VV: Mërgata në Zvicër, faktor i rëndësishëm

Artikujt tjerė
- Si aterroi Avni Spahiu në Turqi e jo në Hagë
- VV: Mërgata në Zvicër, faktor i rëndësishëm
- Kurti i shkruan edhe Ahtisaarit: Plani, pengesë për Kosovën
- Serbia pohon se ka dëshmitar për trafikim organesh në Kosovë
- Ndërrimi i kodit telefonik të Kosovës shqetëson Serbinë
- Festivali i Rrushit shpall 4 vreshtarë dhe 3 perimtarë të vitit
- FOL: Qeveria gënjeu për rritje ekonomike
- Zjarr i madh në veri
- Komunat serbe të (pa) suksesshme
- Korenica: Letërkëmbimi Jahjaga-Ashton nuk është marrëveshje ndërkombëtare
Lugano, 9 shtator - Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar nga autoritetet zvicerane që të trajtojnë në mënyrën e duhur mërgatën shqiptare që jeton në këtë shtet. Vetëvendosje konsideron se mërgata shqiptare në Zvicër është një faktor i rëndësishëm i shoqërisë zvicerane dhe si e tillë duhet të integrohet edhe politikisht. Këto komente përfaqësuesit e VV-së, i kanë paraqitur gjatë takimeve që kanë zhvilluar në kuadër të Kongresit të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës, që u mbajt në Lugano.
Me ftesën e kreut të kësaj partie, Peter Hug, në konferencë kanë marrë pjesë, kryetar i VV-së, Albin Kurti, sekretari për marrëdhënie me jashtë, Xhelal Sveçla dhe Faton Topalli, drejtues i Komitetit për Mbrojtje Sociale, transmeton Albinfo.
Temë bosht në këtë Kongres, siç thuhet në një kumtesë të Vetëvendosjes, ishte demokratizimi i ekonomisë dhe emigrantët e pozita e tyre në Zvicër.
Përfaqësuesit e këtij subjekti zhvilluan takime të shumta individuale e grupore me politikanët e zyrtarët nikoqirë, duke qenë të përqendruar kryesisht në përmirësimin e pozitës së mërgatës shqiptare në këtë shtet.
Theks i veçantë iu dha nevojës që mërgata shqiptare politikisht të integrohet duke qenë pjesë e organizatave studentore, sindikatave të punëtorëve, forumeve të ndryshme, partive dhe institucioneve të Zvicrës dhe kështu të faktorizohet, qoftë duke zgjedhur apo edhe duke u zgjedhur, thuhet në komunikatë.
Përfaqësuesit e VV-së shpalosën qëndrimin se të drejtat e migracionit të vjetër, por edhe atij të riut duhet të garantohen dhe të ngrihen.
Vërejtjes së dy zyrtarëve zviceranë për keqpërdorime të sigurimeve sociale të individëve, përfaqësuesit e VV-së iu përgjigjën duke thënë se kjo çështje kërkon qasje individuale e jo dënim diskriminim grupor dhe në masë.





