidemokratet e perbetuar.Zoti te dhashte jete te gjate o Z.Avni Spahiu.Paq uratene e Perendise.Lum Kombi shqitare qe te ka....!

1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu